Gazetarja e njohur Alida Cenaj ka publikuar dy fotografi në Jug të vendit ku nuk pyetet fare për virusin e ri COVID-19.
Në profilin e saj në rrjetet sociale, Cenaj ka shkruar se aty është duke u mbajtur një festë ndërkohë që nuk dihet se ku janë inspektorët, kontrollorët dhe policia që lejojnë grumbullime të tilla.


