Banka Botërore ka miratuar ditën e djeshme një financim prej 15 milionë eurosh për Shqipërinë. Financimi do të jetë një projekt ndihmës për të forcuar kapacitetet shëndetësore për të luftuar COVID-19. Për më tepër thuhet se këto 15 milionë euro do të shkojë për testimet e popullsisë, gjurmimin e rasteve, rritjen e shtretërve spitalorë në terapi intensive si dhe trajnime për personelin shëndetësor. Kjo është një përgjigjie financiare nga Banka Botërore ndaj kërkesës së qeverisë dhe tashmë ai do të jetë i formuluar në një projekt konkret në këto drejtime që luftojnë COVID-19. “Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë…
Author: tirana
Policia ka ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë një 37-vjecare, e cila edhe pse ishte pozitive me COVID-19, ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dale nga banesa. Nga kontrollet e ushtruara ka rezultuar se shtetasja E. Z., nga Berati, e cila është infektuar nga COVID-19, kishte shkelur rregullat e vetëkarantinimit dhe kishte dalë jashtë banesës, duke u bërë burim infektimi për personat e tjerë. Në zbatim të Aktit Normativ, për këtë shtetase, Policia e Beratit ka vendosur masë administrative 700.000 lekë. Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit,…
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar sot të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ socialisti thekson se festa e Sakrificës këtë vit merr një kuptim të veçantë kur të gjithëve na duhet të sakrifikojmë në jetën tonë të përditshme, për tu mbrojtur dhe për të këputur zinxhirin e infektimit prej armikut të padukshëm. MESAZHI I BALLËS Mbarë njerëzimi sot kujton bindjen e Profetit Ibrahim ndaj Zotit. Festa e Sakrificës këtë vit merr një kuptim të veçantë kur të gjithëve na duhet të sakrifikojmë në jetën tonë të përditshme, për…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Në dashuri bëni mirë që të ruani qetësinë dhe të mos i trazoni ujërat. Do të ishte mirë që ti shmangnit polemikat gjatë kësaj dite. Puna ju ka lodhur, ndaj mundohuni që të gjeni më shumë kohë për tu relaksuar. Demi Kjo është një ditë më e mirë në disa këndvështrime. Në dashuri gjërat do të ecin më mirë dhe do…
Ditën e sotme në orën 10:00 u zhvillua mbledhja e rradhës parlamentare ku u miratuan ndryshimet Kushtetuese. Dhe pse në një ditë ku temperatura shënonte 40 gradë, gazetari Ismet Drishti i shqetësuar për fatin e Shqiptarëve mori në pyetje disa deputetë që votuan pro ndryshimit të Kushtetutës. Nuk mund të mungonin pyetjet provokative ku dhe përgjigjet e fituara ishin epike të disave prej deputetëve. Drishti i pyeti deputetët se pse Norvegjia dhe Zvicra duan të dalin nga BE (megjithëse këto dy shtete nuk janë anëtare të BE-së), deputetët këtë gjë nuk e dinin. Deputetit Rrahman Rraja i duket se vendimi…
Edicioni i sotëm i gazetës së famshme të Milanos, “Il Giornale”, rikthen emrin e Bernard Arnault dhe planin e bujshëm të multimiliarderit francez për të blerë klubin e Milanit! Sipas gazetës, brenda qarqeve financiare milaneze ka zëra për blerjen e Milanit nga manjati francez: madje, flitet për një marrëveshje që do të arrihet brenda 12 muajsh, kohë e cila do të shërbejë për shqyrtimin e bilanceve dhe për planimetrinë e stadiumit të ri. Prej disa kohësh, emri i sipërmarrësit francez po qarkullon në kuqezi, por klubi gjithmonë ka mohuar gjithçka. Tani, megjithatë, këto thashetheme janë kalitur me një detaj, që…
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht ndryshimeve kushtetuese. Kryemadhi duket më pak e shqetësuar nga aktorët politikë opozitarë, lidhur me ndryshimet kushtetuese. Në një intervistë me gazetarin Cim Peka, ajo konfirmoi pjesëmarrjen e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik ditën e nesërme. “Edi Rama ka qejf të hajë dru mo vëlla, qoftë në mënyrë verbale, qoftë siç do t’i vijë më pas. Edhe mamaja e tij, Aneta t’ja shkruaj kushtetutën nuk del dot fitues. Sot ai karikon njerëz që do të punojnë nga mëngjesi deri në darkë…
Një aksident automobilistike ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përmbysur anës rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 perosna. Personat në fjalë janë nisur menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Mjeku i njohur Tritan Kalo ka bërë apel që shqiptarët të urojnë njëri-tjetrin për festën e Kurban Bajramit. Kalo thotë se pavarësisht kushteve të pazakonta që na imponon koronavirusi, nuk duhet të harrojmë njëri-tjetrin se gjithmonë kemi festuar bashkarisht. “Kohë kovidiane…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”…. Pavarësisht kushteve jo të zakonshme që na imponon infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse ne kurdoherë e në çdo rrethanë bajram e pashkë i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht….Jemi të gjithë…
Ndonëse i prekur nga COVID-19, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka përcjellë mbrëmjen e sotme një mesazh falënderues teksa ka publikuar një foto nga dita e vetimit për mandatin e dytë. “Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të parë të mandatit të dytë.Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar!”, ka shruar në mesazhin e tij Veliaj. “Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave,…
Përfaqësuesi i Partisë Demokratikë në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh se pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëveshja e 5 qershorit. “Ajo që ka bërë sot ka dëmtuar të gjithë marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo që bëmë mbrëmë ishte të ishim konkret, të hapnim listën, të mos ndryshojë rregullat e lojës midis kundërshtarëve. Por Rama ka lënë një precedent të rrezikshëm afatgjatë… Ne kemi një pozicionim të fundit nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Pas takimit me ambasadorët, opozita nuk pranon asnjë ndryshim në nenet që mbrohen nga marrëveshja e 5 qershorit.…
Bizneset me qarkullim vjetor nga 0 deri në 10 milionë lekë, nuk do të jenë subjekte të pagimit të TVSH-së. Vendimi i qeverisë i miratuar në Komisionet Parlamentare dhe në Parlament tashmë ka hyrë në fuqi pasi është botuar në Fletoren Zyrtare. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm fillojnë edhe efektet e ndryshimeve ligjore, për lehtësira ndaj biznesit të vogël, i cili deri në vitin 2029 nuk do të paguaj këtë tatim. Janë rreth 40 mijë biznese që pritet të dalin nga skema e TVSH-së, që është edhe zëri i të ardhurave tatimore më i rëndësishëm në buxhet, ku…