Një risi që është për t’u duartrokitur në Shqipëri është dhënia më e madhe e hapësirës për arbitret femra. Vite më parë një gjë e tillë as që nuk mendohej, ndërsa edhe sot në shumë vende të Europës mungon një konceptim i tillë. Por në fakt, Shqipëria ka nevojë më tepër se të gjitha këto shtete për një drejtuese femër që të ndajë drejtësinë. Më e pafajshme në natyrë dhe më pak polemika të hapura. Por mbi të gjitha, të vetmet që janë të afta për të përmbajtur “djemtë e këqinjë” të Superiores. Në Shqipëri shpeshherë mbërritja në stadium shihet…
Author: tirana
Mbeten mister shkaqet e vrasjes me 7 plumba të 71-vjeçari Abdulla Buddla në Prezë të Tiranës. I moshuari nuk kishte precedent penal dhe nuk është i përfshirë në ndonjë konflikt. Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë që autorët të kenë ngatërruar objektiv. Disa persona u shoqëruan për ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk kishte dijeni. Policia nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, që mendohet se janë dy, pasi në vendin e vrasjes nuk kishte kamera sigurie. Grupi hetimor ka sekuestruar me dhjetëra kamera sigurie, por ende nuk dihet kush është makina nga u qëllua Abdullah Budlla. 71-vjeçari punonte si taksist pa…
Arbana Osmani, është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të dytë. Megjithëse e ndau lajmin e bukur në ditën e lindjes së partnerit, Eduartit, Arbana ka vendosur të jetë e rezervuar lidhur me detaje të tjera rreth shtatzënisë së saj. Ditën e sotme moderatorja ka ndarë një foto me ndjekësit në Instagram, ku shihet në plazh, teksa krahas saj ka shkruar “Mirëmëngjes!” Mirëpo, ka një detaji të fshehtë në këtë foto që nuk u ka shpëtuar ndjekësve besnikë të moderatores, pasi si duket kjo qenka një foto e vjetër. “Nuk është foto e vjetër kjo?@arbanao Nuk i shpëton…
Valë të dytë të përhapjes së koronavirusit nuk do të ketë, siç parashikon Bruce Beutler, fitues i çmimit Nobel në Mjekësi në vitin 2011. Në një intervistë për mediat italiane ai argumenton pse popullata tashmë rrezikohet më pak nga infektimi se në nisje të pandemisë. “Duket që vdekshmëria nga COVID-19 po bie gradualisht. Distancimi social dhe maskat e kanë dhënë efektin e tyre mbrojtës. Popullata nuk është më aq e cënueshme sa në fillim, para vendosjes së masave bllokuese. Kjo është e vërtetë edhe pse aktualisht kemi një përqindje të vogël të popullsisë që është infektuar, por e gjithë kjo…
Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulmetit. Kësisoj, ushqimi me përmbajtje laktoze kalon në zorrën e trashë dhe shkakton gazra, fryrje dhe diare. Laktoza gjendet edhe tek ëmbëlsirat industriale, drithërat, salcat e marinimit të sallatës, majoneza, pudingu dhe ëmbëlsuesit natyralë. Intoleranca ndaj laktozës mund të jetë edhe një problem genetik ose një pasojë e një lëndimi apo plakjes. Simptomat e saj mund të shfaqen nga 30 minuta deri në 20 minuta pas ngrënies së një ushqimi me përmbajtje laktoze. Produktet e bulmetit nga ana tjetër janë…
Zylyftar HOXHANuk ka të bëjë me teorinë filozofike të Mao Ce Dunit; “fshati të rrethojë qytetin”, por me të kundërtën e saj, me një realitet të dukshëm, që, qyteti, si pjesë më vitale, metropolitane, po rrethon dhe asimilon fshatin. Kështu po ndodh edhe me Mborjen. Vila dy e trikatëshe, punishte e lokale në të dy anët e rrugës, e bëjnë të papërcaktueshëm kufirin ndarës mes qytetit të Korçës dhe Mborjes, fshatit më të afërt. Emërtimi i fundit i një rrugice që i përket qytetit, nuk është më shumë se 30 hapa larg nga një tabelë që ka të shkruar urimin:…
