Në rrjetet sociale kanë qarkulluar shumë video nga momentet e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut të Libanit, që shkatërroi gjysmën e qyteti dhe shkaktoi me qindra viktima e mijëra të plagosur. Deri në këto momente raportohet për të paktën 135 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Anija që shkatërroi Bejrutin i përket një biznesmeni rus, autoritetet libaneze u paralajmëruan për rrezikun e kimikateveNjë video e re tregon një prift i cili është duke mbajtur meshën dhe në momentin e shpërthimit fillimisht fiket zjarri dhe dritat, ndërsa ai vijon ritualin. Pak sekonda më vonë tavani i kishës fillon të shembet,…
Author: tirana
Para nisjes së një sezoni të nxehtë politik, politikanët kanë shfrytëzuar këto ditë të para të gushtit për pushime. Deputeti Taulant Balla ka zgjedhur jugun për pushime ndërsa ka publikuar edhe një foto me mesazh politik brenda. Me kapele ushtarake dhe grep në dorë, Balla mban dhe peshkun duke e etiketuar “Peshku i Madh!” . Nga ana tjetër, Tahiri pas maleve të Tepelenës ka zbritur në Himarë. Ai ka publikuar foto dhe video nga moti i egërsuar, ku nuk kanë munguar dallgët dhe vetëtimat. / tirananews.al
Emigrantët shqiptarë që kanë vite që punojnë edhe jetojnë në Greqi mund të përfitojnë nënshtetësinë greke. Përkatësisht personat që nuk kanë leje qëndrimi ose kanë një leje qëndrimi të përkohshme nuk kanë të drejtë të aplikojnë për nënshtetësi helene. Gjithashtu, u humb e drejta e aplikimit për këtë të fundit edhe individëve që kanë marrë dënime me burg që janë më shumë se 6 muaj, për lloje të caktuara krimesh, ose dënime që janë më shumë se 1 vit për krime që janë kryer me dashje. Aplikimi Ndërkohë mund të aplikojnë për nënshtetësinë greke personat që kanë mbi 7 vite…
Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë për mënyrën më të sigurtë të mësimdhënies duke ndryshuar disa herë planet pas shtimit të rasteve me koronavirus në disa shtete. Me më pak se katër javë nga fillimi i vitit të ri akademik, situata e paqartë po rrit ankthin për studentët e huaj që ende nuk kanë ardhur. Disa udhëzime të reja të Agjencisë Federale të Imigracionit (ICE), dhe ngadalësimi i procedurës së vizave nga ambasadat amerikane e bëjnë situatën e tyre edhe më kaotike. Kolegia Rudina Dervishi bisedoi me tre studentë shqiptarë lidhur me sfidat me të cilat ata po…
Nëse po mendoni të blini një iPhone të ri në të ardhmen e afërt, është ndoshta më mirë ta rimendoni atë vendim. Apple zakonisht lëshon iPhone të ri në vjeshtë, që do të thotë se modeli i gjeneratës tjetër mund të jetë më pak se dy muaj larg. Nëse tashmë keni qenë duke planifikuar të shpenzoni rreth 1.000 dollarë për të rinovuar iPhone tuaj, do t’ju këshillohej më mirë të prisni derisa iPhone 12 të vijë në raftet e dyqaneve, sesa të investoni në një telefon që së shpejti mund të ndihet i vjetërsuar. IPhone i këtij viti pritet të…
Në plazhin e Velipojës, vrojtuesit kanë mundur të shpëtojnë nga mbytja një pushuese 23-vjeçare me inicialet A. J. nga Gjakova. Të kapur nga paniku për të shpëtuar familjaren e tyre, i vëllai dhe i fejuari i të rrezikuares, kanë hyrë për ta ndihmuar, por janë gjendur në vështirësi dhe më pas kanë rrezikuar të mbyten. Vrojtuesit Ardit Taflaj, Eglant Rexha dhe Elfat Hasani ia kanë dalë t’i nxjerrin të tre të rrezikuarit në breg, ku i kanë dhënë ndihmën e parë derisa ishin jashtë rrezikut për jetën. Të tre të rrezikuarit fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.
