Gazetari dhe moderatori Muç Nano thotë se Ilir Meta është presidenti më i keq që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët pasi sipas tij e ka kthyer zyrën në seli qëndrore të opozitës.
Kryeministri Rama tha moderatori në emisionin Provokacija duhet t’i tregojë vendin Presidentit.
“Dua të përsëris edhe njëherë: Ky president është i keq. Më i keqi që mund të bëhej. Por ideja për ta ndryshuar kushtetutën sa herë që një funksionar a dinjitar na duket i keq, është edhe më e keqe. Është edhe më e rrezikshme. Ideja për ta ndryshuar kushtetutën sipas humorit të kryeministrit është më e keqe sesa çdo president i keq. Ideja që një kryeministër mund ta ndryshojë kushtetutën me po atë lehtësi që mund të heqë apo zëvendësojë një ministër, është shumë e rrezikshme”, tha ndër të tjera Muç Nano.
