Pandemia e Covid-19 sa vjen dhe po përhapet gjithnjë e më shumë në të gjithë botë, për këtë arsye shkencëtarët po përiqen të gjejnë sa më shpejt një vaksinë apo trajtim efektiv. Një studim i ri ka zbuluar se kura trajtimi 100-vjeçare, përdorimi i plazmës të pasur me antitrupa konvulsive, ul 57% nivelin e vdekshmërisë së pacientëve me Covid-19 të shtruar në spital. Gjaku i një të shëruari përforcohet me antitrupa dhe përbërës të tjerë të sistemit imunitar, në mënyrë që të mund të nisë një reagim të trupit të sapoinfektuar. Studimi i realizuar nga një grup kërkuesish shkencorë në…
Author: tirana
Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni për gjithçka me atë që keni në krah dhe sensualiteti do rizgjohet. Nëse jeni beqarë duhet te bëni kujdes me disa zgjedhje. Jo të gjithë personat qe do takoni mund t’iu përshtaten apo mund t’iu bëjnë te lumtur. Financat në përgjithësi do jene te ekuilibruara dhe aspak problematike. Demi Sektori i dashurisë do jete mjaft i privilegjuar gjate kësaj dite. Yjet do krijojnë një klime mjaft te ngrohte dhe do përjetoni ndjesi te veçanta. Beqarët do tregohen me te hapur ndaj takimeve. Mundësitë për te…
Një aksident i rëndë është raportuar në hyrje të qytetit të Shkodrës. Drejtuesi i një mjeti ka humbur drejtimin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë. Informacione paraprake bëjnë me dije se shoferi është plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. Gjithashtu ka pasur dëme të shumta materiale në mjet.
Jozefina Topalli duket se nuk do të rikthehet si deputete nën siglën e Partisë Demokratike, për qarkun e Shkodrës. Kjo pasi emri i saj nuk rezulton në listën me emrat më të propozuar, në më shumë se 20 grupseksione nga 38 që ka PD në Shkodër. Lista zyrtare me 150 emra të propozuar nga baza e PD, përmban emrat e kandidatëve për deputetë dhe për kryetar bashkie në qytetin verior. 11 emrat më të propozuar nga PD e Shkodrës, sipas rendit alfabetik janë: 1- Arben Lushaj2- Bardh Spahia (ish deputet)3- Benardeta Syku (nënkryetare e FRPD)4- Greta Bardeli ( nënkryetare e…
Në Qarkun e Shkodrës janë aktivizuar disa vatra zjarri, konkretisht në kënetën e Domnit, majën e Zezë mbi Rrjoll dhe zonën e Pulajt, në Vaun e Dejës dhe në Qaf Qerret. Sikurse shihni edhe nga këto foto të siguruara nga korrespondenti ynë, zjarri është jashtë kontrollit dhe vijon të përhapet. Situata e vatrës së zjarrit në Malin Kolaj në Rrjoll ka 4 ditë që vijon, ku terreni i thyer malor dhe era e fortë e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve si dhe ndihmojnë në përhapjen e flakëve. Një tjetër vatër zjarri është përhapur në Qerret Velipojë, ku janë…
Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë duke e çuar kupën në Durrës. Teuta ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti Tiranën 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet kishin uri të madhe për ta fituar trofeun në 100-vjetorin e themelimit të skuadrave, por dominues ishin ‘djemtë e detit’. Hoxha dhe Vila ishin ata që shuan ëndrrën e bardhebluve për të kurorëzuar një sezon perfekt me dopietë trofesh me Tiranën që ashtu si Teuta këtë vit mbush 100 vjeç. Fillimi i kësaj finaleje ishte shokues për skuadrën kampione të vendit që e pa veten në disavantazh që në minutën…
Është aktivizuar sërish vatra zjarrit në fshatin Molung në Grykën e Qafë Thanës, mbi fshatin Katund i Vjetër në Rubik te Mirditës, ku një sipërfaqe e madhe me lis, shkozë dhe gështenja po digjen qe prej oreve te pasdites. Të favorizuar dhe nga era, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po i afrohen zonës së banuar, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e banorëve. Dy ditë me parë në këtë zonë u ndërhy nga ajri për shuarjen e zjarrit, por flakët nuk janë shuar plotësisht. Ndërhyrja nga toka është e pamundur, për shkak të terrenit të thyer malor.
Në një shënim në gazetën e njohur italiane ”Corriere della Sera”, kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama. ”Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi”, shkruan Sgarbi. ”Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme,…
Partia Demokratike, me anë të ish deputetit të saj Luan Baci ka denoncuar përhapjen e flakëve në pyllin e Semanit dhe papërgjegjërinë e zyrtarëve për të shuar zjarrin në atë zonë. Postimi i Luan Bacit: Pylli i Semanit ne flake, papergjegjshmeri e strukturave te shtetit per tu gjendur ne kohe. Vazhdojne me ore te tera flaket te perpijne hektare te tere me pyje, deme te pallogaritshme. Topoja ne rete e dendura te tymit, banoret e zones ishin te paret qe dhane alarmin, por strukturat e rilindjes, me papergjegjshmerine e tyre, po e lene qe zjarri te perparoje dhe te beje…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoti përmes një postimi në facebook ku shkruan se “Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv” STATUSI I KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS: Të nderuar, Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia. Avdullahu https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3508635622531100?__tn__=-R /Tirananews.al
Dashi Ju pret një ditë pozitive, ndaj përfitoni nga ndikimi i favorshëm i planetëve për t’i çuar gjërat përpara. Do të keni ndihmën e pakursyer të një personi të shtrenjtë për ju. Demi Mund të keni shumë mendime e ide, madje edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin sentimental. Binjakët Konfliktet zgjidhini me qetësi, veçanërisht ato profesionale. Në dashuri rikuperimi do të jetë i ndjeshëm. Gaforrja Keni vendosur që ti jepni një shtysë jetës tuaj dhe ta ndryshoni atë, veçanërisht në nivelin profesional.…
Shkodranët kanë triumfuar ndaj Besëlidhjes ditën e sotme me rezultatin 3-1 në ndeshjen “play out”. Ndeshja nisi mirë për ekipin e Hysen Dedja, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë falë dy supergolave të Arsid Krujës në minutën e 15-të dhe të Markut në minutën e 18-të. Pas kësaj, Besëlidhja u hodh para dhe arriti të gjente golin me anë të Xhorxheviç në minutën e 32-të. Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e shkodranëve që gjetën golin e qetësisë me anë të Gilman Likës në minutën e 77-të, duke siguruar kështu qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm. https://www.facebook.com/tirananews.al/videos/294314291822940/?__tn__=k