Çorape të kuqe, pantallona të gjera, kollare plot lule dhe jelek shumëngjyrësh. Kryeministri Edi Rama gjithmonë është njohur për stilin e vecantë dhe kontravers për sa i përket veshjes dhe sjelljes së tij. Që në rininë e tij, ajo që e karakterizonte ishin ngjyrat, veshjet gati të çuditshme dhe gjestikulacionet e tij në të shprehur. Pavarësisht kalimit të viteve dhe apo rritjes në përgjegjësi, Rama edhe sot arrin të tërheqë vëmendjen me veshjen e tij, herë e komentuar për mirë e herë për keq. Ai historikisht ka përdorur çorape shumëngjyrëshe, këmisha me lule e kollare që komentoheshin në fillim si…
Author: tirana
Keni ngrënë ndonjëherë vezë të ziera, të miksuara me uthull? Me siguri që jo, por kur ta zbuloni se çfarë bën besoj se do ta provoni. Besojeni ose jo, nëse konsumoni një vezë të zierë në mëngjes me uthull do vrasë një nga armiqtë kryesorë të shëndetit tuaj, nivelet e larta të sheqerit në gjak. Diabeti, një problem shumë i zakonshëm shëndetësor që prek njerëzit në mbarë botën, ndodh kur pankreasi ndalon prodhimin e insulinës ose kur trupi nuk është në gjendje të përdorë siç duhet insulinën që ka. Simptomat e zakonshme të diabetit janë urinimi i shpeshtë gjatë natës,…
Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca e Kuvendit të Shqipërisë ku në rend dite është futur votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur fillimisht mes mazhorancës dhe opozitës jashtë parlamentare. Teksa fliste ministrja e Shtetit dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deputetja Edlira Bode u rrëzua dhe për pak sekonda nuk u ndje mirë. Këta të fundit u ngritën në këmbë, ndërsa ministrja ndërpreu fjalën dhe në një moment pyet nga foltorja “nuk është mirë me shëndet?”.
“Kërpudha Gjigante me Tri Pjesë” e dëmtuar nga prostesta e opozitës një vit më parë, e vendosur në kopshtin e selisë së qeverisë dhe e dhuruar nga autori Carsten Höller është rivendosur përsëri në vendin që ishte. Kryeministri i vendit, Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram shkruan se kërpudha është rikthyer dhe është 1 metër më e lartë se ç’ishte. “Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËPURDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga koleksioni i famshëm i disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e…
Ndoshta shumë persona nuk i besojnë astrologjisë, por muaji i lindjes dhe data tregon shumë për ju. Personat që u përkasin këtyre shenjave të horoskopit bëni mirë që t’i mbani shumë pranë vetes, sepse mund të japin këshilla të vlefshme. 1.Demi Miqtë Dem ju këshillojnë si duhet në lidhje me shëndetin, por mbi të gjitha do jenë të ndershëm gjithmonë me ju. Ata nuk bëjnë dot kompromise dhe do t’jua thonë të vërtetën. Gjërat pa kuptim i tërbojnë Demat. Ndoshta, do të mërziteni me të në fillim, por do ta kuptoni se ka pasur të drejtë. 2.Gaforrja Gaforret janë shumë…
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe drejtuesë të Policisë së Shtetit kanë vijuar me inspektimet, kësaj radhe në ‘’Tiranën e Re’’ për masat parandaluese ndaj COVID-19. Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të angazhohen pasi gjithë bota po kufizohet në funksion për të mbrojtur jetën njerëzore. Po ashtu ai ka kërkuar nga qytetarët të dëgjojnë vetëm autoritete shtetërore dhe jo një grup personash të papërgjegjshëm. Ai shton se masat kufizuese dhe parandaluese po merren për të ndërtuar diga dhe për të parandaluar një valë mëtë madhe të COVID-19. FJALA E SANDËR LLESHAJT Efektet e pandemisë vazhdojnë të jenë ende…
Deputeti opozitar Kostaq Papa kërkoi një interpelancë me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme për shqiptarët në trojet etnike, por në mungesë të Edi Ramës, iu përgjigj ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Papa mes shumë kërkesave, propozoi krijimin e një ministre për trojet etnike. “Kërkoj krijimin e komisionit parlamentar për 10 vite për trojet etnike, ose krijimi i një ministre për trojet etnike për 10 vite. Dhënia e pasaportës për shqiptarët në trojet etnike, por edhe Turqi, Qipro, Ukrainë. Platformë për mbrojtjen e vendbanimeve shqiptare. Kur serbët e Kosovës kanë status maksimal, për shqiptarët e…
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zbardh detaje nga takimi i sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel koordinatorësh. Hoti shkruan në ‘Facebook’ se dialogu mes dy vendeve ka përfunduar dhe sot Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, ku në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshjeje. Mesazhi i Hotit: Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq. Kosova ka…
Bricjapi Në sferën sentimentale do të jeni disi të acaruar, edhe se Hënën nuk do e keni më kundër. Mundohuni veçse që të mos mendoni më shumë për të kaluarën. Një takim i veçantë parashikohet në sferën profesionale. Peshqit Duke nisur nga kjo ditë deri në fundjavë, do të ketë rikuperim të ndjeshëm në dashuri, ku gjërat do të ecin dukshëm më mirë. Mundohuni veçse që të mos i jepni më shumë hapësirë kujt nuk e meriton. Në punë, do të keni dëshirë për të triumfuar.
Mjekja e spitalit Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, Loreta Bica, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vendosin maskat, për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Mesazhi i mjekës është shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. “Jo rrallë dëgjoj të pyetet: E vërtetë? Në pak ditë shoh një spital të mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë! Shoh mjekë, infermierë, sanitare që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë. Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in. Me të vërtetë e frikshme. Por COVID-9 është armik shumë i…
Një punonjës policie pjesë e OFL është arrestuar ditën e sotme nga SHÇBA, pasi ka konsumuar veprën penale të korrupsionit. Ndërkohë për më tepër polici është pjesë e OFL, një strukturë e rëndësishme e Policisë këtë vit që ka në focus sekuestrimin e parave të krimit.
Ka nisur me debate seanca plenare e Kuvendit, ku ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi, që ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, se nuk po takon krerët e partive të vogla për të diskutuar lidhur me zhvillimet mbi Reformën Zgjedhore. Gjuzi tha mes të tjerash se nuk e ka problem të bëjë sherr, nëse mazhoranca e do një gjë të tillë, por sipas tij, duhet që situata të sillet në normalitet. Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tha se deputetët janë mbledhur në Kuvend dhe jo në mbledhje partie, ndaj dhe nuk mund…