Author: tirana

rejsi Sejdini i ka “vënë flakën” Instagramit me fotot e fundit që ka publikuar. Miss Universe Albania 2018 është shumë aktive në rrjete sociale, ku poston foto dhe video të ndryshme, shpeshherë provokuese, por kjo e fundit i vë vulën të gjithave. Ajo ka ekspozuar të pasmet e saj ndërkohë që pozon bukur pranë disa shkëmbinjve. Me bikini portokalli dhe tejet sensuale, bukuroshja Trejsi i ka lënë pak vend imagjinatës së të gjithëve dhe ka nxitur komente të shumta. “Të gjithë flasin, dreq”, shkruan ajo krahas fotos. Ndërkohë një ndjekës i shkruan: Të paska rënë b*tha fare.  

Read More

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan publikoi në llogarinë e tij në “Twitter” një këngë dedikuar Shën Sofias. Kënga është realizuar në nëntë gjuhë të botës, ku përfshihet dhe një mesazh në gjuhën shqipe. Këngëtarja Imran Salkan, është këngëtarja që interpreton në gjuhën tonë vargun “Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë”. Ndërsa gjuhët e tjera të përfshira janë, kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht.

Read More

Pas presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, prokuroria speciale e Hagës ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit edhe Ali Ahmetin, liderin kryesor shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ahmeti, përmes një statusi në Facebook. “Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka emëruar si nënkryetar të bashkisë Vlorë, ish-drejtorin e ARRSH-së, Afrim Qendro. Mësohet se emërimi i Qendros është bërë gjatë takimit të Ramës në Vlorë me strukturat e PS-së, të mbledhur në Zvërnec për të mbështetur kryebashkiakun Dritan Leli, në zgjedhjet e ardhsme parlamentare nga të cilat kreu i PS-së kërkon të marrë 800 mijë vota. Mesa duket Qendro ka vendosur paqe me socialistët pasi u largua menjëherë nga detyra gjatë kohës kur ishte në hetim për aferën e Unazës së Re me kompaninë “DH Albania”. Qendron pas shkarkimit si kreu i ARRSH për aferën e Unazës…

Read More

Është trend në rritje prania e burrave në sallën e lindjes. Përveç mbështetjes që japin për gruan, ka disa arsye që e kundërshtojnë praninë e tyre në këtë proces. Dhe s’po flasim për rastet kur bien pa ndjenja. Dhimbja mund të shtohet Kjo sepse burrat nuk janë të parapërgatitur për këtë proces dhe mund të jenë shumë të trembur. Kjo do ndikonte drejtpërdrejt në gjendjen emocionale të gruas dhe do shtonte dhimbjet e saj. Burri mund të përjetojë depresion Lindja mund të shndërrohet në situatë stresi, stresi postraumatik, ca edhe prej pafuqisë për të ndihmuar gruan. Bashkuar kësaj edhe ardhjes…

Read More

Nga Mero Baze Parlamenti pritet të miratojë (nesër) të enjten, marrëveshjen politike të 5 Qershorit mbi Reformën Zgjedhore, negociuar nga ambasada e SHBA në Tiranë dhe mbështetur nga diplomatët e tjerë perëndimorë, pasi socialistët nënshkruan më parë një marrëveshje me opozitën parlamentare, ku angazhohen se do të mbështesin dhe propozimet e tyre, për ndryshime kushtetuese. Ndryshimet kanë të bëjnë me listat e hapura, kolaicionet, dhe pragun elektoral. Të gjithë këtë, opozita e rrugës PD-LSI, po përpiqet ta paraqesë si një konspiracion kundër 5 Qershroit, dhe ikje nga marrëveshja. Por a e prek në të vërtet 5 Qershorin, Marrëveshja e re…

Read More

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas statistikave të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku thuhej se nga Shqipëria kanë ikur 1.2 milionë persona përgjatë viteve 1990-2020. Meta thekson se ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.. Reagimi i Metës: Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani!Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së…

Read More

Në shumë vende të Evropës Juglindore ka një rritje të konsiderueshme të infektimeve të reja. Një nga arsyet: pakujdesia e shumë njerëzve dhe mospërfillja e rregullave të Coronës. Ndërsa Majorka në Spanjë mbylli përsëri zonat e klubeve, në shumë klube dhe anije-restorante në Zrce-Beach në Kroaci u mblodhën për të kërcyer, pirë dhe festuar mijëra vetë. Shume klube kërcimi regjistruan deri në 2000 klientë që kërcenin të shpenguar pa maska dhe pa respektuar as distancën fizike. Plazhet dhe lokalet janë të mbushura edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Por këto nuk janë të vetmet vatra infeksioni në Ballkan. Edhe…

Read More

Gruaja me tre fëmijë është divorcuar nga bashkëshorti pas kontradiktave fetare që kishin pasur kohët e fundit. Ata janë divorcuar rreth një muaj më parë, pas kontradiktave të shumta. Mësohet se gjatë vitit të fundit burri, i cili ishte bërë besimtar i devotshëm i “Dëshmitarëve të Jehovait”, i kërkonte bashkëshortes që të kishte edhe ajo të njëjtin besim dhe të madje të shpërndante tek të tjerët fletushka dhe shkrime fetare të këtij sekti. Pas shumë kontradiktave ata janë divorcuar, të paktën këto kanë qenë pretendimet e gruas. Ngjarja ka ndodhur në një fshat mes Beratit dhe Lushnjës, në komunën Poshnje.…

Read More

Ky është horoskopi për ditën e enjte 23 korrik 2020. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Me ndikimin e favorshëm të Diellit, tashmë do të keni energjitë e duhura për ta kaluar ditën pozitivisht. Dashuria paraqitet mjaft e favorshme. Në punë, do keni mundësi që të zgjidhni çështje të mbetura pezull, në mënyrë që të vlejnë mendimet tuaja. Demi Në dashuri duhet të flisni dhe të sqaroheni, pasi prej kohësh gjërat nuk po funksionojë. Në punë mund të ketë zhvillime të…

Read More

I ishte caktuar masa arrest shtëpie, por e thyen atë dhe konfliktohet me dy shtetas të tjerë. Pas ngjarjes policia arrestoi në flagrancë 28-vjeçarin. Procedohet penalisht edhe vëllai i tij, si bashkëpunëtor i dyshuar në ngjarje. Ngjarja ndodhi në Devoll, kur policia tha se pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Braçanj, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Aty është konstatuar se shtetasi D. M., 28 vjeç, pasi kishte shkelur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për një vepër penale të kryer në fushën e krimeve kundër jetës…

Read More