Distancimi fizik nga njëri – tjetri dhe të gjithë me maska për të frenuar përhapjen e Covid – 19, është pamja e zakonshme nëpër Europë gjatë periudhës së pandemisë. Ndërsa në Shqipëri ofrohet një pamje krejt tjetër. Shtrëngime duarsh. Përqafime. Lëvizje në grup. Masivisht pa maska. Afeksionet janë të rrezikshme në një kohë pandemie, por kjo nuk vlen për shqiptarët që vijojnë të sillen në mënyrë indiferente ndaj situatës. Edhe një prekje e shkujdesur mund të përhapë virusin e jo më puthje e përqafime, që në vazhdën e zakonit apo mallit, mund të jetë një gabim fatal për jetën e…
Author: tirana
Një vajzë 7-vjeçare shqiptare nga Kosova ka ndërruar jetë ditën e sotme në mënyrë tragjike.Bëhet me dije se viktima kishte shkuar në një spital privat për të bërë rezonancë megnetike, por ka ndërruar jetë nga mbidoza e anestezisë. “Vajza është dërguar në një spital privat në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbidozës së anestezionit. Gjatë kohës që ka qenë duke bërë rezonancën ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbidozë”, ka thënë xhaxhai i të ndjerës. Ndërkaq, vdekjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,…
Mbyllja e kufijve, por edhe urdhri i kryeministrit për grupin parlamentar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri, ka bërë që të jenë të shumtë deputetët që këto ditë gushti t’i drejtohen jugut. Tirananews.al ka siguruar edhe një foto të deputetit Niko Peleshi i cili ndodhet bashkë me familjen në Livadh. Krahas rrezeve të diellit, Peleshi është parë këto ditë mjaft aktiv duke u angazhuar edhe me aktivitete sportive.
Një shpërthim i fuqishëm ka goditur kryeqytetin libanez të Bejrutit, sipas videove të publikuara nga dëshmitarët. Pamjet dramatike në mediat sociale tregojnë njerëzit duke bërtitur ndërsa një shpërthim i jashtëzakonshëm tronditi zonën bregdetare të kryeqytetit të Libanit. Pas shpërthimit, tymi mund të shihej duke dalë mbi portin e qytetit.Dëshmitarët okularë thonë se ka njerëz që enden rrugëve të mbuluar me gjak. Ende nuk dihet nëse dikush është plagosur në shpërthim apo çfarë e ka shkaktuar atë.
Dy vite më parë, moderatori i njohur Ardit Gjebrea humbi personin më të shtrenjtë, nënën e tij. Moderatori bëri një dedikim prekës krahas së cilës shkruante: “Nuk e di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty”. Por, ndërsa kanë kaluar dy vite nga ndarja nga jeta e së ëmës, Arditi vazhdon të ndjejë të njëjtin trishtim. Përmes një reagimi në Instagram, moderatori ka bërë një dedikim prekës, teksa shkruan “Më mungon”, postim të cilin e ka shoqëruar me fjalët e këngës “Oh Mother” të Christina Aguilera-s.
Shkencëtarët më të mirë të Francës e kanë këshilluar vendin që të jetë gati për një valë të radhës të Covid-19. Paralajmërimi i tyre vjen nga “parashikimet se do të ketë një rifillim të qarkullimit të virusit në një nivel të lartë në vjeshtën e vitit 2020.” Këshilli shkencor francez tha në fund të korrikut se beson se situata është “delikate” dhe se mund të “ndryshojë kursin në çdo kohë në një skenar më pak të kontrolluar si në Spanjë, për shembull.” Po ashtu, Këshilli paralajmëroi qytetarët të ndiqni udhëzimet qeveritare siç janë mbajtja e maskave. “E ardhmja e epidemisë…
Në Shkodër duket se këtë radhë duan t’i bëjnë gjërat ashtu siç duhet dhe të sigurohen që Vllaznia të mos e shohë më veten pranë fundit në vitet në vijim. Afrimi i një investitori që do t’i qëndrojë pranë skuadrës në rolin e një presidenti, si Alban Xhaferi, është vetëm hapi i parë, pasi është vendosur që të ketë ndryshime dhe të plotësohet Këshilli Mbikëqyrës i klubit. Aty do të ketë emra të rëndësishëm, të cilët do t’i bashkohen strukturave kuqeblu. Astrit Hafizi dhe Ramazan Rragami janë dy emrat të cilët janë menduar si pjesë e Këshilit të ri mbikëqyrës…
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike vijojnë lobimin përmes kompanisë së kontraktuar “Sonoran Policy Group”. Së fundmi, në deklarimet e fundit që kjo kompani ka bërë zyrtarisht në Departamentin Amerikan të Shtetit, dalin detaje të reja për sherbimet e ofruara ndaj Partisë Demokratike dhe qellimet e kësaj të fundit. Siç provon ky dokument, Partia Demokratike ka kërkuar përmes firmës së lobimit që të realizojë një telefonatë me Matthew Palmer, zëvendës ndihmës sekretar i shtetit amerikan me qëllim një vizitë në SHBA. Kërkesa e PD për të kontaktuar me Palmer regjistrohet në 11 Qershor të këtij viti, vetëm 6 ditë pas marrëveshjes…
Deputeti Eljo Hysko është shëruar nga koronavirusi. Lajmin për shërimin e tij e ka dhënë i vëllai, moderatori dhe këngëtari i njohur, Turjan Hysko. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka bërë me dije se Elio ka rezultuar negativ pas tamponit të bërë. “Nuk ma merrte mendja që do të gëzohesha kaq shumë kur të më etiketonin vëllain si “negativ”,“-shkruan moderatori. Hysko u infektua me COVID-19 më 28 korrik, bashkë me kolegët e tjerë, Enver Roshi dhe Ralf Gjonin. Të tre munguan në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.
Ditën e sotme Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, të një vlere mbi 25 mijë euro. Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg. Ndërsa ky lajm është bërë me dije nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar ankesa si e pabazuar dhe është bërë i plotfuqishëm vendimi i Gjykatës Themelore…
Nëse e ëndërroni këtë shpesh kujdes sepse ëndrrat e këtilla paralajmërojnë probleme të ndryshme. Nëse shihni ëndrra të cilat përsëriten ato na bëjnë të ndërgjegjshëm të dallojmë ndonjë problem të madh të cilin mbase duhet ta zbulojmë. Ankthet e natës shpesh i referohen ndonjë përvoje traumatike apo situate me të cilën vështirë përballemi, thekson psikologu Rollo May. Nëse ndodh që të shohim në gjumë të njëjtën ëndërr disa herë për disa ditë, muaj apo vjet, më së shpeshti ndodh, kështu që ndërgjegjja në detyron t’i përkushtojmë vëmendjen situatës e cila e ngarkon jetën psikike. Në rend të parë, është e…
Një vatër e re zjarri rrezikon banesat e Rrethit të Epër të Lezhhës. Edhe pse nga forcat zjarfikëse është tentuar të ndërpritet vijimi i tij, ka qenë e pamundur, madje duke rrezikuar dhe jetën e dy prej tyre. Ndërkohë që në afersi përmes rrugës së vjeter nacionale, është dërguar një zjarrfikëse, që të mundësoje ruajtjen e shtëpive rrotull kësaj vatre zjarri tejet të rrezikshme. Shërbimet policore kanë kryer këqyrjet e vendit ku ka rënë zjarri, por ashtu si dhe në Katund të Vjetër, po ndodh e njëjta gjë, e zjarret dyshohet se po vihen në mënyrë të qëllimshme. Erërat e…