Author: tirana

I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin e Ballkanit, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve në Këshillin Politik. Sipas tij kjo marrëveshje pasqyron bashkëpunimin e ngushtë Shqipërisë me SHBA. “Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer, cituar nga Zëri i Amerikës. Kjo është deklarata e parë e tij për lëvizjet e fundit politike në Shqipëri. Po ashtu Palmer ke nënvizuar rolin e Bashkimit Evropian dhe të dërguarit të posaçëm evropian, Miroslav Lajcak, për rifillimin e…

Read More

Mësohet se PS ka refuzuar propozimin e Opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve. Sipas përfaqësuesit të PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri ka kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të hartuara dhe paraqitura nga PS. Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli. Opozita ka paralajmëruar se me ecjen në…

Read More

Ambasada e SHBA në Tiranë lajmëron se do të hapet në Shqipëri Akademia për Gratë Sipërmarrëse, e cila synon t’i ndihmojë ato për të bërë realitet idetë e biznesit. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në bashkëpunim me Qendrën Ideo dhe Destil Creative Hub, kanë kënaqësinë të hapin për herë të parë në Shqipëri Akademinë për Gratë Sipërmarrëse (AWE), e cila synon të ndihmojë gratë të sjellin në jetë idetë e tyre sipërmarrëse nëpërmjet njohurive, kontakteve dhe financimit. Nëse je një grua nga 20-35 vjeç dhe ke një ide biznesi të cilën dëshiron ta bësh realitet, ju mund të aplikoni për…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video në facebook-un e saj personal, ku tregohet se cilat janë hapat që çdokush duhet të ndjekë, nëse ka dyshime se vetë ai apo ndonjë i afërm i tij është i prekur me Covid-19. Manastirliu bën me dije se duhet të vizitoni faqen online për Covid-19. Nëse plotësohet formulari duke përshkruar gjendjen tuaj shëndetësore, atëherë do të udhëzoheni nëse keni covid-19 dhe duhet të ndiqeni te mjeku i familjes, nëse duhet të telefononi në 08004040 apo nëse duhet të telefononi numrin 127 të urgjencës mjekësore. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

Read More

Kush do të marrë vaksinën e koronavirusit i pari? Duke lënë mënjanë retorikat, fjala i mbetet gjeopolitikës dhe parave. Nuk ka të bëjë thjesht me mbrojtjen e shëndetit të një popullate. Siç e shohin shumë ekspertë, një vaksinë është gjithashtu e rëndësishme për t’i rikthyer ekonomitë në rrugë të mbarë. Liderët botërorë e dinë këtë, e kjo është dhe arsyeja që vendet e pasura po përpiqen të kapin qindra miliona doza të vaksinave të mundshme të paracaktuara, duke hyrë kështu në një lloj gare vrapimi mes tyre. Suerie Moon, bashkëdrejtore e Qendrës Globale të Shëndetit të Institutit të Diplomuar në…

Read More

Tre zëvendës ministre në qeverinë Rama janë larguar nga detyra. Mësohet se lëvizje ka pasur në Ministrinë e Infrakturës dhe Energjisë ku është larguar Dorina Cinari dhe në Ministrisë e Brendshme pasi u largua Rovena Voda. Gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar largimin dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, e cila ka thënë se është larguar për arsye personale.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot gjeneral major Rushit Begajn si Shef të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Fakti që Rushit Begaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe është specializuar si mjek ka sjellë edhe reagimin e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. “Urime mjekut Gastrohepatolog që sot u bë Shef i Shtabit të Ushtrisë. Ushtria jonë e vetmja në NATO që drejtohet nga një mjek…”, shkruan Manjani në postimin e tij.

Read More

Një 24-vjeçar nga Bolonja vuri një film porno në ekranin gjigand në Piazza Maggiore, ngjitur me bazilikën e San Petronio, në Bolonjë. Aty në mbrëmjet e verës, transmetohen filmat e zgjedhur nga Cineteca. Shfaqja u ndërpre nga ndërhyrja e policisë dhe i riu mori një gjobë prej 3.300 eurosh për vepra në kundërshtim me vendosmërinë publike. Filmi u luajt për vetëm 15 minuta. I riu përfitoi nga festivali veror “Nën yjet e kinemasë”. Në rrjetet sociale ka nisur mbledhja e fondeve për gjobën që mori i riu dhe 2 mijë euro që teprojnë do t’i dhurohen Cinetecas.

Read More

Departamenti amerikan i Sigurmit Kombëtar tha të martën se nuk do të pranojë aplikime të reja për programin që mbron nga deportimi persona që u sollën në SHBA në moshë të mitur në mënyrë të paligjshme. Ky njoftim u pasua me kritika nga aëtivistë për të drejtat e imigrantëve si dhe nga demokratët në Kongres. Sekretari në detyrë i Departamentit të Sigurimit Kombëtar, Chad Wolf, shkruan në një njoftim se do të hapë një rishikim të programit për mbrojtjen nga deportimet të këtyre personave, të njohur si programi DACA dhe se gjithashtu aplikimet e reja nuk do të pranohen për…

Read More

Në thertore dhe ferma ka pasur disa shpërthime të virusit Corona. Një shkak më shumë për të rishikuar edhe një herë gjendjen e punonjësve në këto vende. Politika ka paralajmëruar ndryshime. “Në Gjermani nuk do të vij më kurrë. As për pushime, as për vizitë. Edhe botën të ma japin!” Mariana Costea ka punuar në një fermë bavareze dy muaj. Më gjatë nuk ka mundur të durojë, për shkak të orëve të tepërta të punës, kushteve të rënda, vendbanimeve të papastërta, mungesës së masave për mbrojtje nga virusi Corona. “Unë nuk e kam pranuar që me një dhomë të flejmë…

Read More

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së tha se ndryshimet e njëanshme Edi Rama dhe PS po i bëjnë sepse “sot dalin forcë e 3-të ose e 4-të”. “Më kënaq veprimtaria e Ramës që tregon se është i frikësuar. … S’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhi gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t”, tha Kryemadhi në një intervistë për News24. Kryetarja e LSI- së sqaroi se opozita nuk po e bënë luftën për koalicionet por për integrimin e vendit. Kryemadhi theksoi se asnjë veprim i Ramës nuk e ndalon…

Read More