Meri Shehu ka lajme të mira për shenjat e horoskopit pasi sot planeti Mërkuri në Gaforre takohet në gradë ekzakte me Jupiterin në Bricjap dhe Neptunin ne Peshk dhe ky kombinim do jetë një dhuratë për ne në këtë periudhe. Durimi, këmbëngulja dhe rezistenca ndaj qëllimit do na çojë në realizim. Le të kemi udhërrëfyes një ëndërr e cila pret të materializohet. Dashi – Dita e sotme do ju sjell nje ndryshim ne rrjedhen e ngjarjeve duke e bere me te kendshme te ardhmen ne familje dhe ne panifikimet tuaja ne pergjithesi. Do keni nje realizim ne dashuri. Demi – Jeni…
Author: tirana
Ish-deputeti Nard Ndoka u shpreh se nëse në krye të opozitës do të ishte Sali Berisha, sot do të kishte tension deri në tendencë për të djegur parlamentin. “Lulzim Basha është një lider tjetër. Nëse do kishim Sali Berishës lider të opozitës apo Edi Ramën vetë si lider të opozitës, të cilin e njoh dhe në opozitë, pa diskutim që do të kishim parë edhe një klimë tensioni tek parlamenti, tendencë për ta djegur fare parlamentin, por Basha nuk e gjykon kështu politikën për faktin se është investuar. Kur e mendon kështu politikën, është një dramë edhe për ekonominë, edhe…
Tre persona janë arrestuar në zonën e Livadhjasë pasi dyshohen se kanë kryer disa vjedhje banesash në këtë zonë dhe në disa fshatra grekë. Në vijim të operacionit policor të koduar “Kamistiani”, autoritetet ndaluan shtetasit me iniciale E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre me banim në Burrel në hyrje të Livadhjasë teksa tentuan të largohen me automjetin e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materiale të tjera që…
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me të riun Eugert Lazaj, i cili u gjet i pajetë në brenda vilës në kompleksin “Rolling Hills” Ai ishte pronar i një kompleksi të njohur, ndërsa policia dyshon se 37-vjeçari është vetëvrarë në kushte depresioni dhe stresi. Pranë trupit u gjet edhe arma me të cilën ai u vetëvra. Lazaj ishte pronar i kompleksit “Adorions Palace” në Maminas. Për ndarjen nga jeta të 37-vjeçarit ka reaguar edhe moderatorja Dajana Shabani. Përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet e tronditur për ngjarjen dhe thotë se Lazajn e njihte prej vitesh. “Nuk më…
Deri më 3 gusht, maturantët aplikojnë për universitetin që duan të ndjekin. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se Akademia e Forcave të Armatosura, e shndërruar tashmë në institucion të arsimit të lartë është zgjedhja e duhur për të ardhmen. Duke shpërndarë të dhëna të dobishme, Xhaçka theksoi se ato vlejnë edhe për prindërit të cilët janë në kërkim të arsimimit të duhur për fëmijët. “Atë që ofron Akademia e Forcave të Armatosura se ofron askush tjetër. Akomodim dhe ushqim falas për të gjithë periudhën e studimit. Tarifë studimi zero lekë në vit. Pagesë mujore ndihmëse për të gjithë periudhën…
“Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale…” Deputeti Eljo Hyska, ka reaguar pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me Covid-19, ku thekson se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Hyska shprehet mirënjohës për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun dhe punojnë për të shpëtuar jetë. Po ashtu ai shton se virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze ndaj jua them nga zemra bëni kujdes vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjenën personale. “Të dashur miq,…
Artan Hoxha është zgjedhur Rektor i ri i Universitetit të Tiranës, duke zëvendësuar Mynyr Konin. Hoxha ka siguruar 348 vota të pedagogëve, ndërkohë që Mimoza Hafizi ka marrë 176.
Gregg Garfield i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 qëndroi 64 ditë në një spital në Kaliforni, ku dhe për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore mjekët e detyruan ta fusnin në intubim. Tashmë ai është shëruar, por megjithatë ai ka mbetur me pasoja dhe historinë e tij e ka treguar vetë ai. Ai kishte vetëm një për qind shanse për të mbijetuar pasi kishte komplikime të ndryshme të shkaktuara nga koronavirusi, në veshka, mëlçi dhe inflamacion të mushkërive. Të gjithë gishtat në dorën e djathtë dhe shumica në të majtë, i janë amputuar nga mjekët për ta shpëtuar nga…
Menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese sot në Kuvendin e Shqipërisë janë shtuar sulmet dhe akuzat politike. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha në Euronews Albania se votimi i sotëm në Kuvend ishte historik për ecurinë e demokracisë. “Ne nuk e shohim si një vënie kapaku, por e shohim si krijimi i mundësive të reja në skenën politike shqiptare. Besojmë se sot ishte në votim historik në Kuvendin e Shqipërisë, që i hap rrugë demokratizimit të mëtejshëm të procesit zgjedhor në Shqipëri”, tha ajo. Kalimi i ndryshimeve kushtetues për listat e koalicionet me 106 vota “pro” është kundërshtuar…
Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve për të telefonuar në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik. COVID-19 – Statistika (30 Korrik 2020)Testime totale 40699Raste pozitive 5197Raste të shëruara 2883Raste Aktive 2160Humbje…
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka pezulluar manifestimin qendror për Faljen e Namazit të Kurban-Bajramit dhe u ka bërë thirrje besimtarëve që të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi. Sipas një vendimi të Bashkësisë Fetare Islame, Namazi i Kurban Bajramit do të falet në xhami, por me numër të reduktuar besimtarësh. Kreu i këtij institucioni fetar, Shaqir Fetai, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin me Covid-19 dhe mesazhin e Bajramit e ka publikuar në kushte izolimi. “Me lutjet tona t’i drejtohemi të madhit Zot, që me mëshirën e Tij të lëshojë ndihmën e Vet…
Një aksident auotomobilistik është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat. Dy makina janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrë. Si pasojë e përplasjes, njëra nga makinat ka përfunduar në oborrin e një lokali anës rrugës. Njëkohësisht mjeti ka thyer rrethimin dhe stendat e lokalit. Për fat të mirë dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur lehtë. Ndërkohë nga përplasja janë shkaktuar dëme të shumta materiale.