Author: tirana

Deputeti i opozitës parlamentare, Halit Valteri është shfaqur në Kuvend me një maskë me mbishkrim të veçantë. Teksa i drejtohej Ruçit për rishikimin e aktit normativ për mbylljen e klubeve dhe diskove, i cili sipas Valterit ishte i gabuar, pasi me mbylljen e tyre vendosen në vështirësi ekonomike mbi 60 mijë persona, ajo që binte në sy gjatë fjalës ishte maska me mbishkrimin e veçantë. “I love Allah” (shq.Të dua Allah), shkruhej në maskën e deputetit. /Tirananews.al

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi. Problem për gjyqtaren Skënderi ka qenë pasuria e saj, pasi nuk mbulonte nga të ardhurat 2.8 milionë lekë. Gjyqtarja Skënderi doli para trupës së KPK, në seancë dëgjimore, dy ditë më parë, dhe nga hetimi në të trija kriteret, pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe pasuria, ka shfaqur probleme me këtë të fundit. Gjatë seancë dëgjimore në KPK, u tha “se ka pasur disa mungesa në deklarimin e pasurisë dhe për marrëdhënies me një shoqëri tregtare. Rezulton se nuk mbulon me të ardhura një…

Read More

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë në orën 09:38 minuta. Magnituda ka qenë e vogël dhe nuk ka shkaktuar dëme. Që prej tërmetit tragjik të nëntorit të kaluar, lëkundjet sizmike kanë qenë të herëpashershme. Në 26 nëntor të vitit të kaluar Fushë Kruja, Thumana ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti.

Read More

Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga administratorin e kommpanisë ‘Elba Gas’ në Metalurgjik ku dje për shkak të një shpërthimi u plagosën tre persona, që fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Konkretisht thuhet se në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin: Y. P., 54 vjeç, banues në Elbasan, administratori i firmës.

Read More

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në 24 orët e fundit. Më konkretisht bëhet fjalë për një person me inicialet H.P., 43 vjeç, banues në Arapaj, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit Sh.P. Gjithashtu, është ndaluar shtetasi në kërkim K.N., 19 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Read More

Kreu i Partisë Dekokratike, Lulzim Basha, e nis ditën me një mesazh të fortë, teksa thekson se sot është koha për njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo deklaratë e fortë e kryedemokratit vjen pas vizitës së tij dyditore në Kosovë, ku u takua me krerët më të lartë të shtetit. Sipas tij, njohja reciproke do iu shërbejë qytetarëve të dy vendeve, paqes dhe stabilitetit të rajonit. Mesazhi i Bashës: 10 vjet më parë GJND konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.Sot është koha për njohje reciproke mes Republikës…

Read More

Një 37- vjeçar nga Berati është kapur dhe arrestuar në aksin Qukës- Qafë Pllocë pasi po transportonte 9 klandestinë të paligjshëm në Shqipëri. N.S, u kishte premtuar këtyre 9 emigrantëve të paligjshëm kalimin në BE kundrejt fitimit 1000- 1200 euro. Edhe kjo goditja nga Policia ishte në vazhdën e operacionit policor të koduar ‘’Perimetri’’ i cili vijon prej kohës në qarkun e Korçës në kuadër të goditjes së trafikut të paligjshëm të klandestinëve nga Greqia në Shqipëri. STATUSI NGA POLICIA Qarku Korçë Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni goditet…

Read More

Amerika Latine dhe Karaibet, ende po përballet me një fazë në rritje të dëmeve shkatuar nga pandemia. Totali i rasteve të infeksionit në këto dy vende është mbi 4 milionë kurse vdekjet numërohen në rreth 173 mijë. Brazili ka regjistruar në 24 orët e fundit afro 68 mijë raste të reja të identifikuar të sëmurë nga virusi i ri.Në gjigandin e Amerikës së Jugut numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në më shumë se 2.2 milionë, për një total prej rreth 83 mijë vdekjesh Peruja, e ndodhur në vendin e gjashtë në grafikun e pandemisë Covid, pas SHBA-ve,…

Read More

Një seancë e rëndësishme për vendin pritet të zhvillohet sot në Kuvendin e Shqipërisë ku në rend dite është futur votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes së arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, ndërsa fundi i Korrikut do të jetë i nxehtë, pasi në tre ditë do të ketë tre seanca radhazi. Kuvendi i Shqipërisë njofton se Konferenca e Kryetarëve miratoi dje kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020. “Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020” thuhet në njoftim. Por çfarë do të miratohet? Dy janë çështjet që…

Read More

Skulptori Agim Rada i ftuar foli në lidhje me sistemi e diktaturës komuniste në vendin tonë dhe ndryshimet që janë bërë ndër vite në demokraci. Rada nuk u shpreh shumë optimist për realitetin politik, duke theksuar se nuk është bërë asnjë lloj ndryshimi, ndërkohë që shtoi se njerëzit mundohen që të gjejnë një pozicion nën llogoret e partive politike. “Këtu nuk ka bërë asnjë lloj ndryshimi. Shoh vetëm një tallje me njerëzit që nuk e kuptojnë dhe secili mundohet që të gjej një pozicion nën llogore, nën PS, LSI, PD. Kanë krijuar institucione pafund për të strehuar banditët e vegjël.”-…

Read More

Edhe në Shqipëri kanë filluar festat e çmendura. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo video që po qarkullon në rrjetet sociale, disa shqiptarë kanë organizuar një festë ku nuk mungojnë edhe vajzat që zhvishen. Ajo që bie në sy është urimi në shqip në mur, “Edhe 100”, me sa duket për një nga personat që është i rrethuar nga vajzat topless.

Read More

Për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina, në datat 23-24 korrik do të stakohet energjia gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 në këto rrugë në Tiranë 23 korrik Pjesërisht rrugët: “Kolë Popa”, “Taulantia”, dhe një pjesë e rrugës ” Ali Demi” 24 korrik Pjesërisht rrugët: “Arkitekt Kasemi”, tek zona e Brrylit dhe një pjesë e e rrugës “Zhan D’Ark”

Read More