Author: tirana

Deputeti socialist Eljo Hysko, së bashku me dy ligjjvënës të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, u konfirmuan me COVID-19 pak ditë më parë. Me anë të një publikimi në Whatssap, Hysko njofton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Më tej ai ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes, të vendosin maskën dhe të ruajnë higjienën. Postimi Të dashur miq, ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time, pas publikimit të lajmit në media. Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë…

Read More

Nëpërmjet një postimi në Twitter kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Meta, i cili i quajti ndryshimet kushtetuese të papranueshme. Postimi i Ramës në Twitter Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam, sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë…

Read More

Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se marrëveshja e 5-qershorit, e arritur me aq mund mes palëve, po merr tipare konfliktuale. Po ashtu, ai ka sjellë në vëmendje se reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë. Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf: Shpreh keqardhjen që megjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj…

Read More

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese sot në Kuvend, vjen reagimi i parë nga presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kreu i shtetit pohoi se ndryshimi i njëanshëm sipas tij nga Kuvendi, është antikushtetues dhe i papranueshëm. Mes të tjerash ai tha se “Asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.”. Postimi i PresidentiT Ilir Meta Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm! Ndryshimi i dhunshëm i…

Read More

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi komentoi votimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa tha se Rama vendosi sot izolimin e Shqipërisë. “ Vendimet e tyre sot në parlament që cënojnë integritetin e shtetit e cuan drejt izolimit iu bëj të qartë se sot më shumë se kurrë kemi bashkë të gjithë shqiptarët e bashkuar përballë edi ramës së vetmuar. Kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar dot Edi Ramën por do të mbytet në fekalet që ka mbledhur ne parlament” tha Kryemadhi ndërsa theksoi se do të vijojë të jetë pjesë e Këshillit Politik “Vendimet që sot ka bërë Edi…

Read More

Miratohen ndryshimet kushtetuese në Parlament me 106 voto pro, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënëses së Komisionit Europian, Ana Pisonero.  KE-ja ka reaguar përmes një postimi në twitter. ” I vulosëm shpejt e shpejt”, detaje nga dosja 339, biseda e ”Niçes” së Shijakut me personin që votoi 23 herë në zgjedhjet e 2017: E hodha votën e plakut që është në Itali “Ndërsa pranojmë miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë të disa ndryshimeve në Kushtetutë në lidhje me sistemin zgjedhor, është për të ardhur keq që nuk është caktuar më shumë kohë në fazën përgatitore për të gjetur një kompromis…

Read More

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike opozitës jashtëparlamentare që të jetë e pranishme nesër në Këshillin Politik. Përmes një reagimi në Twitter, kreu i qeverisë pohoi se Kushtetuta thotë që listat jo më pak se 2/3 duhet të hapen, ndërsa shton se; “po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe”. REAGIMI I PLOTË: LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po…

Read More

Ndonëse nuk kanë kaluar ende 24 orë nga projekti më i fundit muzikor i Encës dhe Don Xhonit, ‘Break Down’, kënga numëron më shumë se 1 milion klikime në kanalin e ‘Youtube’. Përveç kësaj kënga është kthyer në një trend brenda Shqipërisë dhe jashtë saj. ‘Break Down’ është renditur në vendin 17-të në videot trend në mbarë botën. “Jo po lajme fallco, jo po s’ka me dhez. Jemi në trend botëror kështuqë prekni ndonjë gjë me dorë”, ka shkruar Enca krah postimit të fundit në ‘Instastory’. Kujtojmë se fansat e Encës dhe Don Xhonit e kanë shpërndarë gjerësisht këngën e…

Read More

Pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Klea Huta ka vendosur të rikthehet në muzikë me një projekt të ri. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës së re në ‘Instastory’, duke pyetur ndjekësit se me kë mendojnë se do të vijë në bashkëpunim. “Me kë dhe kur?”, ka shkruar Klea krah postimit ku shfaqet në makinë duke dëgjuar këngën. Huta nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë rreth rikthimit të saj në muzikë, por me siguri ajo ta ndajë shumë shpejt projektin e saj më të ri

Read More

Në një deklaratë për mediat pas votimit të ndyshimeve kushtetuese, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se sot Kuvendi tregoi se është një çirak i intersave politikë të Edi Ramës. “Sot Kuvendi gjysmak tregoi se është një cirak i intersave politike të Edi Ramës. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, ato hapen veten nga fundi sepse Rama refuzoi propozimin tonë. Sot kuvendi shkeli më këmbë ligjet e kushtetutën. Shkelën konsensusin. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme e pakonsensus. Rregullat kanë qenë produkt konsensual. Kurrë më parë një kryeminister nuk ka vënë interesin e tij…

Read More