Prej ditësh, në media kanë qarkulluar lajme se Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim. I ftuar së fundmi në “Edicioni Veror”, Albani ka treguar se gëzon një raport shumë të mirë me Florin, por mbetet për t’u parë nëse do sjellin ndonjë duet. Dyshja janë përfolur dhe për rivalitet mes tyre, por Albani ka treguar se diçka e tillë nuk ekziston. Megjithatë atyre iu pëlqen ‘t’i hedhin pak benzinë zjarrit’ dhe të vazhdojnë lojën e të qenurit rivalë. “Neve jemi miq shumë të mirë, që ndër vite ndoshta nuk na ka lidhur shumë…
Author: tirana
Shumë njerëz nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, e një studim i kohëve të fundit po pretendon se mesatarja është vetëm gjashtë orë gjumë në Britani. Arsyet për netët pa gjumë ndryshojnë dhe shpesh janë të lidhura më çështjet psikologjike, por studimi pohon se mund të jetë edhe mungesa e prijes së sasisë të duhur të ujit gjatë ditës. Sipas hulumtimit të bërë nga akademikët në Penn State University, Pennsylvania, njerëzit që flinin për gjashtë orë në natë kishin urinën dukshëm më të koncentruar dhe ishin më të dehidratuar krahasuar me ata që rregullisht flinin tetë orë në natë, që është…
Ish-ministri i Brendshmë Saimir Tahiri ka ndërmarrë një udhëtim të vështirë aventure, dhe që mesa duket ia ka dalë mbanë. Tahiri ka nisur pushimet duke vendosur të shkëputet nga rrëmuja e Tiranës, teksa ka ndërmarrë një udhëtim të gjatë me këmbë në disa zona piktoreske të Tepelenës e deri pranë Vlorës. “Kuç – Gusmar – Llufe…. deri te Jaho Xhebra”, shkruan ish-ministri që tashmë pritet të gjykohet nga e para pas vendimit të Apelit vetëm disa ditë më parë. Por kjo natyrë dhe ky udhëtim i gjatë duket se e kanë bërë të harrojë një tjetër udhëtim, atë për drejtësi.
Një aeroplan i tejmbushur me kokainë është rrëzuar pak minuta pas ngritjes. Ngjarja është regjistruar në shtetin oqeanik Papa, në Guinean e Re. Policia kanë njoftuar se destinacioni i aeroplanit ishte Australia. Autoritetet besojnë se shkak për rrëzimin e aeroplanit, ishte mbingarkimi me kokainë. Raportohet se brenda aeroplanit kishte rreth 500 kilogramë kokainë me vlerë 80 milionë euro. Kokaina e gjetur nga policia ishte e ndarë në 28 çanta, ndërsa për rastin janë arrestuar 8 persona, të cilët dyshohen se janë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal.
Për të gjithë ata që janë me pushime dhe përtej të mirave që ka plazhi, nuk e kanë shumë qejf fytyrën e skuqur nga dielli, ne ju sugjerojmë që të bëni një maskë shumë të mirë për lëkurën tuaj që të mos pendoheni kur të ktheheni nga pushimet. Ju duhet pak limon dhe mjaltë. Përse janë të nevojshme? Të gjithë e dimë që mjalti është një antiinflamator, për të eliminuar irritimet e ndryshme apo skuqjet e lëkurës. E mban lëkurën të butë gjatë gjithë kohës.Ndërkohë limoni, është një burim natyral i vitaminës C, që prodhon kolagjen në lëkurë që do…
Në kutitë postare të shumë amerikanëve kanë mbërritur mijra pako nga Kina, që përmbajnë fara të ndryshme bimësh. E gjithë ngjarja është e mbuluar me mister. Çfarë janë këto fara, kush i dërgon dhe a është thjeshtë një gabim postar apo një “plan diabolik”? Shteti amerikan ndërkohë iu ka bërë thirrje qytetarëve të mos i mbjellin farat, pasi mund t’i përkasin specieve invazive. Megjithatë jo të gjithë janë bindur. Një fermer në Booneville, rreth dy muaj përpara se llafi të përhapej në media, mori një pako me fara të tilla dhe vendosi t’i mbjellë. “Ne i mbollëm këtu vetëm për…
Edhe pse kohë Covid-i, shumë persona nuk i kanë ndalur planet e tyre për t’u martuar apo bërë dasmë. Por diçka e tillë nuk ishte parë ndonjëherë, ku disa dasmorë kanë bllokuar autostradën Tiranë-Durrës, duke u bërë kështu pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera. Nga pamjet ata duket se janë shumë të gëzuar dhe kanë ndaluar makinat dhe kanë dalë duke festuar dhe kërcyer në rrugë.
Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar Dëshmorin e Atdheut, Arben Zylyftarin, i cili ra në krye të detyrës 20 vite më parë në luftë me krimin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është me rëndësi jetike që Policia e Shtetit të jetë shembulli i respektimit të ligjit për t’u shërbyer me nder, duke u distancuar nga lidhjet me krimin, politikën dhe praktikat arbitrare. Presidenti Meta theksoi gjithashtu se lufta kundër drogës dhe banditëve të lidhur me politikën është kusht thelbësor për integrimin europian, dhe çdo neglizhencë do të ketë pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.…
Kush duhet ta marrë i pari vaksinën për COVID-19n? Autoritetet shëndetësore të SHBA shpresojnë që në fund të muajit të ardhshëm të kenë disa udhëzime se si t’i racionojnë dozat fillestare, por ky nuk do të jetë një vendim i lehtë. “Jo të gjithëve do t’u pëlqejë përgjigjja,” tha Dr. Francis Collins, drejtor i Instituteve Kombëtare të Shëndetësisë, para njërit prej grupeve këshilluese, ndihmën e të cilit ka kërkuar qeveria për të marrë një vendim. “Do të ketë shumë njerëz që mendojnë se duhet të ishin në krye të listës,” tha Dr. Collins. Tradicionalisht, në linjën e parë për të…
Makina ka përplasur për vdekje një 14-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë në Farkë. “Më datë 02.08.2020, rreth orës 17:00, në Farkë, mjeti me drejtues shtetasin I.Z., ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L, 14 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit u shoqerua në ambientet e Komisariatit Nr.1, për veprime të metejshme.Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
“I lumtur që fitova titullin tim të dytë radhazi në Serie A. Duket e lehtë por nuk është kështu. Vit pas viti, me talent, me vendosmëri dhe me shumë punë mund të arrish të gjithë objektivat dhe të jesh gjithnjë më mirë se më parë”. Me këto fjalë, Cristiano Ronaldo në profilin e tij në ‘Instagram”, feston me fansat këtë sukses në futbollin italian. CR7 lëshoi ndër të tjera dhe një të dhënë të rëndësishme për të ardhmen e tij: “Tani të ecim përpara për titullin tim të tretë”, shkruan ylli portugez duke bërë të qartë vullnetin e tij për…
Një virologe kineze, e cila u largua nga Kina drejt Amerikës, nga frika se mund të vritej, ka dhënë një deklaratë të bujshme, duke thënë se Covid-19 që po vret mijëra njerëz në glob, mund ta ketë origjinën nga një labotarator ushtarak i Kinës. Specialistja e Virologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong Li Meng Yan deklaron se është e bindur se koronavirusi ka lidhje me një laborator, që është nën kontrollin e ushtrisë kineze. Prej kohësh, Kina ndodhet nën akuza nga shumë shtete, që kanë thënë se Pekini ka fshehur përhapjen e virusit në ditët e para.…