Author: tirana

Iker Casillas njoftoi sot tërheqjen zyrtare nga futbolli i luajtur. E hodhi këtë hap 18 muaj pas sulmit në zemër, që i rrezikoi edhe jetën, jo më karrierën. Megjithatë, në çfarëdo kuptimi, ai ndihet i plotësuar profesionalisht, qoftë në rang klubi, qoftë kombëtareje. https://www.youtube.com/watch?v=O9Sjn9C90ik “Palmaresi” i një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit është mbresëlënës. Ai ka qenë simbol i Real Madridit dhe kombëtares spanjolle, një idhulli i Portos. Këtë të martë njoftoi tërheqjen e tij. Këto janë statistikat e karrierës së tij të jashtëzakonshme, të përmbledhura në info-grafikun e mëposhtëm:

Read More

Shtatë mjekë e infermierë italianë kanë ardhur vendin tonë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit. Ata janë parë sot të mbërrijnë në ambientet e Spitalit Infektiv, ndërsa më herët Luigi di Maio, ministri i Jashtëm italian tha se kjo ndihmë vjen si formë solidarizimi pas ndihmës që Shqipëria dha më herët për Italinë. “Gjatë periudhës më të errët për Italinë, kur pandemia po godiste popullin tonë dhe vendoste nën stres spitalet tona, ka pasur Vende të cilat na kanë ndihmuar duke na dërguar materiale shëndetësore dhe personel mjeksor. Ndër to Shqipëria e mikut Edi Rama që nuk do të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 130 raste, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ri infektimi në vend. Gjithashtu, gjatë këtyre 24 orëve kanë humbur betejën me koronavirusin edhe katër pacientë të tjerë në dy spitalet Covid. Deklarata e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të Covid19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Situata paraqitet serioze ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për…

Read More

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të martën se janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 269. Një ditë më herët, ky numër ka qenë 256. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 477 mostra të testuara, janë regjistruar edhe 225 raste të të infektuarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.274. Njoftimi i plotë: 201 TË SHËRUAR DHE 225 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Read More

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit për sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit, Policia e Shtetit ka ezkektuar vendimin, duke i vënë ato nën sekuestro. Policia sqaron se pasuritë e Ylli Ndroqit janë vënë nën sekuestro pas një hetimi prej gati 18 muajsh për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive, pasi dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Policia e Shtetit Finalizohet me sukses puna hetimore proaktive afro 18-mujore, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme. Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e…

Read More

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, së fundi është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale. Pak më parë, ish-ministri ka shpërndarë në faqen e tij të ‘Facebook’ postimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, që flet pikërisht për atë. Në postimin e tij Berisha shkruan “Hashash pushimet”, duke e shoqëruar me një foto të ish-ministrit, që shfaqet me pushime, ndërsa ky i fundit e shoqëron postimin e ish-kryeministrit me mesazhin “Vetem ky s’me zhgenjen kurre 😂😂😂”. https://www.facebook.com/saimir.tahirial/photos/a.2206141039397184/3473384606006148/?type=3

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku ka mbetur i plagosur drejtuesi i një biçiklete. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 14:00, tek “Pallati me Shigjeta”, janë përfshirë në përplasje ciklomotorri me drejtues H.H, me një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ka mbetur i dëmtuar dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Read More

Jona Spahiu, moderatorja e njohur prej kohësh i ka munguar botës së televizionit, ndërkohë që ka ndarë me ndjekësit e saj arsyet e kësaj shkëputje. Spahiu në një komunikimin virtual me ndjekësit në Instagram, ka treguar se në një moment të caktuar të jetës së saj televizioni nuk ishte prioritet pasi ndihej e përmbushur. “Si çdo gjë në jetë edhe programeve televizive edhe jetës së një personazhi në televizion ndodh t’i vijë fundi edhe nuk është fundi i botës. Në një moment të caktuar të jetës sime, televizioni nuk ishte prioritet, ndjeja që nuk kisha të njëjtin motiv për të…

Read More

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një të ri pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Read More

Përplasje fizike mes disa qytetarëve dhe policit ka ndodhur në Gjykatën e Shkodrës.  Qytetarët janë banorë të një pallati që protestojnë se rrezikojnë të nxirren nga banesat e tyre, ndërsa për t’u futur në godinë kanë përdorur forcën duke nxjerrë me dhunë jashtë policin. Dy javë më parë këta banorë u përplasën me policinë pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqësor shtetëror për të dalë nga banesa, pasi do t’i kalonte pronarit. Banorët thonë se nuk është hera e parë që përmbaruesit vinë ti nxjerrin nga banesat e tyre. Familjarët kanë pròtèstuar dhe janë shprehur se janë sistemuar në këto…

Read More

Në jetë mund të keni shpirtëra binjakë, romantikë dhe platonikë. Ata janë njerëzit me të cilët ndani një lidhje të fortë, dhe ata që ju kuptojnë. Sipas Astrologjisë, këto shenja janë miqtë më të pajtueshëm: Dashi dhe Ujori Këto shenja janë tejet komplementare. Ujori mund të jetë me ndryshime humori dhe i sertë ndërsa Dashi është i mbushur me pozitivitet dhe vitalitet. Nga ana tjetër, Dashi mundtë nxehet shpejt, ndërkohë që Ujori është praktik dhe mendon para se të veprojë. Peshqit dhe Gaforrja Këto janë dy shenjat më besnike në Zodiak. Të dyja formojnë një dyshe të fuqishme me bazë…

Read More

Romancës së bukur të showbizit që nisi dhe vazhdoi në ditët e vështira të pandemisë, i ka ardhur fundi. Ish-lojtarja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka stopuar lidhjen me futbollistin 23-vjeçar të Tiranës, Albi Doka. Historia e ish-lojtares së “Big Brother” me futbollistin u zbulua kur ajo, në kulmin e pandemisë, postoi një foto nudo artistike në profilin e saj në “Instagram”. Kaq ka mjaftuar që të vërshonin komentet e shumta, përveç mbrojtësit të skuadrës së Tiranës, Albi Doka, i cili qëndroi indiferent. Ndërkohë, Françeska, prej muajsh në një fazë të re të jetës, ku pozat sensuale topless i ka…

Read More