Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Djemtë vranë taksistin për nder, flet Haki Shera: S’dija që gruaja më tradhëtonte, kishte detyrat e shtëpisë, por tashmë t’i japë drejtim….

16:41 / August 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Haki Shera dy djemtë dhe taksisti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Haki Shera, babai i dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera, të cilët akuzohen se ekzekutuan me breshëri kallashnikovi taksistin 71-vjeçar, me të cilin nëna e tyre kishte një lidhje jashtëmartesore ka folur pak ditë pas ngjarjes.

Në një intervistë për News24 nga Gjykata e Tiranës, burri tashmë në pension rrëfen se ka punuar në ndërtim bashkë me djemtë për të siguruar bukën e gojës, por ata asnjëherë nuk i shprehën shqetësim për çfarë po ndodhte në familjen e tyre. Edhe pse pranon se njëri nga djemtë, Saimiri ishte shumë i shqetësuar kohët e fundit, dhe se sipas tij, zgjodhi të largohej nga shtëpia dhe të jetonte në një fshat tjetër.

Për bashkëshorten e tij, Haki Shera thotë se ende nuk ka marrë asnjë vendim. Ai mohon të kishte dijeni, që e shoqja, kishte një lidhje jashtëmartesore me taksistin, por nëse kjo ka ndodhur familja e viktimës sipas tij i ka borxh ‘nderin e gruas’, ndërsa e shoqja të zgjedhë vetë një rrugë.  65-vjeçari pranon se e njihte viktimën Abdulla Budlla, madje ishte vetë ai që e punësoi vite më parë, si taksist të besuar të familjes.

Intervista

Pse keni mbërritur sot në Gjykatë?
Unë kam ardhur në gjykatë për t’u interesuar për çunat. Saimir Shera dhe Arsil Shera.

Çfarë ka ndodhur më këta?
Se si ka ndodhur kjo e kam marrë vesh me vonesë. Momentale ka qenë ajo vrasja ose ka qenë me paramendim se unë nuk i di si baba. Çdo gjë që mund të ketë ndodhur më mirë të pyetet ai që ka bërë vrasjen, çuni Saimir kurse Arsili është kot.

Sa fëmijë keni?
Unë kam 9 fëmijë, 5 çuna, 4 vajza. Jetoj në Zezë, Rinas.

Po bashkëshortja juaj ku jeton?
Në shtëpi.

Vijoni të jeni të martuar, nuk ka pasur divorc?
Jo nuk jemi divorcuar. Ajo ka detyrat e shtëpisë. Unë kam punët e mia, punoj ndërtim në gjithë rrethin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fitoi zgjedhjet në Serbi, Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve me Kosovën

19:17 / November 12, 2026

Europa i përgjigjet Rusisë: Siguria e kontinentit nuk mund të vendoset pa europianët në tryezën e negociatave

17:03 / November 12, 2026

Deri në 30% zbritje nga tatimi mbi fitimin për bizneset sponsorizuese, qeveria miraton projektligjin e ri

16:23 / November 12, 2026

Zgjedhjet vendore të 2027, PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë, afati i propozimeve deri më 30 nëntor

15:46 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.