Author: tirana

Qeveria italiane planifikon ta zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme e cila i lejon qeverisjen me dekret pa qenë nevoja për aprovim parlamentar, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të partive opozitare. “Ekzekutivi do të marrë vendimin për zgjatjen e gjendjes së emergjencës deri në 31 tetor, por pasi të njoftojë parlamentin”, tha ministrisë i shëndetësisë Roberto Speranza. Kryeministri Giuseppe Conte do t`i informojë më vonë zyrtarisht senatorët për këtë lëvizje e të njëjtën gjë do të bëjë dhe të mërkurën në parlament. Qeveria italiane fillimisht e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fund të janarit me qëllimin t`i lejonte ministrave përballjen me krizën e…

Read More

Vijojnë përplasja mes Tualant Ballës dhe Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me një nga pasuritë e tij 1.8 milionë euroshe. Së fundmi Shkëlzen Berisha është shprehur se brenda javës do jenë gati paditë për në gjykatë ndaj Ballës. Pas kësaj deklarate ka reaguar sërish Taulant Balla duke thënë që Shkëlzeni është më mirë që t’ia lërë në dorë SPAK-ut pasi ndryshe do mbetet në tualetin e Gjykatës. Postimi i Ballës

Read More

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte (28 korrik) në Sarandë. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës në rrugën Onhezmi. Mjeti ka marrë flakë në ecje teksa nuk ka pasur asnjë të lënduar. Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, kjo edhe për afërsinë me vendngjarjen, duke shmangur djegien e mjetit dhe përhapjen në automjetet e parkuara.

Read More

Një person i paidentifikuar, pasi u afrua tek tenda e dyqanit, me anë të një sendi në dukje çakmak, e dogji tendën. Hapi një vrimë të vogël përmes djegies dhe më pas aty futi dorën, mori një hurmë dhe iku”. Ky kallëzim i dorëzuar në fund të vitit 2019 pranë komisariatit numër 4, i ka futur në hall policinë e më pas prokurorinë të cilat ia përcjellin dosjen për t’u zbardhur njëra-tjetrës. Qytetari që kërkon zbardhje të ngjarjes quhet A. H. dhe kërkon hajdutin që i vodhi një hurmë në dyqanin që ai ka marrë me qira dhe që gjendet…

Read More

Një aksident ka ndodhur në Shkodër në lagjen Rus, ku një zjarrfikëse është përplasur me një makinë tip ‘Ford’. Zjarrfikësja ishte nisur drejt shuarjes së një vatre zjarri, por është përplasur me mjetin. Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale por jo të lënduar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa sipas të dhënave të para mosrespekti i shenjave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia janë bërë shkak i përplasjes.

Read More

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetet sociale njoftoi se ishte i infektuar me Covid-19. “Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia”- njoftoi Veliaj. Pas këtij lajmi, të shumtë kanë qënë personalitet e medias, artit dhe politikës të cilët i kanë uruar Veliajt shërim të shpejt. Ndër ato komente që bie në sy është edhe ai i të ëmës së këngëtares shqiptare me famë botërore Rita…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese. Në një reagim në mediat sociale, Meta shkruan se mes palëve politike duhet ruajtur fryma e marrëveshjes së 5 qershorit, pasi ka shumë rëndësi për hapjen e negociatave. Më tej ai shton se Shqipëria nuk duhet ta humbë momentin historik për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE nga kokëfortësia për të ndryshuar rregullat zgjedhore në mënyrë të njëanshme. Sipas Presidenti kokëfortësia nuk ofron zgjidhje dhe nuk është në interes të Shqipërisë.

Read More

Megjithëse situata e Covid-19 në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësuese, duket se të rinjtë në Gjirin e Lalzit e kanë harruar sot rrezikun. Ata janë mbeldhur në një beach bar ku reperi Noizy ka performuar për të gjithë plazhistët. Pamjet e Noizyt duke kënduar kanë bërë xhiron e rrjetit dhe duhet të pranojmë se janë tepër shqetësuese duke parë situatën në të cilën ndodhemi aktualisht. Një numër i madh njerëzish kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit pa zbatuar distancimin fizik dhe rreziku për t’u infektuar është shumë i lartë. Ndërkohë që qeveria bën thirrje për kujdes maksimal nga qytetarët, kjo…

Read More

Policia e Elbasanit ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën u krye vrasja e Emiljano Ramazanit më 20 Korrik, si dhe ka vënë në pranga babë e bir, të dyshuar si autorë të ekzekutimit. Ata janë identifikuar me inicialet: A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin. Pas informacioneve se në ambientet e biznesit të tyre në Peqin ishte fshehur arma e krimit, u ushtrua kontroll i befasishëm dhe si rezultat, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak, me…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Thumanën, e cila u prek më së shumti nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama bën me dije që së shpejti do të nisë ndërtimi i shtëpive, pallateve, shkollës së re, kopshtit e çerdhes, së bashku me një qendër komunitare shërbimesh publike e argëtimi familjar si edhe zonën sportive. “Thumana e Re do të ketë edhe një kënd të kujtesës, që do t’u përcjellë brezave mesazhin e fuqisë së solidaritetit shoqëror, për t’u ringritur më të mirë e më të fortë, pas çdo humbjeje e dhimbjeje”, shkruan Rama.

Read More

Ky është momenti i rëndë kur një segment rruge shkëputet krejt papritur, duke “përpirë” dy gra që po ecnin mbi të. Pamjet e rënda janë regjistruar në Kinë, ku sipas mediave të huaja, për fat të mirë të dyja këmbësoret kanë mbijetuar dhe janë shpëtuar nga forcat e zjarrfikësve. Zyrtarët dyshojnë se shkëputja e këtij aksi të asfaltuar ka ardhur si pasojë e rrëshqitjes së dherave, por ndërkaq kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht këtë incident të rëndë.

Read More