Çerdhja numër 42 në Tiranë është mbyllur pasi dy edukatore kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Burime nga Bashkia e Tiranës thanë se dy edukatoret kanë rezultuar me koronavirus, gjithashtu janë njoftuar prindërit dhe është pezulluar aktiviteti për dy javë sipas protokollit, shkruan BW. Ndërkohë të gjitha ambientet e çerdhes janë dezinfektuar.
