Author: tirana

Me 53 pikë në 36 ndeshje, vendi i 6-të në kampionat, Partizani arkivon një sezon totalisht të dështuar, pa trofe dhe jashtë europe. Skënderbeu ishte i fundit që i dhuroi një leksion futbolli duke i shkaktuar një humbje me “poker” golash. Olsi Rama, drejtori i përgjegjshëm i klubit, nuk dëshiron të ndalet gjatë në këtë sezon, jo pozitiv për të, pasi tashmë është koha të mendojnë për të ardhmen, për sezonin pasues, që nis me Ilir Dajën në stol.

Read More

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka braktisur sallën duke deklaruar edhe votën kundër ndryshimeve kushtetuese. Gjuzi tha se tek propozimi i opozitës parlamentare për këtë projektligj janë 4 firma të falsifikuara. Ai tha se nuk do të qëndronte më në këtë Kuvend që falsifikon dhe me ndryshime kushtetuese mashtron dhe kontrollon votën. Në fund Ruçi i ka uruar rrugë të mbarë me braktisjen e seancës.

Read More

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari deklaroi se kjo ditë është historike, pasi çështja e listave të hapura nga një çështje periferike, u mbështet pa rezerva nga e gjithë klasa politike. Këtë fitore ajo ia dedikoi qytetarëve shqiptarë. “Kur kohë më parë në këtë sallë, u artikulua ideja e mënyrës së përzgjedhjes së deputeteve, shumë pak njerëz nga përkrahën. Ka pasur shumë prej jush që ishin skeptikë, Disa sepse ende nuk e kuptonin se çfarë rëndësie kishte për të hapur listat dhe sistemin që vjen për qytetarët. Sot jemi duke bërë diçka historikë. Jam krenare për këtë kauzë, nga një çështje…

Read More

Një ligjvënës republikan që refuzonte rregullisht të vishte maskën gjatë punimeve të Kongresit dhe kishte qenë edhe në Teksas me presidentin amerikan, Donald Trump, rezultoi pozitiv për koronavirusin, konfirmoi vetë ai. ”Louie Gohmert rezulton pozitiv”, raportoi ”Politico”, duke cituar burime të shumta. Gohmert më vonë konfirmoi se ai pati një test të shpejtë gjatë hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën, që rezultoi pozitiv, dhe një tjetër test më vonë që ishte gjithashtu pozitiv. ”Jam asimptomatik, por me sa duket unë kam virusin Wuhan”, tha ai duke përdorur një term që Trump thoshte për të përshkruar virusin që u zbulua…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot me nje mesazh, ish-ministrin socialist Luan Hajdaraga.  Në një shënim në facebook, kryeministri Rama shkruan se ai kujtohet gjithmonë me buzëqeshje, dhe sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës. Mesazhi i Ramës: LUAN HAJDARAGA ishte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera…

Read More

Teksa sot miratohen ndryshimet kushtetuese, vjen një deklaratë e fortë nga deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi.  Nga foltorja e Kuvendit Alimadhi tha se disa deputetë opozitar kanë votuar në emër të kolegëve të tyre, në listat ku shpreheshin pro ndryshimeve kushtetuese. Ai i bëri thirrje kolegëve të tij që të jenë të qartë, ndërsa Kuvendi të publikojë listën në fjalë. “Në mbledhjen e përbashkët të këshillit legjislativ, kam kërkuar që të shikohen firmat e deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Këtë shqetësim juridik por të rëndësishëm e kam ngritur në mbledhjen e përbashkët. Do kërkoja që një nga listat ku kanë…

Read More

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin dhe kreu i KMSH, Bujar Spahiu i është drejtuar me një apel për festimet gjatë këtyre ditëve. Spahiu thotë se besimtarët duhet të kenë kujdes dhe të marrin masat e duhura për COVID-19. Sipas tij shëndeti ka rëndësi të veçantë në fenë islame dhe kërkon nga besimtarët që të shpalosin verat njerëzore, edukative dhe shpirtërore të Haxhit. STATUSI NGA BUJAR SPAHIU Bismil-lahi Rrahmani Rrahim! Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë! Falënderimet i takojnë Krijuesit të gjithësisë, Zotit të Botërave, Allahut (xh.sh). Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed…

Read More

Publikohen dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje që ndodhet në Arkivin Qëndror të Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), ku ndodhet një korrespodencë në mes Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Shuaip Panariti, me Komitetin Qëndror të PPSH-së dhe Kryeministrinë, lidhur me procesin gjyqësor të zhvilluar në nëntor-dhjetor të vitit 1963, ndaj të pandehurve: Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Robert Vullkani, Trifon Xhagjika, Thoma Rafaeli, Franko Sara dhe Stavri Rafaeli, të gjithë kuadro të lartë të diplomuar në universitetet dhe akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve të tjera të Europës Lindore, si artistë, inxhinjerë,…

Read More

Në Kuadrin e fundit makroekonomik, qeveria shqiptare parashikon që të ardhurat për frymë në vitin 2020 të zbresin në 553 mijë lekë (rreth 4,760 euro). Në krahasim me një vit më parë, këto të ardhura pritet të bien me 5.7%, ose me rreth 270 euro më pak për çdo shqiptar. Kjo është hera e parë, të paktën në dekadën e fundit, që të ardhurat për frymë vlerësohen në ulje. Arsyeja kryesore lidhet me pasojat që pandemia e Covid ka dhënë në ekonomi. Për 2.84 milionë banorë që ka vendi, humbja totale e të ardhurave vlerësohet të arrijë në rreth 770…

Read More

Sesioni parlamentar mbyll sot Legjislaturën e IX me votimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese. Sot kjo seancë është e veçantë dedikuar vetëm ndryshimeve kushtetuese ose me saktë votimit të draftit me amendime kushtetuese që janë të marrëveshjes së PS me opozitën parlamentare miratuar fillimisht nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve. Duket se ndryshimet kushtetuese sot do të votohen pa konsesusin e opozitës jashtëparlamentare pasi Gjiknuri ditën e djeshme në Këshillin Politik refuzoi propozimin me 6 pika të PD- LSI për hapjen e listave 100%. Opozita e Bashkuar propozoi që të prekej vetëm neni 68 i Kushtetutës dhe jo…

Read More

Opozita e Bashkuar i ka bërë apel Partisë Socialiste që të heqë dorë nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe e fton të vijojnë dialogun në Këshillin Politik. Në një deklaratë, Opozita e Bashkuar thekson se ndryshimet e njëanshme kushtetuese nuk janë te detyrueshme për të prandaj PS duhet t’i qëndrojë konsensusit dhe marrëveshjes së përbashkët të 5 qershorit. NJOFTIMI DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR 30 korrik 2020 Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë…

Read More