Author: tirana

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore. Ajo ka veti terapeutike dhe shëruese dhe siguron mbrojtje nga sëmundjet inflamatore, infeksionet bakteriale dhe problemet kardiovaskulare. Hudhra është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në trajtimin e problemeve të lëkurës si zbokthi, i cili është një problem i zakonshëm, që prek të rinjtë dhe të moshuarit në të gjithë globin. Zbokthi shkakton kruajtje dhe skuqje të lëkurës së kokës. Ai është gjithashtu përgjegjës për humbjen e flokëve dhe infeksionin e rëndë të lëkurës. Por sipas ekspertëve, hudhra është zgjidhja ideale për eleminimin e zbokthit. Mund të konsumoni çdo ditë hudhër ose…

Read More

Një pjesë e Unazës së Re në Tiranë, prej më shumë se një orë është pa energji elektrike. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, bëhet me dije se është dëmtuar rrjeti i energjisë nga një kompani private, e cila po punonte për ligjin e ujësjellësit. Më tej njoftohet se po punohet për normalizimin e situatës dhe grupet e punës ndodhen në terren.

Read More

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka kërkuar sërish nga qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19. Në një postim në mediat sociale, ministrja shprehet se të gjithë mund të kontribuojnë në kufizimin e përhapjes së virusit. Sipas saj qytetarët duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta dhe shmangin infektimin me COVID dhe ‘dhurimin’ tek qytetarë të tjerë. “🔴 Kontribuo në kufizimin e përhapjes së #COVID19 duke ndjekur këto rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja.

Read More

Romina Aliaj, këngëtare e muzikës popullore ka qenë e ftuar në “Ora Verore”, në një intervistë me gazetarin, Ronaldo Sharka. Si këngëtare e muzikës popullore, Ronaldo e pyeti Rominën për jetën personale, e ndërsa kjo e fundit i tha se është single, Ronaldo insistoi duke e pyetur nëse e ngacmojnë kur këndon nëpër dasma. “Më ka ndodhur me dhëndrin, është një tmerr! Më ndodhi që më shikonte dhëndri ditën e dasmës, nuk m’i ndante sytë dhe u ndjeva shumë keq, nusja e pa të gjithë situatën. Mundohesha të ktheja kurrizin, të këndoja nga nusja dhe njerëzit, situatë e sikletshme”- u…

Read More

Vendimi mbi procedurat, kriteret dhe rregullat për zbatimin e programit të nxitjes së punësimit të personave të dalë të papunë si pasojë e COVID-19, nga data 10 mars 2020 deri në datën 23 qershor 2020, hyri sot në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Nisur nga situata e krijuar prej COVID-19, qeveria rriti me 200 milionë lekë fondin e planifikuar për skemën e papunësisë. Programi do të zbatohet në përputhje me nevojat individuale të punëkërkuesit të papunë për t’u integruar në tregun e punës dhe me planin individual për punësimin e tyre. Punëkërkuesit me të drejtë përfitimi janë të gjithë…

Read More

Një shpërthim katastrofik ndodhi mbrëmjen e djeshme në Beirut, në Liban. Lëndët plasëse që shpërthyen në një depo në Bejrut, shkaktuan më shumë se 100 viktima dhe rreth 4,000 të plagosur. Pothuajse një pjesë e mirë e qytetit është shkatërruar. Por, përveç pamjeve tronditëse në rrjete sociale qarkullojnë edhe video që të mbushin me emocion. Një rrjetin social “Twitter” është publikuar një video ku shihet bashkimi i të zotit me qenin e tij, entuziast dhe i emocionuar pas gjithë asaj drame të përjetuar nga shpërthimi tragjik.

Read More

Trejsi Sejdini bëhet sërish objekt bisede e mediave rozë.Miss Universe Albania 2018 di si ta vendosë veten në qendër të vëmendjes dhe të marrë pëlqimin e fansave. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, kryesisht Instagram. Së fundmi bukuroshja ka publikuar një foto tepër sensuale ku shihet e shtrirë anës pishinës, me bikini rozë që i tregojnë format e kolme dhe trupin elegant, si ngjalë. Trejsi nuk ka zgjedhur të bëjë asnjë koment krahas fotos, por ka postuar vetëm një lule.

Read More

Ministria e Arsimit ka vendosur që viti i ri shkollor 2020-2021 do të nisë më 14 shtator. Por si do të zhvillohet mësimit? Deri më tani nuk ka një vendim të prerë, pasi zhvillimi i orëve të mësimit do të varet nga numri i të prekurve me koronavirus. Për këtë arsye deri më tani janë propozuar tre alternativa: zhvillimi i mësimit online, për këtë arsye në RTSH Shkollë, është duke bërë regjistrimin e të gjitha lëndëve. Por nëse numri i të prekurve me koronavirus ulet, mund të bëhet një alternim midis paraqitjes së nxënësve në shkolla dhe mësimit online. Deri…

Read More

residenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar sot 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë: Kështu Kreu i Shtetit ka dekretuar Ligjin nr. 96/2020 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, duke arumentuar se çdo nismë ligjore që synon realisht përafrimin e legjislacionit shqiptar në përgjithësi dhe atij në fushë e transportit ajror në veçanti, në përputhje me Acquis të Bashkimit Europian, mirëpritet nga Presidenti i Republikës. Për më tepër kur ndryshimet në legjislacionin e brendshëm synojnë të përmbushin një pjesë të detyrimeve të Marrëveshjes për Krijimin e Zonës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit Civil. “Shqipëria si shtet anëtar i…

Read More

Ky është horoskopi për ditën e enjte 6 gusht 2020. Dashi Nëse në raportin në çift ka pasur zënka dhe probleme, tashmë duhet bërë kujdes dhe duhet munduar që të ruhet qetësia. Nuk duhet të mbylleni në vete. Shpenzimet në këtë moment do të jenë të mëdha, ndaj tregohuni të matur. Demi Dashuria paraqitet mjaft mirë, ku hënën do e keni në anën tuaj. Mërkuri do të luajë me humorin tuaj dhe do ju bëjë të ndiheni të pasigurtë, duke shtuar lodhjen dhe nervozizmin. Në punë, gjërat do të ecin ngadalë, ku do të ketë vonesa dhe shpenzime të papritura.…

Read More

Emergjencat Civile në Itali raportojnë se pas 56 mijë tamponësh të kryer, 381 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Gjithashtu raportohen dhe 10 humbje jete për një total prej 35,181 që nga nisja e pandemisë. Një rritje të lehtë ka pësuar dhe numri i shtrimeve në terapinë intensive, ndërkohë që në izolim shtëpiak ndodhen 11,841 persona. Aktualisht në Itali rastet aktive me koronavirus janë 12,646.

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar grafikët e betejës ndaj COVID-19 në vendin tonë. Në korrik janë evidentuar 2464 raste të reja pozitive më COVID – 19 apo 54 % më shumë se në qershor. Numri i rasteve pozitive për 100 mijë banorë është 85 në korrik dhe 56 në qershor.Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Vlora janë qarqet që në korrik kanë incidencë të Covid-19 më të ulët se në qershor.

Read More