Author: tirana

Pasditen e kësaj të enjte (30 korrik) u gjet i vrarë Eugert Lazaj në vilën e tij në periferi të Tiranës. Ai është pronar i kompleksit “Adorions Palace” në zonën e Maminasit. Policia gjeti pranë trupit të tij armën me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja. Autoritetet dyshojnë për vetëvrasje në kushtet e depresionit. Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Read More

Ish-trajneri i kombëtares Gianni de Biasi ka firmosur zyrtarisht kontratën me Azerbajxhanin. Nëpërmjet faqes zyrtare, ish-trajneri i Shqipërisë, ka njoftuar ditën e sotme ka firmosur një kontratë deri më 30 nëntor të vitit 2021 me Federatën e Azerbajxhanit. De Biazi do të nisë nga puna e re, ku shfaqet shumë i lumtur dhje shprehet se është gati për një sfidë të re.

Read More

Është zbardhur vrasja e 30-vjeçarit Florian Lamcja, ngjarje e ndodhur ditën e sotme, ndërsa policia ka vënë në pranga dy persona, dhëndrin e ish-kryebashkiaku të Elbasanit, Sokol Sanxhaktarin, dhe shokun e tij, Adriano Hajdarin. Sipas Policisë, viktima Florian Lamçja kishte pirë bashkë me dy autoret deri në orët e para te mëngjesit, dhe pas një sherri banal ka nisur dhuna verbale. Dyshohet se ai është qëlluar me shishe birre, ku goditjet në kokë i kanë shkaktuar vdekje. Florian Lamçja është vëllai i Olti Lamçja, i cili disa vite më pare ka vrarë me arme zjarri pronarin e një diskoje në…

Read More

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur sot se në mesin e viktimave që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus në kryeqytet është edhe një 13-vjeçar. Bëhet fjalë për Amar Gjotën të lindur në vitin 2007-të, për të cilin është njoftuar se ka ndërruar jetë me datë 22 qeshor. Lajmin për vdekjen e Gjotës e kishin bërë të ditur edhe nga shkolla e të ndjerit. “Me dhimbjen më të thellë shpirtërore ju njoftojmë se ndërroi jetë nxënësi i shkollës sonë Amar Gjota, klasa VII/4. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Amarit dhe gjithë…

Read More

Kryeministri Rama, i është përgjigjur kreut demokrat, Bashës, duke i thënë se kërcënimet për konflikt tregojnë humbje të busullës. Sërish, Rama i ka bërë ftesë Bashës, për të bashkëpunuar. “Lulzim Basha, reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty…

Read More

Ambasada e SHBA reagon ashpër pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, teksa shprehet se “është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit”. Deklarata: Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik. Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në…

Read More

Gjyaka ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Albert dhe Seit Manehasa, të cilët akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan, më 20 korrik pranë banesës së tij. Gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për babë e bir, Albert 64 vjeç dhe Seit Manehasa 37 vjeç, të cilët akuzohen se janë të përfshirë në vrasjen e Emiliano Ramazanit dhe arrestimi i tyre u u bë tre ditë më parë. Disa ditë më parë mbeti i vrarë pranë banesës së tij 39-vjeçari, Emiljano Ramazani, i njohur ndryshe si “Rrahmani”. Pista kryesore e ekzekutimit mbetet ajo…

Read More

Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë ndërruar jetë në dy spitalet Covid një 31-vjeçar nga Tirana dhe tre qytetarë të tjerë, të infektuar me koronavirus. MSH raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 92 raste pozitive, ndërsa situata në spitale vijon të jetë shqetësuese, ku aktualisht o trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar. Deklarat e plotë nga Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend dhe njëherësh ju drejtohet me një thirrje secilit prej…

Read More

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook reagon pas statusit të kryeministrit Rama, i cili i kërkonte Presidentit të mos vijonte të shante ambasadorët, ndërsa e krahasonte edhe me Haxhi Qamilin. Blushi po ashtu si Rama ashpërson tontet duke u shprehur se: “I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi”.

Read More

Presidenti Donald Trump hodhi për herë të parë të enjten idenë për t’i shtyrë zgjedhjet presidenciale të nëntorit, pas aludimeve të tij se votimi me postë do të rezultojë në manipulime, aludime që nuk duket të kenë ndonjë bazë. Presidenti Trump shkruante të enjten në Tëitter se “Me votimin e përgjithshëm me postë zgjedhjet e 2020s do të jenë zgjedhjet më të pasakta dhe më të manipuluara në histori. Do të jetë një turp i madh për SHBA. A duhen shtyrë zgjedhjet në mënyrë që njerëzit të mund të votojnë siç duhet???,” shkruante presidenti në Twitter. Datat e zgjedhjeve federale…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rekord i frikshëm, pasi kanë vdekur 16 persona, si pasojë e COVID-19 Një gjë e tillë është konfirmuar nga të dhënat e publikuara para pak çastesh nga IKSHP-ja, ku thuhet se kanë rezultuar pozitivë edhe 258 persona. Njoftimi i plotë: 196 TË SHËRUAR DHE 258 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive. Numri total i…

Read More

Skënder Gega është trajneri i ri i Kukësit. Mbetet vetëm zyrtarizimi nga klubi, por mësohet se trajneri që shpalli kampion Partizanin në sezonin e kaluar, pas shumë negociatave më në fund ka rënë dakord me presidentin Safet Gjici për të marrë drejtimin e Kukësit. Pas largimit të Orges Shehit, tashmë verilindorët do të nisin një rrugëtim të ri me Gegën në stol. Priten zhvillime në merkato tashmë që trajneri u ndryshua./ PANORAMASPORT.AL

Read More