“Një polic libanez u vra në përleshjet me demonstruesit në Bejrutin qendror pasditen e sotme”, -tha një zëdhënës i policisë. Protestat kundër qeverisë në pushtet kanë lënë gjithashtu më shumë se 100 njerëz të plagosur dhe dhjetra të shtruar në spital. Efektivi i policisë ndërroi jetë pasi ra nga një ndërtesë aty pranë, teksa po ndiqej nga protestuesit. Ndërkohë po trajtohen 117 persona që kanë marrë lëndime gjatë protestës. Qytetarët libanezë janë të zemëruar me qeverinë aktuale dhe e fajësojnë atë drejtpërdrejt si shkaktare të tragjedisë që i ka marrë jetën të paktën 158 personave, ndërsa qindra mijëra të tjerë…
Author: tirana
Në një kohë që të gjithë i kanë varë shpresat te vaksina anti covid, eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, paralajmëron se vaksina Covid-19 mund të jetë vetëm pjesërisht efektive. “Ne nuk dimë ende se cili është efikasiteti. Ne nuk e dimë nëse do të jetë 50% ose 60%. Unë do të doja të ishte 75% ose më shumë, por shanset për të qenë 98% efektive nuk janë të mëdha, që do të thotë që nuk duhet të braktisni kurrë qasjen e shëndetit publik.” Sipas tij shtetet, por edhe qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë masat e shëndetit…
Andrea Pirlo është trajneri i ri i skuadrës së Juventusit. Pak orë pasi Mauricio Sarri u shkarkua nga stoli i bardhezinjve, ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se ish-mesfushori italian do të ishte ai që do të drejtonte ekipin. Sipas njoftimit të klubit, Pirlo do të merrte këtë detyrë edhe pse ishte emëruar te U23 vetëm 10 ditë më parë. Klubi theksoi se Pirlo kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe se ekzistonte besimi se kishte gjithçka që duhej për të synuar trofe me Juventusin. “Do të jetë Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit. 41 vjeç,…
Virusi Corona ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë jetën e miliona njerëzve kudo nëpër botë. Ndërkohë që kanë vdekur më shumë se 700 mijë njerëz që prej fillimit të pandemisë, ekspertët e shëndetësisë kanë bërë me dije se janë shtuar simptoma të reja të Covid-19. Bëhet fjalë për lemzën. Mësohet se një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte shfaqur simptoma të tjera, por ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3 gradë. Ndërkohë pas një skanimi në në mushkëri u pa që luftonte me një sëmundje. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u…
Videot e shpërthimit të fuqishëm në Beirut kanë qarkulluar në platforma të ndryshme të mediave sociale, ndërsa versionet e pamjeve ndryshojnë. Teksa hetimet vazhdojnë, një nga pretendimet e shumta është se ishte një sulm me raketë. Ndërsa deri më tani versioni zyrtar është aksidenti në depon me 2 700 ton nitrat amoni. Megjithatë, videot që u publikuan fillimisht në rrjetet sociale ishin nga dëshmitarë okularë në kryeqytetin libanez, të cilët përjetuan shpërthimin tragjik. Ndërsa më vonë, qarkulluan të tjera pamje, ku pretendohej se në video dallohej një objekt i ngjashëm me një raketë. Mediat e huaja shkruajnë se nga pamjet…
Në Rusi mund të ketë aktualisht deri në 40 qytete të mbyllura, ku jetojnë rreth 1.5 milionë banorë. Qytetet e mbyllura, janë pjesë e trashëgimisë sovjetike. Kur Bashkimi Sovjetik aspironte të rivalizonte ushtarakisht SHBA-në, në vendin komunist u ngritën shumë qytete të mbyllura. Aty u zhvilluan kërkime, u zhvilluan armë dhe teknologji sekrete ushtarake. Këto qytete nuk figuronin në harta, dhe ekzistenca e tyre u mbajt sekret si ndaj qytetarëve të tjerë sovjetikë, ashtu edhe të huajve. Banorët e tyre punonin në fabrika sekrete, dhe asnjeri nuk mund të dilte apo hynte në këto qytete sekrete pa një leje të…
Një 32-vjeçar është plagosur në vendin e punës. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore i A. K., 32 vjeç, banues në Korçë. 32-vjeçari është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç. Policia njofton se ai është nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Njoftimi i policisë: Tepelenë/ Informacion paraprak. Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas është…
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero deklaroi se situata si pasojë e pandemisë është shqetësuese në Shqipëri. Pipero theksoi se kapacitetet spitalore janë thuajse të ezauruara dhe se do hapet së shpejti spitali Covid-3 ndërsa në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4. “Aktualisht, kapacitetet e tanishme janë pothuajse të ezauruara, kështu që spitali Covid-3 po bëhet gati të hapet. Besoj se do hapet këtë javë që vjen. Në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4, por unë kam pasur dhe kam mendimin se të gjitha strukturat spitalore rajonale duhet të jenë gati në shtator sepse fundi i vjeshtës do të shoqërohet dhe me…
Në verë të gjithë kalojmë më shumë kohë jashtë, sidomos mbrëmjeve. Kjo na bën të ekspozuar ndaj pickimive të mushkonjave të cilat na shkaktojnë kruarje, bezdi, puçrra. Çfarë mund të bëjmë për t’i mbajtur sa më larg trupit tonë këto ‘zanzare të këqija’? Përdorni vaj menteje Vaji i mentes është po aq efikas sa spray-t në luftën kundër mushkonjave. Nëse vaji që ju keni është esencial, hollojeni në pak vaj ulliri për të evituar skuqjet e lëkurës. Gjithashtu mund ta kombinoni edhe me aroma të tjera, si limoni. Mbani një ventilator afër Nëse po hani darkë jashtë dhe mushkonjat nuk…
Endri Fuga, këshilltari i komunikimit të Kryeministrit Edi Rama dhe njeriu që drejton strategjinë mediatike të qeverisë aktuale ka marrë një post të ri. Fuga është bërë tashmë korodinator kombëtar i kryetarit të OSBE-së, që këtë vit është po kryeministri Edi Rama.
Që kur ai u bë pjesë e ekranit fillimisht në emisionin “Aldo Morning Show”, Hermes Nikajn të gjithë e njohën me pseudonimin ‘Zogu i Tiranës”. Por, realisht kjo nofkë nuk lidhet aspak me origjinën e tij, pasi Hermesi nuk është nga Tirana. Gjatë debati me moderatoren e Ora News, Hermesi për të vërtetuar se nuk është nga Tirana telefonoi ‘live’ tezen e tij. “Ne nuk kemi lidhje me Malësinë. Nga ana e mamit, Hermesi është nga Korça, ndërsa nga babai ai është nga Lushnja. Kanë ardhur këtu të jetojnë prej vitesh. Kanë 60 vjet në Tiranë, por origjinën e kanë…
Një shqiptar është konfliktuar me grushte me një tjetër emigrant në Itali. Ngjarja ka ndodhur në parkingun e një pallati në vendin fqinj. Fillimisht është shqiptari ai që i afrohet emigrantit dhe e ofendon, duke i kërkuar llogari se përse bën zhurmë natën. “Përse nuk më le të fle?…eee…përse bën zhurmë natën morë të q*** r***. Përse po të them?”- dëgjohet të thotë shqiptari. “Çfarë, më fal…”- i thotë emigranti, por shqiptari fillon ta godasë sërish. “Ore b*** të q***,”– fillon të ulërasë shqiptari duke e goditur por në atë moment personi tjetër nuk përmbahet. Ai fillon ta qëllojë shqiptarin…