Author: tirana

Qeveritë evropiane po përpiqen të hartojnë plane radikale për t’u përballuar me një valë të dytë të koronavirusit, që pritet të shpaloset më vonë gjatë këtij viti. Rastet e reja me koronavirus që po përjetojnë aktualisht disa vende nuk është një valë e dytë, por zhvillimi i valës së parë të pandemisë, sipas disa zyrtarëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive. Qeveritë po përpiqen me dëshpërim të shmangin vendosjen e masave izoluese në mbarë vendin, apo mbylljen e ekonomive tashmë të dëmtuara rëndë. Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka thënë se një mbyllje e dytë do të ishte e ngjashme me…

Read More

Edhe pse nuk fituan shumë vende në parlament, partia shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit duket se do të vendosë për fatin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut. Bisedimet priten të nisin të martën, dita kur nis sesioni i ri parlamentar, pas zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura në 15 Korrik. Mundësinë më të madhe për të krijuar qeverinë e re e ka Zoran Zaev, partia e të cilit fitoi 46 nga 120 vende, vetëm dy më shumë se VMRO DPMNE, e cila fitoi 44. Partia BDI e Ali Ahmetit duket se është në udhëkryq për të…

Read More

Një vend i katërt i jep mundësinë shqiptarit që të festojë. Thomas Strakosha dhe Lacio kanë siguruar një biletë për në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Portieri i Kombëtares shqiptare, i cili ishte pranë kësaj arritjeje edhe një vit më parë, ia del që këtë herë të regjistrojë një sezon fantastik sa u përket të dhënave personale, por edhe me skuadrën bardhekaltër. Një tjetër prej kuqezinjve që pati sukses këtë vit, është Berat Gjimshiti dhe Atalanta e të cilit që konfirmohet për të dytin sezon radhazi si pjesë e katër më të mirave në Itali dhe ekipeve që…

Read More

Xhensila Pere është bërë pjesë e Edicioni Veror 2020”. Ashtu siç ajo shpeshherë është shfaqur pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë foli për transfomimin e saj në pamje. “Nëse një vajzë ka vetëbesimin edhe nëse është më pak e bukur, të siguroj se e zotëron shumë mirë skenën. Të gjitha femrat janë të bukura. Lëreni bisturinë, por merrni ndonjë libër dhe investoni këtu, (në dije)… E thënë nga një që ka bërë hundën”, u shpreh ajo mes batutash gjatë bisedës me gazetaren Meçe. Po ashtu ajo tregoi se ka qenë kundër ndërhyrjeve , por theksoi se ka bërë ndërhyrje estetike në hundë dhe…

Read More

Një incident ka ndodhur ne ambientet e burgut 313, ku një nga anëtarët e grupit Avdylaj teksa ushtronte aktivitet fizik ka nxjerrë krahun. Mësohet se i dëmtuar ka mbetur shtetasi Jasin Avdylaj. Ky i fundit ishte duke bërë palestër, teksa është rrëzuar dhe ka dëmtuar krahun. Menjëherë, Forcat Operacionale të burgjeve kanë bërë shoqërimin e tij për në Spitalin e Traumës kur mori edhe shërbimin mjekësor.

Read More

Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për trupin. Veshkat filtrojnë gjakun, ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në organizëm. Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i gjallërisë. Eekspertët mjekësorë besojnë se çdo organ apo sistem është përgjegjës për disa aspekte psiko-emocionale të sjelljes sonë. Një njeri, veshkat e të cilit janë të shëndetshme, ka më shumë zgjuarsi, ndërgjegjësim për veten, dhe një mënyrë racionale të të menduarit. Veshkat problematike i shkaktojnë njeriut pasiguri, vetmi, humbje kujtese, sjellje impulsive të tepruara.…

Read More

Në ditët e nxehta, edhe netët janë po ashtu të nxehta dhe nuk ka gjë më të bezdisur se sa djersitja. Në këto raste ka vetëm një zgjidhje: të lëmë në punë freskuesen. Shumë shpejt vjen ajër i freskët në fytyrë dhe… ja u zgjidh. Por duhet kujdes! Përdorimi i freskueses gjatë natës, vërtet mund të të freskojë, por ka një problem edhe me të. Ka dy aspekte negative të përdorimit të freskueses gjatë natës ndërsa je në gjumë: Së pari, freskuesja than ajrin. Ok, mund të mendosh se në gjithë këtë nxehtësi, nuk mendon se çfarë ndodh, por pas…

Read More

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ata kanë treguar se gëzojnë një martesë të shëndetshme dhe plot dashuri. Së fundmi, dyshja ka hyrë në shtëpi të re dhe lajmin e ka bërë të ditur gazetari Eraldo Rexho. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat në InstaStory, një ndër ndjekësit ka kërkuar të dijë ndonjë të re rreth moderatores. “Ndonjë gjë që nuk e dini? Marina ka hyrë në shtëpi të re”, ka treguar Eraldo.

Read More

Nga Andi Bushati Partia Demokratike ka nisur sot një rrugëtim, në fund të të cilit, me shumë gjasë, procesi do të ketë më tepër peshë se produkti. Me ndryshimin e mënyrës së përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë për garën e ardhshme elektorale, PD duket e vendosur për të mos replikuar gafën e Bashës në 2017. Ashtu sikurse e pati premtuar edhe vetë, ai nuk do të përsëriste më atë skenë, kur i dërgoi KQZ në mesnatë, në një letër të hartuar me shkrim dore në zyrën e tij, listën e atyre që supozohej që do të merrnin pushtetin, por që…

Read More

Gjobat e vendosura gjatë fazës së karantinës “janë të paligjshme”. Gjykatësi Emilio Manganiello vendosi të anulojë gjobat e vendosura ndaj dy qytetarëve duke arsyetuar se gjendja e jashtëzakonshme mund të shpallet për shkak të fatkeqësive natyrore apo aksioneve të lidhura me veprimtarinë e njeriut, siç e parashikon kodi i Mbrojtjes Civile. Sipas tij këto dy raste nuk kanë lidhje me pandeminë botërore apo me një emergjencë sanitare. Çështja në fjalë lidhej me gjobat e vendosura ndaj një personi dhe vajzës së tij të cilët u sanksionuan pasi u gjetën jashtë shtëpisë ndërsa blinin ujë gjatë kohës së karantinës. Gjykatësi vendosi…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Itali ku tre të rinjë shqiptar ku dyshohet se kanë qenë të dehur kanë rrahur tmerrësisht me grushta dhe shkelma një të huaj në Itali. Mediat kanë raportuar se ngjarja ka ndodhur në Vaprio d’Adda ku viktima e ngjarjes ka qenë një 27-vjeçar pakistanez, të cilin pasi e kanë rrahur keq, i kanë grabitur edhe 450 euro. Ka qenë një kalimtar ai që i ka dhënë ndihmën e parë të riut e më pas ka njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit pasi e kanë mjekuar e kanë transportuar…

Read More

Një çift të rinjsh, përkatësisht një 25 vjeçar shqiptar me iniciale R.A., i pa punë dhe një vajzë 22 vjeçar, u arrestua nga karabinierët. Informacioni nga një qytetar ishin vendimtar për arrestimin e tyre, i cili lajmëroi policinë për ardhjet e shpeshta të një makine të vogël me dy të dy të rinj në bord nga një fushë luledielli në zonën e Fano-s. Gjatë kontrollit të makinës, policia nuk gjeti asgjë që mund të vinte në akuzë të rinj. Më pas, u zhvillua një kontroll me një qen antidrogë nëpër fushë. Pas një hulumtimi të plotë, të fshehur mirë midis…

Read More