Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Gjirokastër, ku u vra 57-vjeçari Gëzim saraçi. Mësohet se ai dhe viktima kanë qenë duke udhëtuar së bashku në kamionçinën e këtij të fundit, ndërsa ka qenë një konflikt i çastit që çoi në vrasjen e Saraçit. Pas ngjarjes, autori, me origjinë nga Derviçani i Dropullit, ka marrë në telefon familjarët e tij, ku i ka bërë të ditur se ka vrarë 57-vjeçarin. Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit ata që kanë shkuar të parët në vendngjarje dhe kanë gjetur trupin e pajetë…
Author: tirana
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shprehet se nuk ka arsye për të qenë pesimistë dhe se respektimi i masave kolektive dhe veçanërisht përgjegjësia personale janë elementët kyç që do të zgjidhin situatën. Në një intervistë për A2 CNN, Brataj u shpreh se njerëzit duhet të kuptojnë se gjithçka varet nga sjellja e të gjithëve dhe bën thirrje për respektimin e masave të miratuara nga qeveria. “Masat janë tashmë të çliruara, dhe numrat janë pak a shumë ato të parashikuara edhe pse shqetëson fakti që janë në rritje. Por nuk ka masa të reja, mjafton të respektohen të vjetrat. Njerëzit…
Një medikament antiseptik ka dhënë efekt kundër Covid 19 tek disa pacientë në Japoni. Bëhet fjalë për povidon-jod, që lufton ngarkesën virale në fytin e pacientëve të prekur nga koronavirusi. Të dhënat e studimit u bënë publike nga guvernatori i Osakës, Hirofumi Yoshimura, i cili tha se trajtimi i fytit me këtë medikament ka dhënë efekt tek 41 pacientë me simptoma të lehta. Povidon-jod është i lëngshëm dhe përdoret në formën e gargarës për të luftuar virusin. “Ne kemi një studim që tregon se medikamenti mund të jetë efektiv kundër koronavirusit,” tha guvernatori në një konferencë për shtyp. Lajmi mori…
Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Sanxhaktarin, i arrestuar pasi akuzohet për vrasjen e Florian Lamcjas pak ditë më parë në qytet. Sokol Sanxhaktari njihet edhe si dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, një nga njerëzit më të pushtetshëm në këtë qark. Por ajo që ka tërhequr sot vëmendjen kanë qenë veprimet e ish-kreut të Bashkisë. Ky i fundit rreth orës 14:00 ka hapur llogari në aplikacionin Telegram që njihet se është i preferuari i atyre që duan t’i shpëtojnë përgjimeve. Tirananews.al ka kontaktuar ekspertë të komunikimeve elektronike të cilët sqarojnë se…
Një ngjarje e rëndë tronditi këtë pasdite Gjirokastrën ndërsa u gjet i pajetë brenda mjetit të tij, në aksin rrugor rural Polican-Suhë 57-vjeçari Gëzim Saraci. Gjithashtu të njëjtat burime konfirmojnë se është identifikuar edhe autori i vrasjes së Saracit i cili është shpallur në kërkim, ndërsa mendohet paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Sipas bluve të Gjirokastrës, është konstatuar se në trupin e viktimës ka shenja dhunë dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ndërkohë janë ngritur në gjithë zonën pika kontrolli për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që mund…
Avokati Spartak Ngjela ka ngritur pyetje nëse do të miratohet ligji për Vettingun e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021. Me anë të një postimi në të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Ngjela shkruan se edhe nëse politikanët shqiptarë do të përpiqen ta pengojnë, politika amerikane nuk do ta lejojë. “Nëse ky do të bëhet pengesë, politika amerikane duhet të veprojë si me Saliun. Duhet t’ia thotë hapur atë që ka në dosje për korrupsionin e tij, ose ato fakte që tregojnë për shitjen e interesit kombëtar prej tij,” shkruan ai në postim. Sipas Ngjelës, nëse…
