Author: tirana

Policia ka arrestuar në flagrancë një 57 vjeçar me iniciale N. A., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Policia ka plotësuar kërkesë-pasdinë për lëshimin e menjëhershëm të urdhërit të mbrojtjes. Tashmë 57 vjeçari nuk mund t’i afrohet kunatës së tij, sipas urdhërit të mbrojtjes.

Read More

Do të jetë “What Makes a Woman”, kënga e albumit të ri ‘Smile’, që do të dalë në 28 gusht, dy javë pas datës së parashikuar, që Katy Perry ja ka kushtuar vajzës që pritet të vijë në jetë së shpejti. ‘Është një këngë që tregon se sa e vështirë është të masësh vlerën e vërtetë të një gruaje, sepse femrat kanë shumë vlera’, ka shpjeguar këngëtarja gjatë një chati të një formati amerikan radiofonik SiriusXM. ‘Femrat janë si kameleonë, kaq të përshtatshme, kaq të lakueshme dhe transformiste…’ ka shtuar ylli i pop-it, që pritet të sjellë në jetë fëmijën…

Read More

Le të jemi të sinqertë, të gjithë jemi anëtarë të së paku një grupi në WhatsApp, grup ku bëjnë pjesë dhe njerëz që ti nuk i ke takuar kurrë dhe flasin gjithë kohës, grupi i universitetit apo dhe një grup i hapur nga një pjesëtar i familjes dhe aty jeni të gjithë kushërinjtë. Shumë nga ne e kemi më të lehtë të durojmë bezdisjen që vjen nga këto grupe sesa të dalim nga grupi dhe ‘të ofendojmë’ pjesën tjetër. Tani ka një mënyrë për të arritur atë që quhet e mesmja e artë. Të bëni “mute” përgjithmonë. Deri më tani,…

Read More

Nga “Mes yjesh”, Xhesi Muçajn do ta shohim në ekran si bashkëprezantuese e show-t më të ri në ekrane, që titullohet “Dy botë”. Energjia e saj e veçantë tërhoqi vëmendjen e producentit të klipit “DMP”, duetit të Ledri Vulës dhe Capital T. Për momentet me ta gjatë xhirimeve, si i përshkruan ajo dy artistët, miqësinë me djalin e Kryeministrit, Greg Ramën, dhe show-n e ri, ajo i rrëfen në këtë intërvistë për “Panorama Plus”. U shfaqe në skenat e kripit “DMP” të Ledri Vulës dhe Capital T. Kush ta bëri ftesën dhe si kalove me dy djemtë e famshëm gjatë…

Read More

Lajmi që bëri më shumë bujë paraditen e sotme ishte sekuestrimi i pasurisë së biznesmenit të njohur në fushën e medias Ylli Ndroqi. SPAK e ka marrë këtë vendim pasi Ndroqi akuzohet se pasuria e tij ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto të ardhura janë përfituar nga veprimtaria që ai ka patur në vendin tonë, Turqi si dhe Itali. Konkretisht SPAK, thotë se ekziston një dyshim i arsyeshëm se Ndroqi, alias Xhemal Pasmaçiu, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale, e po ashtu, është arrestuar më 1998 në Stamboll bashkë me disa shtetas të tjerë. SPAK ka…

Read More

Virusi që shkakton COVID-19 transmetohet përmes spërklave, të padukshme të përcjella në ajër kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Atëherë këto stërkla mund të “zbresin” tek njerëzit që janë afër ose sipërfaqe që prekin të tjerët. Nga atje, këto grimca virale mund të kalojnë nga duart e njerëzve në hundët ose gojët e tyre, ku thithen në pjesën e pasme të fytit dhe rrugëkalimeve të hundës. Transmetimi gjithashtu mund të ndodhë kur një person prek sytë. Grimcat virale janë të pajisura me proteina në formë gishtash. Këto maja, janë ato që u mundësojnë grimcave të lidhen me receptorët…

Read More

John Hume, një katolik i moderuar, i cili ka fituar çmimin Nobel për Paqe për rolin e tij nëpajtimin në Irlandën e Veriut, vdiq sot në moshën 83-vjeçare, njoftoi familja e tij. “John Hume vdiq në orët e para të mëngjesit pas një sëmundjeje për një kohë të shkurtë”, theksoi në një komunikatë familja e ish-liderit nacionalist katolik, laureati i çmimit Nobel për Paqe në 1998, viti i nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, e ashtuquajtur e Premtja e Shenjtë, me drejtuesin protestant të Partisë Unioniste të Ulster, David Trimble. Ish-liderit katolik nacionalist iu dha Nobel për Paqe në vitin 1998…

Read More

Çfarë fshihet pas shpërthimit të ashpër të Antonio Conte në fund të ndeshjes Atalanta-Inter? Tekniku salentin siguroi se nuk ka asnjë objektiv merkatoje në qendër të shqetësimeve të tij. Fjalë që nuk e bindin plotësisht Paolo Di Canio, një ish-futbollist kontravers, që tani është komentator i “Sky Sport”, i cili në të vërtetë plas “bombën”: “Nëse Interi vërtet vendosi të provojë blerjen e Messit, nëse kishte thënë tashmë se do të bëjë gjithçka për ta marrë argjentinasin, a jeni të sigurt që Conte do ta donte atë tek Interi? Unë them jo. Kjo do të thotë që ne do të…

Read More

Çerdhja numër 42 në Tiranë është mbyllur pasi dy edukatore kanë rezultuar pozitive me COVID-19. Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se dy edukatoret kanë rezultuar me koronavirus, gjithashtu janë njoftuar prindërit dhe është pezulluar aktiviteti për dy javë sipas protokollit, shkruan BW. Ndërkohë të gjitha ambientet e çerdhes janë dezinfektuar.

Read More

Një 68-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në bregdetin e Vlorës, në Zvërnec. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë. 68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Read More

Shoqëria shpesh mendon se nëse jeni duke qarë është një shenjë dobësie. Nëse ndiheni sikur të keni nevojë të qani, mos i mbani lotët. Ata me të vërtetë kanë më shumë përfitime shëndetësore nga sa mendojmë. Stresi Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të pushojnë gjatë kohës stresuese. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme, dhe mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të qetësohet. Sipas studiuesve, të qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS). Kur aktivizohet, PNS ka një efekt qetësues në tru. Tensioni i gjakut Presioni i lartë…

Read More