Deputetja Rudina Hajdari u shpreh: Çdo ditë qytetarët më ndalojnë në rrugë dhe më thonë ec para. Edhe demokratët më janë shprehur të zhgënjyer. Edhe sot i kërkova PD që të mbështesë ndryshimet Kushtetuese. Çdo demokrat do që në parlament të vijnë njerëz që do të përfaqësojnë popullin dhe jo kreun e partisë. Çdo njëri që është i zhgënjyer nga kjo mënyrë të bashkohen dhe të mbështesin listat e hapura. Duhet patjetër që në zgjedhjet e ardhshme të miratohen listat e hapura. Ku janë ata demokratë që flisnin për shfuqizimet e ligjeve. Deputetët sot nuk e kanë fjalën e lirë, nuk…
Author: tirana
Përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik Damian Gjiknuri në përfundim të mbledhjes u shpreh se ranë dakord duke miratuar pjesën e ligjeve që ishin dakordësuar më parë, ndërsa theksoi se PD-LSI refuzuan që në këtë tryezë të diskutohej për hapjen e listave. “Unë propozova që në vazhdën e takimeve që të vazhdonin diskutimet për ndryshimet Kushtetuese. Fatkeqësisht opozita kërkoi që kjo çështje mos të dialogohet në Këshill. Ne kërkuam dialog, dhe kemi mundësi të diskutojmë. Nuk patëm dakordësi në këtë drejtim. Si duket PD kërkon mos të punohet më në këtë drejtim. Menduam që edhe në përgjigjie të partnerëve, Këshilli…
Nga Ben Andoni “È già ieri” (“Është përsëri dje”) është një film i vitit 2004 me regji të Giulio Manfredonia, që interpretohet mrekullisht prej aktorit të njohur italian Antonio Albanese. Në fakt, është një përshtatje e filmit të Hollywood “Groundhog Day” të vitit 1993 me regji të Harold Ramis, ku rolet kryesore i luajnë çifti i mirënjohur i aktorëve Bill Murray dhe Andie MacDowell. Në variantin italian, Albanese luan rolin e Filippo Fontana, një drejtues televiziv i specializuar për zoologjinë, i cili mbetet në një ishull të vogël për një reportazh kushtuar lejlekëve dhe që për çdo ditë që kalon…
Nga të gjithë personat e infektuar me koronavirus në muajt e fundit, Milko Mieles është ai që ka kaluar karantinën më të gjatë: më shumë se 3 muaj. Italiani jeton i izoluar që nga 17 prilli, kur rezultoi pozitiv me Covid-19 për herë të parë. Deri më sot, ai ka kryer 15 testime dhe në asnjë prej tyre nuk ka dalë negativ, duke mbetur i bllokuar në qendrën e Kryqit të Kuq në Linate, pranë Milanos. Edhe pse nuk ka simptoma, Mieles vazhdon të rezultojë i infektuar dhe rrezik për përhapje infeksioni. “Shikoj pacientë që hyjnë dhe dalin nga këtu,…
Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) ka ngritur sot alarmin se organizatat kriminale shqiptare i shërbejnë në fakt politikës, e cila ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë. Sipas saj, organizatat e drogës i shërbejnë politikanëve duke: zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale. Sipas EMCDDA, krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërinë edhe për sa i përket…
Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet për 37-vjeçarin me iniciale R.M., i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të bijën e tij nën efektin e lëndëve narkotike. I riu, edhe gjatë marrjes në pyetje gjatë procesit hetimor nuk ka ndërruar qëndrim duke pohuar se nuk e ka ngacmuar 18-vjeçaren, e cila pretendon të kundërtën. Çështja tashmë ka shkuar në Gjykatë ndërsa, gjykimi për 37-vjeçarin pritet të fillojë në muajin shtator. Ngjarja ndodhi më 13 maj në fshatin Vloçisht të Maliqit.Ka qenë 18-vjeçarja që ka denoncuar të atin, duke dorëzuar dhe një bisedë audio të kryer me të. Vajza ka kërkuar…
Policia ka njoftuar lajmin e hidhur të vdekjes së një efektivi 55 vjeçar pasditen e sotme, i cili ishte në krye të detyrë. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.
“Kam parë klientë që ngriheshin nga tavolina dhe futeshin në dhomën pranë banakut . Ata thithnin përmes hundës pluhur të bardhë që e kishin prerë në formë vijash në pjata të bardha porcelani. Në dhomën ku gjendeshin dy krevate kryheshin mardhënie mes kërcimtareve dhe klientëve. Balerinat që quhen V.., R… dhe A… kam dëgjuar që paguheshin 50 euro, por nuk e di nëse lekët i mbanin vetë apo i ndanin me pronarin….’’ Kështu e nis rrëfimin e saj një punonjëse me inicialet F.L që shërbente në një lokal tallava përgjatë autostradës. Ajo u pyet për llogari të një hetimi disa…
Profili i saj në rrjetin social “Instagram” është i mbushur me fotografi mjaft seksi dhe provokuese. Është fjala për modelen e njohur, Ada Deda, e cila shpeshherë komentohet pikërisht falë këtyre pozave. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku ka “djegur” rrjetin me poza “hot” me rroba banje. Ajo ka pozuar pranë një panorame shumë të bukur, ku në sfond shfaqet edhe deti. Vajza e ish-deputetes, Albina Deda, ka marrë komente të shumta nga ndjekësit e saj të cilët i shkruajnë: “Na kalle. Mu ngroh telefoni se dole ti. A ka mundësi të na lësh rehat me këto foto”.
“Nëse nuk keni parë kurrë porno me një partner, patjetër që ia vlen të provoni. Karolina Pataky, terapiste seksi dhe bashkëthemeluese e Institutit “Love Discovery”, i thotë Bustle, “Pornografia mund të jetë një mënyrë argëtuese për të hapur linjat e komunikimit në fantazi, të reja dhe mënyra të ndryshme të lojërave seksuale ku ju mund të merrni pjesë”. Këtu janë tre shenjat më të predispozuara të Zodiakut që e kthejnë dhomën e gjumit në një pornografi! Dashi (21 Mars – 19 Prill) Të lindurit e shenjës së Dashit kanë tendencë të jenë shumë përpara me seksualitetin dhe dëshirat e tyre.…
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bën me dije se së shpejti do të nisë një investim në sektorin e transportit. Ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit ç’ ka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Me anë të këtij projekti synohet t’u jepet zgjidhje këtyre problematikave:• Krijimi i një database elektronike me të gjitha…
Këshilli Politik është mbledhur pas dakordësisë së palëve për t’u ulur në tryezë për paketën e ligjeve që janë dakordësuar më parë por që kërkojnë miratim. Pjesë e mbledhjes së Këshillit Politik është edhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane Ian Crawford, i cili ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve. Crawford, shef i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerkane ka qenë i pranishëm edhe dje në mbledhjen e Këshillit Politik ku mungonte opozita parlamentare. Kujtojmë se ai ishte negociator i marrëveshjes së parë në Këshillin Politik e cila u konkretizua më 5 qershor.