Shkodranët kanë triumfuar ndaj Besëlidhjes ditën e sotme me rezultatin 3-1 në ndeshjen “play out”.
Ndeshja nisi mirë për ekipin e Hysen Dedja, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë falë dy supergolave të Arsid Krujës në minutën e 15-të dhe të Markut në minutën e 18-të.
Pas kësaj, Besëlidhja u hodh para dhe arriti të gjente golin me anë të Xhorxheviç në minutën e 32-të.
Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e shkodranëve që gjetën golin e qetësisë me anë të Gilman Likës në minutën e 77-të, duke siguruar kështu qëndrimin në Superiore për sezonin e ardhshëm.
https://www.facebook.com/tirananews.al/videos/294314291822940/?__tn__=k