Vendi shënoi sot një shifër rekord infeksionesh të reja me koronavirus, 139, ndërsa Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke kërkuar shtimin e masave nga institucionet dhe qeveria. Me një shënim në facebook, Kreu i Shtetit shkruan se rritja e rasteve të reja shton “nevojën jetike” për angazhim të një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre. Meta i bën thirrje qeverisë për të shtuar buxhetin e sektorit të shëndetësisë, si dhe për “marrjen pa vonesa” të masave për shtimin e ambienteve të terapisë intensive. “Është tepër e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur ndodhemi në…
Dezinfektuesi i duarve nuk duhet lënë në makinë pasi shkakton dëme të mëdha. Në mediat e huaja po qarkullon fotografia e një dere automjeti që është djegur. Arsyeja e djegies mendohet të jetë dezinfektuesi që përmban alkool dhe në ditët e nxehta mund të shkaktojë zjarr. “Nëse e mbani në makinën tuaj gjatë motit të nxehtë, e ekspozoni ndaj diellit dhe mund të shkaktojë zjarr gjatë pirjes së duhanit në automjete. Përveç kësaj, nëse jeni duke shijuar një fundjavë dhe keni lënë dezinfektues në makinë, gjithçka mund të përfundojnë në fatkeqësi. Kështu që vlerësoni mundësitë dhe ruhuni nga zjarri”, paralajmëroi…
Nga Astrit Patozi/ Ata që ju thonë se keni vetëm dy mundësi, kur të vijnë zgjedhjet, ose të votoni Edi Ramën, ose Lulzim Bashën, janë edhe më të këqinj se këta të fundit, edhe pse mund të mos kenë gjë në dorë për të bërë dëm sa dy udhëheqësit e mëdhenj të popullit dhe të partisë.Sepse duan të rrënjosin edhe tek shqiptari i fundit bindjen se nuk kemi rrugë tjetër, por thjesht duhet ta pranojmë të nënshtruar zgjedhën e kryetarokracisë dhe se nuk ka asnjë shpresë se diçka mund të ndryshojë për mirë në këtë vend.Ndërkohë, që duhet të ketë…
Një studim në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se fëmijët që përjetojnë dhunë ose trauma duket se plaken më shpejt, duke kaluar pubertet më herët dhe duke treguar shenja më të mëdha të plakjes në qelizat e tyre. “Ekzistojnë gjithashtu implikime të qarta praktike për këto gjetje,” tha Dr. Katie McLaughlin, bashkëautore e studimit.McLaughlin dhe kolegët e saj përshkruajnë se si ata analizuan 54 studime duke parë ndikimin e dy formave të fatkeqësisë në fillimin e pubertetit dhe shënuesve të plakjes në qelizat. Në të dy rastet, rezultati zbulon se fëmijët që kishin përjetuar dhunë ose trauma, por jo privim,…
Mes shtatë rasteve të reja në Tropojë, janë edhe dy mjekë dhe një infermiere. Tre anëtarët e personelit mjekësor kishin shfaqur simptoma një ditë më parë. Ndërkohë vetëm sot, kanë marrë rezultatet e tamponit dhe pas lajmit se janë pozitiv me Covid-19, janë karantinuar. Gjithashtu, mësohet se ka nisur hetimi epidemiologjik për të afërmit dhe kontaktet që kanë pasur dy mjekët dhe infermierja.
“Mercedez-Benz”, “BMV” “AUDI” dhe “Range Rover”, janë markat e makinave më të lakmuara nga grabitësit në Tiranë. Çdo ditë në kryeqytet vidhet të paktën 1 makinë, ku në fokus janë mjetet e shtrenjta që shiten në treg të zi. Sipas të dhënave vetëm në 6 muaj në Tiranë janë vjedhur rreth 230 makina. Metoda e re e vjedhje, ajo me pult, ka bërë që para grabitësve të makinave, të dorëzohet edhe policia, ku zbulueshmëria është në nivele të ulëta. Sipas policisë autorët ndjekin një makinë luksoze për orë të tëra dhe në momentin kur pronari largohet nga mjeti, bllokojnë çelësin…