Presidenti Ilir Meta pak orë para se Tirana të jetë zyrtarisht kampione e Superligës së Shqipërisë ka pozuar me fanellën bardh e blu. Meta thotë se Tirana e meritonte këtë sukses në 100- vjetorin e kryeqytetit dhe nxjerr edhe një listë të legjendave të ekipit të cilëve u dedikon këtë sukses. Por Presidenti thotë se sot më e rëndësishme se çdo gjë është shëndeti dhe jeta prandaj duhet të respektohen të gjitha udhëzimet për maskën dhe distanizimin fizik. Në stadium Tirana nuk do të ketë fatin ta festojë ngritjen e Kupës me tifozët pasi autoritetet nuk e lejojnë diçka të…
Author: tirana
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, paralajmëron se do të vazhdojë betejën me drejtësinë. Ish-ministri reagon një ditë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm zbardhi vendimin ndaj tij për rikthimin e dosjes për rigjykim. Duke publikuar faqen e parë të vendimit të gjykatës, Tahiri kapet me detajin “Në emër të Republikës”, duke thënë se “edhe në emër të politikës, beteja vazhdon”. Sipas Gjykatës së Posacme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria është kontradiktore, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”. Apeli i Posaçëm e cilësonte të gabuar edhe vendimin e gjykatës së shkallës së…
Ish- deputeti i LSI, Vangjel Tavo ka publikuar një vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ku 73 punonjësve të QSUT u njoftohet pushimi nga puna. Tavo thotë se një dëm i tillë ndaj bluzave të bardha vjen prej PPP-ve dhe ky është shpërblimi nga qeveria e paaftë. Ai shton se për shkak se këta punonjës hiqen nga puna detyrohen të ikin nga Shqipëria dhe të emigrojnë në Gjermani e vende të tjera. Për më tepër këto pushime pune në QSUT kanë ardhur në një kohë kur Shqipëria është në mes të pandemisë së COVID-19. STATUSI NGA VANGJEL TAVO Vazhdojnë PPP-të dhe…
Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë një 68-vjeçare nga Shijaku, e cila ishte e shtruar tek Infektivi, dhe një 60-vjeçare nga Tirana e shtruar te “Shefqet Ndroqi”, si dhe janë konfirmuar 108 raste pozitive. Ndërkohë, situata në dy spitalet Covid vijon të jetë shqetësuese, ku aktualisht po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Deklarata e Mirela Camit, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor: Ministria e Shëndetësisë ju informon mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi…
Dy të dënuar për vdjedhje me armë duhet të deklarojnë pasurinë brenda 40 orëve. Në një njoftim për mediat Operacioni Forca e Ligjit bën me dije se Laureta Kokoshi (Salkurti) dhe Markel Balazi (Balozi) do duhet të përgjigjen për pasurinë e tyre. Sipas Policisë këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Vijojnë të shënohen shifra të larta infektimesh në Kosovë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 194 persona. Aktualisht në Kosovë janë në total 7846 raste pozitive, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 196. Njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë: 138 TË SHËRUAR DHE 194 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 194 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 7.846 raste…
Koronavirusi i ka marrë jetën ministrit për Çështjet e Veteranëve në Bosnje-Hercegovinë, Sallko Bukvareviç. Ditë më parë ai rezultoi pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa të mërkurën gjendja e tij u përkeqësua. Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Që prej ditës së hënë Bukvareviç ndodhej në terapi intensive, i intubuar. Sallko Bukvareviç, 53 vjeç, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë që prej vitit 2015. Me vdekjen e tij, shkon në 305 numri i viktimave nga COVID-19 në Bosnje-Hercegovinë. Po ashtu që nga fillimi i pandemisë, në Bosnje janë regjistruar më shumë se 11 mijë të…
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë online me përfaqësues të KLGJ e GJL. Kim vuri në dukje së sistemi gjyqësor në këto ditë duhet të bazohet pikë së pari tek rritja e besimit të publikut dhe komunikimi mes palëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë të mbështesin Reformën në Drejtësi dhe do të bëjnë ç’është e mundur për të ndihmuar Gjykatën e Lartë, funksionimi i së cilës lidhet me zgjidhjen e disa problemeve kryesore me të cilat përballet sot gjyqësori në Shqipëri. Kim i kërkoi KLGJ-së që të gjejë zgjidhje…
Kanë shpërthyer në revoltë bashkëshortet e komisonerëve të ndjerëve, Kasem Lala dhe Besim Bregu. Personat në fjalë janë 2 nga 21 komisionerët për të cilët u lëshua urdhër arresti, nga SPAK në lidhje me dosjen ‘339’, e cila ka të bëjë me vjedhjen e votave në Durrës dhe laboratorin e kokainës në Has. Mësohet se 2 nga 21 komisionerët për të cilët u lëshua urdhër arresti, kanë ndërruar jetë 2 vite më parë. Lidhur me këtë skandal kanë folur bashkëshortet e të ndjerëve. Bashkëshortja e Besmirit, Nafie Bregu ka thënë se është shokuar kur ka parë emrin e të shoqit…
Pas largimit nga kreu i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ka zgjedhur të shkojë në Gjykatën e Apelit Administrativ. Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e fundit vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Dvorani, i cili kishte të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë. Dvorani ishte ftuar që të zgjidhte një nga pozicionet si: Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Gjykata e Apelit Shkodër. Kujtojmë që Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftimi mbarimin e mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se zgjedhjet në universitete që do të zhvillohen ditën e nesërme janë në kundërshtim me ligjin. Sipas Vokshit, kryeministri Edi Rama po shfrytëzon pandeminë për të uzurpuar arsimin e lartë. Ajo theksoi se këto zgjedhje janë pa garë dhe se pedagogëve u është hequr mundësia që të bëjnë fushatë. Deklarata e plotë: Edi Rama është armiku më i madh i zgjedhjeve. Nuk ka rëndësi nëse ato janë zgjedhje politike apo jo, Edi Rama di vetëm t’i përdhosë ato dhe shkatërrojë për të nxjerrë rezultatin e paracaktuar, herë duke aktivizuar krimin e organizuar,…
Drejtori rajonal për Evropën në OBSH, Hans Kluge, thotë se infektimet në rritje mes të rinjve qëndrojnë pas rritjes së fundit të rasteve në të gjithë kontinentin. Ai tha për BBC se autoritetet duhet të komunikojnë më mirë me pjesëtarët më të rinj të shoqërisë. “Një numër në rritje vendesh po përjetojnë shpërthime të lokalizuara dhe shtim të rasteve të koronavirusit. Ajo që ne dimë është se kjo vjen si pasojë e një ndryshimi në sjelljen e njerëzve”, tha ai. Ne po marrim raporte nga autoritete të shumta shëndetësore për një numër më të lartë infektimesh të reja mes të…