Momenti i shpërthimit në Portin e Bejrutit është një nga ato pamje që mbetet gjatë në memorie. Video të shumta kanë qarkulluar në rrjet, ku nga pozicione dhë kënde të ndryshme mund të shihet mjaft qartë fuqia e atij shpërthimi marramendës. Një video mjaft e veçantë, është ajo e një dadoje e cila po përkujdesej për tre fëmijë të vegjël, në një apartament në afërsi të portit ku ndodhi katastrofa. Në momentin e fillimit të flakëve fëmijët sëbashku me gruan që përkujdesej për ta, po shihnin nga dritarja e apartamentit atë çka po ndodhte, por në momentin e shpërthimit të…
Shpesh, kujdesin për t’u dukur më të rinj njerëzit e lidhin me produktet e ndryshme. Sidoqoftë, çdo gjë duke filluar nga stilimi i flokëve deri tek qerpikët mund të ketë një ndikim të madh në pamje. Por, sipas Bright Side ka disa mënyra që në dukje janë të parëndësishme që mund të japin atë shkëlqimin rinor që çdo person kërkon të ketë. Shmangni aplikimin e tepërt të make up-it Konturimi është bërë një trend dhe shumë prej jush mund ta bëjnë rregullisht atë, duke menduar se do t’ju japë një pamje më të rafinuar. Por, në fakt nuk është një…
Ju mund të mos e keni kaluar koronavirusin dhe për pasojë mund të mos keni fituar imunitet ndaj Covid-19, por së shpejti do të mund të merrni antitrupa posaçërisht kundër virusit të ri. Antitrupat e koronavirusit mund të përfaqësojnë një kurë shumë efektive, në formën e trupave monoklonalë, siç ka ndodhur me kancerin dhe sëmundje infektive. Për të shndërruar një proteinë të pranishme në gjak në një pilulë që mund të blihet në farmaci, megjithatë, duhet një punë e madhe. Në Itali Rino Rappuoli, koordinator i Laboratorit të Shkencave në Siena, thotë se antitrupat e fuqishëm mund të na mbrojnë…
Tre të rinj rrezikuan të mbyteshin në detin e Vlorës pasi u nisën me gomone dhe i kapi stuhia. Ata qëndruan për 5 orë në det të hapur, ndërsa u pikasën nga policia kufitare në plazhin e Lukovës. Më pas në shërbim të tyre u vu policia kufitare dhe roja bregdetare, që ata të mbërrinin shëndoshë e mirë në tokë. Policia e Vlorës akoma nuk ka një komunikim për këtë rast. Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve lundruese që të mos dalin në det si pasojë e motit të keq që pushtoi gjithë vendin ditën e…
iPhonet e rinj, ata me numrin 12, të pritur këtë vjeshtë, do të mbërrijnë në dyqane më vonë se zakonisht. Pas disa muajsh mosmarrëveshjesh, zyrtari kryesor financiar i “Apple”, Luca Maestri, e konfirmoi këtë gjatë prezantimit të rezultateve tremujore të kompanisë. “Vitin e kaluar filluam shitjen e iPhone në shtator. Këtë vit presim që furnizimi të jetë në dispozicion disa javë më vonë”, tha Maestri. Menaxheri nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë. Sipas teorive të qarkulluara muajt e fundit, shtyrja e lëshimit të iPhone 12 do të varet pjesërisht nga vonesat në zhvillimin e pajisjeve të shkaktuara nga pandemia…
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në një konferencë për media se pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë ekonominë shqiptare, ku për pasojë i gjithë aktiviteti ekonomik ka pësuar një ngadalësimm të fortë. Sejko deklaroi se aktiviteti ekonomik shënoi pikun e ngadalësimin në 3-mujorin e dytë të këtij viti, ndërsa sipas tij, rritje ekonomike do të kemi vetëm në vitin 2021. Kjo situatë, tha Guvernatori Sejko, pritet të shoqërohet me ulje të punësimit dhe rritje të papunësisë, si dhe rritje të borxhit përgjatë këtij viti. Për këtë arsye, Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të lërë…