Author: tirana

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 124 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos. Gjatë 24 orëve të fundit janë…

Read More

Gjatë kontrollit për gjetjen e thikës në lumin Shkumbin të përdorur për vrasjen e Regis Runajt, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy armë zjarri, pistoleta të hedhura në lumë. Armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Read More

Familjarë të shqetësuar për fatin e të afërmve të prekur me koronavirus, me shishe uji në duar, ushqim apo pak sende personale, janë pamje të trishta që të ofrojnë përditë oborrët e spitalit Covid-1 dhe Covid-2. Mjeku Pëllumb Pipero, i cili pak ditë më parë u përball vetë me një situatë të tillë pranon se ka vend për përmirësim sa i takon informimit të qytetarëve. Pëllumb Pipero: Informacioni duhet të jetë i zyrtarizuar, të lidhet me fasha oraresh, ka vend për përmirësim, por informacion ka dhe kjo nuk diskutohet. Pasi të gjithë kanë mundësi të komunikojnë me telefona celular. Mungesë…

Read More

Horoskopi sipas, Paolo Fox, për Ditën e diel 9 gusht 2020, për të gjitha shenjat. Dashi Sipas Paolo Fox, të dielën mund të ndjeheni shumë të shqetësuar, apo të emocionuar. Duhet pak impulsion në jetë, sepse kjo ju ndihmon të lini zhgënjimet për të arritur qëllimet tuaja. Sidoqoftë, impenjimet e tepërta, mund të përfundojë duke u shndërruar në provokim, në agresion që në një afat të gjatë përkeqëson marrëdhënien tuaja në çift. Në ditët në vijim do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm, veçanërisht nëse ju duhet të perceptoni partnerin tuaj të largët. Demi Të dielën do ta keni…

Read More

Dozat e para të vaksinës së prodhuar në Itali kanë mbërritur në institutin ”Spallanzani” dhe nga 24 gushti ne jemi gati për eksperimentet te njerëzit, u njoftua nga këshilltari i Shëndetit i rajonit të Lazios, Alessio D’Amato. “Spallanzani’ po përfundon kërkimin për vullnetarë për eksperimentin”, shton ai. ”Vaksina ka kaluar tashmë testet paraklinike të kryera si ‘in vitro’ ashtu edhe ‘in vivo’ te kafshët, që kanë nxjerrë në pah përgjigjen e fortë imune të shkaktuar nga vaksina dhe profilin e mirë të sigurisë”, theksoi D’Amato. Sipas asaj që është mësuar ditët e fundit, ka mbërritur edhe miratimi nga Komiteti Kombëtar…

Read More

Ura e Vashës, pjesë e Rrugës së Arbrit, e cila është edhe ura më e lartë në rajon, është ndërtuar me standardet më të mira të sigurisë. Kyetari i Partisë Socialiste në Burrel, Hasan Pasha publikoi një foto ku shihen kamionë të tonazhit të rëndë duke lëvizur në Urën e Vashës. “Për skeptikët: Mbi Urën e Vashës, (pjesë e Rrugës së Arbërit), lëvizën 10 kamionë të tonazhit lartë, njëri pas tjetrit, duke testuar kështu cilësinë e urës më të veçantë në vend”, deklaron ai. Rruga e Arbrit do të ketë gjithsej 6 ura, por ajo më e madhja e më…

Read More

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka liruar nga detyra Meçollarin, me këtë të fundit që e pranoi lirimin nga detyra, por deklaroi se nuk e kishte dhënë ai miratimin për festën..Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së. “Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më…

Read More

Instruktori i njohur i karatesë, Murat Basha, i cili njihet edhe për aktivizmin e tij politik pro legalitetit, ka lajmëruar miqtë dhe dashamirësit e tij se pas infektimit me Covid më datën 22 korrik dhe shtrimit në spital, ditën e sotme është rikthyer në shtëpi. Basha tha se gjëndja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm. Ai thotë se reziku tashmë ka kaluar. Në fund të prononcimit të tij instruktori i karatasë thekson se virusi nuk është shaka dhe këshillon të gjithë që të bëjnë kujdes me masat, për të mos u infektuar. “Nga dt 22 Korrik, në betejë me Covid.…

Read More

Një avion i Air India Express ka dalë nga pista dhe është ndarë në dysh. Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar Calicut, sipas CNN News 18. Sipas raportimeve më të fundit të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Fluturimi Boeing-737 nga Dubai kishte në bord Indianët të cilët u bllokuan jashtë shtetit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në një deklaratë zyrtare, Drejtoria e Aviacionit Civil tha se kishte 190 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, mes tyre ishin edhe 10 foshnje, shkruan Reuters.

Read More

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Mons. George Frendo i bën apel shtetit për masa më të forta për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi. Imzot Frendo thotë se kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet, ndërsa tani kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit. Ai pyet se çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit dhe citon eprorin gjeneral të jezuitëve se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore…

Read More