Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi vendet të mos vetëkënaqen me uljen e shifrave të pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë të OBSH thuhet se ky virus nuk sillej si gripi që priret të ndjekë trendet sezonale. Sipas OBSH, Covid-19 është një virus i ri dhe që po sillet ndryshe ndaj vendet duhet të jenë vigjilente në zbatimin e masave për të ngadalësuar transmetimin që po përhapet përmes tubimeve masive. OBSH nënvizon se pandemia ka vetëm një valë ndaj përpjekjet duhet të jenë në uljen sa më shumë të mundshme të saj.
Author: tirana
Hoxha e Xhamisë së Sahatit në lagjen ‘Çelipias’ Berat, ka rezutuar pozitiv me koronavirus. Bëhet me dije se lajmi se Hoxha është infektuar me Covid-19, ka alarmuar qytetarët, të cilët predikonin çdo pasdite tek Xhamia në fjalë. Mësohet se i infektuari është një 42-vjeçar, me inicialte A.Ç. Personi në fjalë është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej 2-ditësh është karantinuar në repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat. Hoxha vuan edhe nga sëmundje të tjera dhe kjo e ka rënduar akoma më shumë gjendjen e tij shëndetësore.
Një 16-vjeçare shqiptare u gjet e vdekur në rrethana të misterioze në qytetin e Trikallas në Greqi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës së 15 Korrikut. Trupi i pajetë i adoleshentes u konstatua i shtrirë në oborrin përpara një kishe në periferi të qytetit. 16-vjeçarja shqiptare e identifikuar si Maria Hyseni, kishte hematoma të shumta në trup. Mësohet se policia greke ka vënë nën vëzhgim një bashkatdhetar 30-vjeçar, të cilin e ndjera e takonte shpesh kohët e fundit para vdekjes së saj misterioze. Mediat greke shkruajnë se i riu shqiptar nuk është thirrur ende nga policia për…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se situata nga koronavirusi është ende kritike, madje tashmë Covid-19 po përhapet kryesisht nga moshat e reja. Brataj, i cili e ka kaluar edhe vetë koronavirusin, tha në një intervistë për “News24” se në ambiente të mbyllura dhe me kondicioner të ndezur, nëse një person është i infektuar, ka gjasa ta transmetojë sëmundjen te 80% apo më shumë të tjerë. “Ka shumë të infektuar të rinj. Ajo që shpresoja të mos ndodhte, po ndodh, ka shumë humbje jete nga persona që i është transmetuar virusi nga të rinj, nga adoleshentë dhe asimptomatikë. Pse…
Një seri ndryshimesh në Ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, rrisin dukshëm kompetencat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, por veçanërisht të “Komiteti Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar”, i cili do të vendosë nëse këto pasuri do ruhen, shiten, apo do u jenë të tretëve në përdorim. Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, bazuar në rekomandimet dhe raportin e vlerësimit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vendos mënyrën e përdorimit të pasurive…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Kjo e mërkurë është mjaft pozitive për dashurinë, ku do të keni dëshirë për të rikuperuar kohën e humbur. Edhe në punë, do të jeni më aktiv gjatë kësaj dite, ndaj përfitoni për të bërë diçka më shumë. Demi Gjërat do të ecin më mirë në dashuri, krahasuar me ditët e fundit, për shkak se Hënën nuk do e keni më…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica pretendon se është sulmuar fizikisht në korridoret e Kuvendit të Kosovës nga dy kolegë të LDK. Gjyshnica thotë se pas mbledhjes së Komisionit pë PUnë të Jashtme, në korridor ka dalë i fundit ku e prisnin dhe e sulmuan Kujtim Shala dhe Arben Gashi. “Ashtu siç deklaroi deputetja, kolegia ime sot në mbledhjen e sotme kemi pasur për raportim ministren e MPJD-së dhe në kuadër të debatit ne si deputet kemi nisur një iniciativë e cila e shfaq degradimin në atë ministri, nepotizmin. Në komision ka qenë një qasje selektive dhe na është pamundësuar…
Operaconi “Forca e Ligjit” ka zbarkuar kete here ne Lezhe dhe Kurbin, ku iu ka kerkuar qe te deklarojne pasurine 4 subjekteve. Bëhet fjale për shtetasit; Gjergj Mirashi, Gjorgjo Gjoka, Albin Dodaj, Lulëzim Zefi NJOFTIMI I OFL Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Gj. M., banues në…
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili ndërsa foli për kërkesën e tyre hapjen e listave 100% dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore, tha se “PD nuk ndahet dot nga LSI“. Me një shënim në Tëitter, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thotë se “heqja e koalicioneve është hall i Ramës dhe i krimit”. Bardhi thekson edhe njëherë se Opozita e Bashkuar është dakord për hapjen 100% të listave dhe se për këtë “jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë”. Postimi i plotë: Heqja e koalicioneve parazgjedhore,…
Moderatori i njohur Bledi Strakosha është infektuar me koronavirus. Lajmin të ditur e ka bërë vetë ai përmes një postimi në “Facebook”, teksa thekson se pavarësisht se kujdesit të shtuar ka rezultuar pozitiv. “Të dashur miq, pavarësisht kujdesit të shtuar, sot rezultova pozitiv me Covid-19. Ju lutem kujdesuni sa të mundeni për veten dhe të tjerët”, shkruan Strakosha krahas fotos ku shfaqet me maskë. Kujtojmë që ditën e sotme pranuan se janë prekur nga Covid-19 edhe figura të tjera të njohura të politikës, si kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj apo edhe deputetët Eljo Hysko dhe Enver Roshi.
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 7 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 192. Nga 401 persona të testuar si të dyshuar me koronavirus, 239 prej tyre kanë rezultuar pozitivë. Rastet pozitive vijnë nga: komuna Prishtinë 82 raste, komuna Mitrovicë 27 raste, komuna Ferizaj 24 raste, komuna Drenas 17 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan…
Hajdutët zgjedhin mënyra nga më të çuditshmet për të grabitur banesa private apo apartamente. Zakonisht monitorojnë lëvizjet e personave, kryesisht gjatë kohës së pushimeve. Autoritetet policore në shumë vende të botës apelojnë për kujdes në një detaj vërtet interesant. Hajdutët zgjedhin mënyra nga më të çuditshmet për të grabitur banesa private apo apartamente. Mund të jetë një truk i hajdutëve për të zbuluar nëse ju jeni apo jo në shtëpi. Hajdutët i vendosin këto sende dhe kthehen pas disa ditësh për të parë nëse vazhdojnë të jenë aty apo janë lëvizur. Nëse nuk është lëvizur nga dera, do të thotë…