Author: tirana

Një aksident i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Një makinë tip “BMW” është përplasur me një tjetër mjet në rrugë. Sikurse mund të shihet edhe nga foto, BMW-ja duket se ka bërë një kthesë të gabuar, pasi në atë pjesë të rrugës nuk lejohet. Goditja nuk ka qenë shumë e fortë dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar gjatë përplasjes.

Read More

Deputetët opozitarë kanë kërkuar sot nga qeveria që të rishikojë vendimin për mbylljen e klubeve të natës. “Qeveria të sillet mirë me artistët se kur ju duhen i merrni për të hapur fushata, ndërsa kur nuk ju duhen i largoni me polici” tha Zef Shtjefni. Por Ilir Beqaj shpjegoi pse është bërë mbyllja e klubeve dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00. “Muzika nuk vret, por zhumra po. Arti nuk bëhet me klube nate. Në orën 20:00 fillon përdorimi i pijeve alkoolike dhe njerëzit nuk e mbajnë më distancën dhe kur ka aktivitet shtohen stërkalat. Por mendoj se qeveria duhet të…

Read More

Zyrat e gjendjes civile në Shqipëri afishojnë një listë antroponimesh të papërshtatshme, për të cilat ekspertët shprehen se janë një monument në zhdukje i pabarazisë gjinore dhe preferencës për trashëgimtarë djem. Nga Nensi Bogdani Prej disa vitesh në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri afishohet një listë prej 62 emrash që ndalohen t’i vihen fëmijëve, të cilët në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë janë cilësuar si të papërshtatshëm për shtetasit shqiptarë. Më shumë se ¾ e kësaj liste përbëhet nga emra vajzash dhe pjesa tjetër prej emra djemsh. Në qoftë se emrat e djemve në listë theksojë kryesisht…

Read More

Xhensila Myrtezaj postoi ditën e sotme një foto tepër të bukur në Instagram që u pëlqye dhe komentua shumë nga fansat. Këngëtarja pozonte në makinë, e veshur sportive, por tepër tërheqëse. E teksa të gjithë po e komplimentonin për look-un, bashkëshortit të saj, Bes Kallaku, i ka rënë në sy një tjetër detaji, që është fakti se Xhensila nuk ka vendosur rripin e sigurimit. Dhe nuk ka hezituar ta thojë këtë edhe në koment, me nota humori siç di të bëjë më së miri ai, duke shkruar: Vendos rrypin e sigurimit oj goc! Nuk kam për t’i pagujt un gjobat…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur sot ndryshimin e Kodit Zgjedhor, gjë kjo e cila garanton votën e emigrantëve. Të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do t’ju garantohet vota. Sipas ndryshimeve, është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që ka për detyrë drejtimin dhe mbikqyrjen e procesit të votimit në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor kanë të bëjnë me të drejtën e votës për zgjedhësit që kanë vendbanim të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që janë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Është KQZ që do të vendosë rregullat dhe procedurat e votimit për shqiptarët…

Read More

Jemi mësuar ti shohim gjithmonë bashkës dy moderatoret Xhemi Shehun dhe Arbana Osmanin. Por tani që Arbana e ka të pamundur të shkojë me pushime për shkak të shtatzënisë, Xhemi po shijon disa ditë në jug me një tjetër mikeshë, Orinda Hutën. Mirëpo, a është Arbana e qetë do thoni ju? Aspak! Madje xhelozia ka nisur të ndjehet në komentet që ajo i bën vajzave në fotot e shumta në Instagram. Për t’i treguar se i mungon, Xhemi publikoi një foto me komardaren në formën e flamingos, të cilën e kishte përqafuar. “Kur s’ke Arbanën”- ishin fjalët e moderatores krahas…

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Arbër Ademi, është infektuar me koronavirusin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale duke thënë se iu nënshtruar testimit duke qenë se shfaqi disa simptoma të lehta. Po ashtu ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat e ekspertëve për parandalimin e Covid-19. “Të dashur miq, familjarë dhe bashkëpuntorë. Ju njoftoj se pas disa simptomave të lehta mbrëmë dhe dyshimeve se mund të jem infektuar me COVID-19, kam bërë testin e që fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv! Apeloj tek…

Read More

Kreu i partisë së ekstremit të djathtë në Itali,LEGA NORD Matteo Salvini ka publikuar mëngjesin e sotëm një foto nga shtëpia e tij. Salvini i buzëqeshur teksa mban në dorë një kapele të Rojeve Bregdetare italiane, por vëmendjen e ka marrë një detaj shqiptar.Në raftin pas tij ndodhet një qeleshe tradicionale shqiptare, me shqiponjën dhe shkrimin “ALBANIA”.“Mirëmëngjesi miq. Sot do të jem në Lampeduza. Italia dashuron dhe mbrohet, kufijtë mbrohen”, shkruan Salivini. Lampedusa është një nga pikat kryesore të zbarkimi te emigrantëve nga kontinenti i Afrikës. Matteo Salvini njihet si politikan i ekstremit të djathtë dhe është shprehur disa here dhe…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim sugjeron përfshirje dhe transparencë për veprime të rëndësishme kombëtare duke iu referuar propozimeve të tjera për reformën zgjedhore siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve, pas 5 qershorit. Për marrëveshjen ajo deklaron se tashmë është ligj. “Marrëveshja e 5 qershorit është tani ligj. Përfshirja dhe transparenca duhet të jenë norma për veprime të rëndësishme kombëtare. Më vjen mirë që shoh se Këshilli Politik do të rimblidhet për të rishikuar ndryshime të tjera përveç 5 qershorit. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën”.

Read More

Një çift i papërmbajtur u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në det. Çifti po bënin seks shumë pranë bregdetit në mes të ditës ndërsa plazhi ishte i mbushur me familjarë dhe fëmijë. Në videon e publikuar nga JOQ, shihet që ata nuk e prishin fare terezinë e tyre edhe pse janë të rrethuar nga pushuesit.

Read More

Gjykata e Vlorës ka dhënë 18 vjet burg për 43-vjeçarin Admir Delaj, i akuzuar për vrasjen e kreut të Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodo. Gjykata ka pranuar pretencën e Prokurorisë së Vlorës duke vendosur 18 vite burg për autorin. Ngjarja ndodhi në nëntor 2018, ku Delaj pas një konflikti për një lokal në Vlorë qëlloi me çifte duke lënë të vdekur 64-vjeçarin Hodo.

Read More

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se me votimin e paktit të 5 Qershorit u plotësua një nga kushtet kryesore për fillimin e negociatave. Por sipas tij nuk duhet të dëmtohet fryma e marrëveshjes së 5 q ershorit. “Bashkimi Europian mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin qytetarëve shqiptarë një kornizë zgjedhore…

Read More