Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Teuta i rrëmben Tiranës Kupën e Shqipërisë

22:20 / August 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0C5BABD7 9EA9 4874 A071 E59429675BFF
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teuta është fituesja e Kupës së Shqipërisë duke e çuar kupën në Durrës. Teuta ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti Tiranën 2-0 në stadiumin “Air Albania”. Të dyja ekipet kishin uri të madhe për ta fituar trofeun në 100-vjetorin e themelimit të skuadrave, por dominues ishin ‘djemtë e detit’.

 Hoxha dhe Vila ishin ata që shuan ëndrrën e bardhebluve për të kurorëzuar një sezon perfekt me dopietë trofesh me Tiranën që ashtu si Teuta këtë vit mbush 100 vjeç.

Fillimi i kësaj finaleje ishte shokues për skuadrën kampione të vendit që e pa veten në disavantazh që në minutën e dytë me anë të Rustem Hoxhës pas një goditje këndi. Ishte ky një gol që i dha shumë zemër Teutës në minutat e para me skuadrën durrsake që iu afrua edhe golit të dytë me Emiliano Vilën. Gjithsesi Tirana përpiqet të reagojë dhe krijon rastet e saj me Torasën, por bardheblutë e kanë të vështirë të mposhtin portierin Stivi Frashëri dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për Teutën.

Në pjesën e dytë, Tirana regjistron shanse të tjera të shënimit të golit të barazimit, por ajo që e fjeti atë ishte përsëri Teuta. Lorenco Vila përfitoi nga një gafë e Kristi Vangjelit për të dërguar topin në portën e kampionëve të Shqipërisë dhe për të çuar në 2-0 rezultatin e ndeshjes që i mbylli praktikisht llogaritë e kësaj finaleje. Në fund Teuta ngriti trofeun e këtij kompeticioni që ishte i 4 për të dhe Tirana konfirmohet si ‘hajmalia’ e skuadrës bregdetare përsa i përket finaleve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.