Author: tirana

Eugert Lazaj, biznesmeni 37-vjeçar që u gjet pa jetë në vilën e tij në Farkë kishte urdhër dëbimi nga Shqipëria, që më 17 janar 2019. Shkak është bërë përfundimi i afatit të lejes së përkohshme që autoritet shqiptare kishin lëshuar për të. Lazaj kishte paditur institucionet për lejen, ndërsa mësohet se atij iu refuzua leja për shkak të informacioneve se bënte pastrim parash. Pronari i “Adorions Palace”, kompleksit luksoz në Maminas, rezulton se në vitin 2004 ka lënë shtetësinë shqiptare pasi ishte pajisur me nënshtetësi gjermane, ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij. Kësisoj,…

Read More

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku.  Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve. Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato mund të parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra.Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj. Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë nuk…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë në dy spitalet Covid 6 pacientë. Ndërkohë, numri i infektimeve vijon të mnbetet i lartë, ku në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 101 persona. Deklareata e Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”. Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me…

Read More

Noti në det mundet të përmirësojë humorin dhe shëndetin në përgjithësi. Efektet shëruese të ujit të detit u përmblodhën në termin ‘Thalassotherapy’ ‘Terapia e Ujit të Kripur’ që përmendej gjërësisht nga Hipokrati. Grekët e lashtë kishin një vlerësim të lartë për përfitimet shëndetsore dhe ato të bukurisë që vijnë nga ky ujë i pasur me minerale. Për rrjedhojë, ata nuk hezitonin të kridheshin në pishina dhe vaska të mbushura me ujë deti. Noti në ujë deti mundet të përmirësojë funksionet e sistemit imunitar, qarkullimin, mirëqenien dhe hidratojë lëkurën. Sistemi imunitar Uji i detit është i pasur me vitamina, kripëra minerale,…

Read More

Siç duket viti 2020 do të mbahet mend si epoka virusale. Pos koronavirusit, tani në Ballkan ka filluar të përhapet edhe virusi nga pickimi i mushkonjave, apo ndryshe siç njihet si Virusi i Nilit. IKSHPK ka një apel për qytetarët meqë jemi edhe në ‘sezonin e mushkonjave’. https://www.facebook.com/IKSHPK/photos/a.652684794859528/2958278230966828/?type=3

Read More

Beyoncé ka publikuar albumin e ri visual “Black Is King”, bazuar në muzikën e ‘The Lion King: The Gift’. Dalja e këtij albumi duket se ka bërë për vete Adele, që në një foto të ndarë në rrjetet sociale ka dashur të nderojë mitin e saj me një look që i ngjan shumë. Ylli britanik ka postuar në Instagram një foto të saj, e gjunjëzuar përpara një imazhi të Beyonce gjatë videos të ‘Already’, me flokët kacurrel të lëshuar dhe e veshur me një bluzë të ngjashme me atë të veshur nga Queen B. Në foton sociale Adele është fotografuar…

Read More

Ministria e Diasporës, drejtuar nga Pandeli Majko hap një nga tenderat më të çuditshëm në 30 vitet e fundit. Kjo ministri ka porositur printimin e plot 2,000 lojërave “Mos u nxeh”, së bashku me kopsat dhe zaret. Por paradoksi është se asnjë prej lojërave nuk do të shpërndahet te shqiptarët e diasporës. Ato janë porositur për 4 qytete të Shqipërisë që do të përfitojnë secila nga 500 lojëra të tilla, përkatësisht Tirana, Korça, Shkodra dhe Gjirokastra. Qendra e Botimeve për Diasporën ka shpallur “Ftesën për ofertë”, me objekt “Shumëfishimin e lojës “Mos u nxeh” për 4 qytete, me nga 500…

Read More

Gjobiten 8 biznese që organizonin dasma dhe 3 prej tyre mbyllen për 6 muaj pasi shkelnin rregullat vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në mënyrë të përsëritur në Lezhë. 3 bizneset me administratorët me iniciale Y. Z., F. B. dhe P. Gj. janë ndëshkuar me 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Gjithashtu administratori Z. M është gjobitur 3 milionë lekë të reja dhe 4 administratorë të tjerë me 1 milionë lekë përkatësisht N. N. me biznesin në në fshatin Dajç, 2 biznese në fshatin Tresh, me administratorë M. M. dhe N. P. dhe një…

Read More

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi sot se Gjykata ka pranuar kërkesën e saj për vënien nën sekuestro të pasurive të sipërmarrësit dhe pronarit të Radio-Televizionit ORA, Ylli i Ndroqi, I dyshuar të jetë i përfshirë në të kaluarën në trafik droge Sipas njoftimit zyrtar, në vitin 1998, Ylli Ndroqi rezulton të jetë arrestuar në Turqi, nën emrin Xhemal Pasmaçiu, si pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, dhe se nga shkëmbimi i të dhënave me autoritetet turke është vërtetuar se bëhet fjalë për të njëjtin person. Po ashtu njoftimi…

Read More

Shtatë persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 256 numrin total të viktimave. Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë njofton se janë konfirmuar edhe 250 raste të reja me virusin e rëndë në këto 24 orë. Njoftimi i plotë: 126 TË SHËRUAR DHE 250 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive. Numri total i rasteve…

Read More

Studime të kryera në SHBA-ës, treguan se gjysma e çifteve të marrë si rast studimor kanë përfunduar në ndarje për shkak të pritshmërive jo-realiste që kishin ndaj njëri tjetrit.  Këto keqperceptime, rriten për shkak të punës aktive që bëjnë hormonet në fillim të lidhjes ose siç quhet ndryshe, periudha e kimisë. Kjo fazë mund t’i verbojë paksa njerëzit dhe vetëm kur kimia zbehet apo zhduket, ata kuptojnë që partneri/ja nuk ishte aq ideal sa menduan se ishte. Pse ndodh kjo? Gjatë këtij studimi, ekspertët pyetën më shumë se 300 njerëz se çfarë do të thoshte fjala kimi për ta. Pas…

Read More

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 26-vjecarin I.Z, pasi dje në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet ka aksidentuar biciklistin e mitur A.L, 14 vjec, që si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë në spital. Njoftimi i policisë: Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: I. Z., 26 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Read More