Author: tirana

Zëvendës ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka ka njoftuar sot se ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga ky post. Përmes një shënimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Caka ka zgjedhur të përcjellë një mesazh falënderimi për të gjithë qytetarët dhe bashkëpuntorët e saj, të cilët e kanë suportuar gjatë ushtrimit të detyrës së saj, ku veç të tjerash janë shënuar një sërë arritjesh në disa sektorë. Ndërprerja e detyrës nga Caka mësohet të ketë qenë për motive të forta personale, të cilat pamundësuan vijimin e kësaj detyre. Veç të tjerash, Caka ka shënjuar emrin e saj gjatë ushtrimit të…

Read More

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero foli mbi situatën e koronavirusit, rritjen e rasteve të reja, të viktimave dhe rëndësisë që duhet t’i kushtojmë mbajtjes së maskave. Gjatë intervistës Pipero tha për gazetarin Enkel Demi se situata është serioze, por jo në kushtet për tu alarmuar. Po ashtu mjeku infeksionist i bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos heqin dorë nga mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancës. Pipero sqaroi se duhet treguar kujdes edhe ndaj përdorimit të maskave, ndërsa sqaroi se përveçse duhet të ruhemi dhe të ruajmë të tjerët për shkak të COVID-19, po ashtu duhet…

Read More

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm vdekjeve nga Covid-19 është mbi 660 mijë kurse të prekurit janë në pragun e 17 milionë rasteve. Sipas të dhënave të përditësuara saktësisht janë 16 milionë e 380 mijë. Shifrat e pacientëve të koronavirusit janë rritur në pikat më të nxehta të globit në Azi, Europë dhe Amerikë, duke shkaktuar rivendosje të kufizimeve, bllokimeve dhe detyrimin për mbajtjen e maskave. Në grafikun e pandemisë kryeson renditjen SHBA-ja e shoqëruar nga Brazili, India dhe Rusia.

Read More

Gazetari dhe moderatori Muç Nano thotë se Ilir Meta është presidenti më i keq që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët pasi sipas tij e ka kthyer zyrën në seli qëndrore të opozitës. Kryeministri Rama tha moderatori në emisionin Provokacija duhet t’i tregojë vendin Presidentit.“Dua të përsëris edhe njëherë: Ky president është i keq. Më i keqi që mund të bëhej. Por ideja për ta ndryshuar kushtetutën sa herë që një funksionar a dinjitar na duket i keq, është edhe më e keqe. Është edhe më e rrezikshme. Ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portici, provincë në Napoli të Italisë, ku një burrë ka vrarë me thikë gruan e tij dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës. Giovanni Fabbrocino, një burrë 65-vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij Maria Adalgisa Nicolai, 58 vjeç dhe më pas ka vrarë edhe veten duke u hedhur nga ballkoni, njoftojnë autoritetet italiane. Tragjedia ka ndodhur në banesën e çiftit. Në vendngjarje kanë shkuar policia bashkë me mjekët, të cilët për fat të keq nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveçse të konstatojnë vdekjen e të dyve.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një mesazh sensibilizues, duke apeluar qytetarët që të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura. “Mirëmëngjesi dhe me lutjen për mbajtjen e maskës në mjedise të mbyllura, që të mbroni veten, familjen, të afërmit dhe të tjerët rreth jush, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në Facebook duke e shoqëruar postimin me foton e tij me maskë të zezë të personalizuar me logon e Kryeministrisë. Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë raportoi për 117 raste të reja me Covid 19 dhe katër viktima.

Read More

Një ditë më parë u qëllua me armë drejt një biznesi elektroshtëpiakesh tek Kthesa e Kamzës, ndërsa sot policia arreston policin privat që ruante biznesin.Në pranga ka rënë 66 vjeçari Perlat Meshi. Sipas policisë, 66 vjeçari ka parë dy persona të paidentifikuar me motor që kanë ndaluar përpara biznesit dhe kanë qëlluar me armë, por nuk ka lajmëruar as në Policinë e Shtetit si dhe nuk ka raportuar sallën dhe eproret e tij.

Read More

Para 12 vitesh, aktorja Almeda Abazi ka humbur një prej personave më të dashur për të, babain.  Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës. Sot, i ati do të festonte ditëlindjen dhe aktorja nuk ka vonuar të publikojë në Instagram disa foto të vjetra të tijat. Ajo e ka kujtuar babain me mall teksa fotot i shoqëron me një zemër, ndërsa fotoja e fundit e postimit na e mori vemendjen. Almeda ka shkuar të vizitojë së bashku me të birin varrin…

Read More

Ditën e sotme, deputetët do të mblidhen sërish në seancë plenare, pavarësisht rregullave të diktuara për shkak të rasteve me COVID-19 që u shfaqën dje në Kuvend. Në seancën plenare do të miratohet një sërë projektligjesh, ndënëse mes tyre ishte parashikuar dhe aministia fiskale, e cila është shtyrë. Gjatë ditës së djeshme u bë e ditur se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko dhe Enver Roshi. Ndërkohë Komisionet, parlamentare, Byroja dhe Konferencat e Kryetarëve do të vijojnë online dhe nuk do të mblidhen në sallat e Kuvendit. Kutojmë se kjo javë e gjatë parlamentare parashikohet të…

Read More

Koronavirusi është kriza më e rëndë me të cilin është përballur ndonjëherë Organizata Botërore e Shëndetit, deklaroi të hënën drejtori i përgjithshëm i OBSH pasi vendet që duket se kishin pandeminë nën kontroll po përballen sërish me një rritje të rasteve. Në të gjithë rajonin e Azisë, i cili ishte më i godituri nga virusi dhe i pari që e vuri nën kontroll, ka pasur rritje të rasteve të reja në dukje të pashpjegueshme. Qeveritë që më parë ishin lavdëruar për përgjigjen e tyre ndaj pandemisë, tani duket se po luftojnë për ta mbajtur nën kontroll. Në pjesën më të…

Read More

Producenti Ardit Gjebrea ka nisur pushimet bashkë me familjen e tij prej disa ditësh. Ai ka zgjedhur të eksplorojë Jugun e Shqipërisë për të shijuar edhe më shumë bregdetin. Arditi nuk ka nguruar të postojë edhe foto të shumta në rrjetet sociale, ku vihet re se po argëtohet pafund. Foto e fundit e tij ka qenë ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje dhe komentet kanë qenë të shumta. “Gjithçka kam”, shkruan Arditi teksa i drejtohet bashkëshortes Anilës dhe vajzës Anna.

Read More