Tayna është një prej emrave më të suksesshëm aktualisht në tregun e muzikës shqiptare, ndërsa ajo nuk ka ndalur koncertet as në kohë pandemie.
Këngëtarja gjatë ditës së djeshme ka performuar për fansat, të cilët po pushojnë në bregdetin tonë.
Në videot që janë publikuar në rrjete sociale, shihet një numër i madh i qytetarëve që ishin mbledhur për ta dëgjuar atë, pavarësisht pandemisë dhe ndalimit të të gjitha tubimeve publike në vendin tonë.