Një kompani private që po bën punime në Komunën e Parisit, ka lënë pa drita të gjithë zonën. Sipas informacioneve kjo kompani ka këputur kabullin elektrik tek rruga “Medar Shtylla”, duke e ndarë rrugën në disa pjesë për punime hidraulike. Për këtë arsye kjo zonë ka qëndruar pa drita për rreth 1 orë. OSHEE-ja ka deklaruar se po punon për riparimin e dëmit, pasi ka kallëzuar penalisht edhe firmën që po bën punimet. Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes. “Për shkak të avarisë së shkaktuar në rrjet nga një subjekt i tretë, një pjesë e zonës së…
Greqia ka marrë masa të reja sa i përket parandalimit të përhapjes së COVID-19, që i prek në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe shqiptarët. Nga data 16 gusht, Greqia do të rikthejë karantinën 7 ditorë për të gjithë shqiptarët që do të kalojnë përmes pikës kufitare të Kakavijës. Gjithashtu, theksohet se nga nesër kjo nyje kufitare nga pala greke do të qëndrojë e mbyllur gjatë natës, nga ora 22:00-06:00. Që do të thotë përgjatë kësaj fashe orare nuk do mund të kalojë në Greqi dhe e gjitha kjo bëhet me qëllim të të gjithë shqiptarët t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore, përfshirë edhe…
Harku Alpin në kufi të Italisë me Zvicrën është mbuluar nga reshjet e borës mëngjesin e ditës së sotme, një ngjarje e pazakontë që nuk kishte ndodhur më parë në fillim të muajit gusht. Imazhet e fotografuara nga kamerat e një hoteli në afërsi të kësaj zone, tregojnë qartë borën që ka arritur deri në 25 cm. Sipas “3bmeteo“, këto janë efektet e trazirave të Atlantikut të Veriut në tranzit mbi Italinë, të shoqëruara nga ajri shumë i freskët i cili po shkakton një rënie të mprehtë të temperaturës në Italinë Qendrore-Veriore dhe rrjedhimisht edhe në harkun Alpin.
Një shpërthim i madh ka ndodhur ditën e sotme në zonën e portit të Bejrutit në Liban, ku qindra njerëz janë plagosur. Nga forca e shpërthimit në depon e fishekzjarrëve shumë prej xhamave të ndërtesave që ndodheshin afër janë copëtuar. Shumë ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi, përfshirë edhe selinë e ish-kryeministrit Saad Hariri dhe zyrën e CNN-së në qytet. Një re e kuqe e varur mbi Bejrut duket pas shpërthimit ndërsa ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje për të provuar të shuanin zjarrin. Shtëpitë deri në 10 kilometra larg ishin dëmtuar, sipas dëshmitarëve, dhe video e mediave lokale treguan makina…
Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, shprehet se në zonat ku kanë rënë zjarre fshihen interesa personale të bizneseve, për t’i kthyer këto toka në resorte turistike. Në një lidhje telefonike me Report Tv, Çako i bëri apel policisë që të intensifikojnë punën për identifikimin e autorëve. “Kemi informacione dhe i bëjmë thirrje policisë së Shtetit të intensifikojnë punën e tyre për të identifikuar personat apo subjekte që kanë qëllim të bëjnë resorte në këto zona”, tha ai. Çako sqaroi se zjarret kanë rënë në sipërfaqe me shkurre dhe fatmirësisht nuk ka pasur zona të mbrojtura apo parqe kombëtare që…
Administratori i një lokali në Fushë-Milot është gjobitur me 1 milion lekë. Gjoba 44-vjeçarit B.Gj., i është vënë pasi ushtronte aktivitet duke organizuar dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, e duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga policia. Njoftimi: Policia e Kurbinit ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë, administratorin e një lokali në Fushë-Milot, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit Kurbin, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 restorant dasmash në Fushë Milot që ushtronte aktivitet duke organizuar…