Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për gazetarët në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik. Rama e ka cilësuar këtë mbledhje si një proces në interes të PD.  “Kishim diskutim me një grup të ekspertëve dhe Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit se është shprehur dhe sot PD-ja. Erdhëm sot për të shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për të diskutuar për çdo gjë të paqartë që kërkon keqkuptime lidhur me ndryshimet kushtetuese. Është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces. Ky KP e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga…

Read More

Postimi i Dua Lipës me flamurin autokton ka tërbuar serbët. Komentet kundrejt këngëtares me famë botërore kanë qenë të ashpra, ndërsa kjo e fundit shpjegoi mbrëmjen e djeshme se nuk kishte si qëllim nxitjen e urrejtjes. “Thjesht dua të shpalos krenarinë për tokën time”, ka shkruar ndër të tjera Dua. Por, një qendrim kundër këngëtares me famë botërore ka mbajtur edhe Ceca. Këngëtarja serbe ka përdorur terma ofenduese kundrejt Duas, duke e quajtur ‘fëmijë’ dhe ‘injorante’. “Nuk do të harxhoj fjalë mbi një injorante që nuk i di faktet historike. Gjithë sa duhet t’i them asaj është, “Vogëlushe, rri rehat!”,…

Read More

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj ka kryer testin e koronavirusit për herë të dytë, dhe për fat të mirë ka rezultuar negative. Ajo ka publikuar disa foto gjatë procedurës së kryerjes së tamponit. Thotë se është një ndër testet më të vështira që ka realizuar ndonjëherë në jetën e saj. “A jeni testuar ndonjëherë për COVID? Dola negative. Kjo ishte hera e dytë dhe ndihesh sikur do të të dalin sytë nga vendi”, ka shkruar ajo. Emina ndan shpesh herë eksperienca të tilla private nga familja e saj.

Read More

Anëtari i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidaturëve për Deputet në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke u ndalur tek detyra e re që i është besuar nga kryedemokrati Lulzim Basha. Për detyrën e tij të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në listat e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj u shpreh se “Do të jetë një detyrë shumë me përgjegjësi. E kam pranuar me shumë ndershmëri, se nuk ka konflikt interesi. E vlerësoj si fillimi i një tradite, prandaj e quaj të rëndësishme të fillojë mirë. Do bëhet sipas modelit britanik. Lehtësim nga ana jonë është kuadri,…

Read More

Rreth 500 banorë të fshatit Radovesh në Gollobordë përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se prej 30 vitesh akush nuk po investon në këtë zonë, e cila është më e prapambetura e Bulqizës. Të irrituar me drejtuesit vendorë, banorë thonë se në këto 30 vite kandidatët për deputetë vijnë vetëm për të kërkuar votën dhe më pas nuk kujtohen më. Problemet më të mëdha për këto banorë janë mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastrukturës. Në qendër të fshatit ndodhet një çesmë dhe aty duhet të mbajnë radhë me orë për të mbushur ujin. Njëri…

Read More

Nga Edmond Hoxhaj Kryetari i Gjykatës së Matit, Artan Çupi u përball të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me probleme në të tri kriteret e rivlerësimit; për pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Etleda Çiftja relatore dhe Pamela Qirko anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs. Gjyqtari Artan Çupi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995. Ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Matit dhe prej vitit 2008 ushtron funksionin si kryetar i kësaj gjykate.…

Read More

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti foli në lidhje me situatën e pandemisë në vend e shkaktuar nga COVID-19. Alimehmeti, duke folur për mbylljen e bareve dhe klubeve të natës, tha se kjo gjë është bërë në kuadër të evitimit të grumbullimit të qytetarëve, duke shtuar se monitorimi në terren nuk ka funksionuar si duhet. “Mendoj si vendim është marrë në kuadrin e evitimit të grumbullimit të qytetarëve, nuk është muzika, nuk ka lidhje muzika me virusin, por është një lloj sjellje që bën të mundur grumbullimet e njerëzve. Mendoj se jo të gjitha lokalet kishin grumbullime kjo është një masë që…

Read More

Pesë vite më parë një debat mes ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nxori në pah se Gjin Gjoni kishte mbështetjen absolute të Partisë Demokratike. Kjo mbështetje kulmoi sot kur demokratët e propozuan Gjonin si kandidat për deputet. Në vitin 2015, Berisha do ta mbronte Gjonin në sallën e Kuvendit, duke u shprehur se kur përmendet emri i tij, duhet larë goja… Ja debati i nentorit 2015: Tahiri: Je shpifës i çertifikuar. Jam superindërgjegjshëm të përballem me ty, djalin tënd, vajzën tënde para drejtësisë për çdo gjë. Mjafton të mos ketë Gjin Gjonëra, prandaj duhet të bëjmë reforma në drejtësi,…

Read More

Njësia 7 me 70 mijë banorë të cilët ndiqen nga mjekët e familjes të qendrës shëndetësore Nr.9 kanë rezultuar me një pozitivitet prej 17 % për antitrupat për SARS Cov-2, apo e thënë ndryshe kanë krijuar imunitet ndaj virusit. “Në popullatën e Tiranës, në një numër prej 202 mijë banorësh u mor një kampion i rastësishëm individësh që nuk kishin kaluar sëmundje në 3 muajt e fundit dhe rezulton 6.4 %”, thotë mjeku Genc Sulçebe. Aktualisht në zonën e 21 Dhjetorit rezultojnë 30 të prekur me covid që po ndiqen nga mjekët e familjes. Po sërish Shqipëria mbetet larg imunizimit…

Read More

Tre sjellje të thjeshta mund të ndalojnë pandeminë Covid-19 dhe pa një vaksinë ose trajtime shtesë sipas një studimi të ri. 3 rregullat kryesore janë: lani duart rregullisht, mbani maska ​​dhe ruani distancën nga njëri-tjetri. Studimi, i botuar të martën në revistën PLoS Medicine, krijoi një model të ri për të vëzhguar përhapjen e koronavirusit dhe përpjekjet që mund të ndihmojnë në parandalimin e tij, shkruan CNN. “Një pandemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%,” deklaruan studiuesit. Nëse, njerëzit praktikojnë masat e nevojshme do të kemi ulje të rasteve. Nëse vendet izolohen më herët…

Read More

Pasditen e sotme do të mblidhet sërish Këshilli Politik për të diskutuar mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore. Siç u tha edhe më herët në këtë mbledhje nuk do të marrin pjesë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare. Ndërkohë mësohet se dita e sotme ka qenë e ngarkuar me shkëmbim mesazhesh nga negociatori i PS, Gjiknuri, i cili ka kërkuar mbledhjen e sotme të Këshillit, për të diskutuar ndryshimet kushtetuese. Opozita e bashkuar i është përgjigjur Gjiknurit me kërkesën për shtyrjen e mbledhjes për nesër ose të premten. Pra, opozita e bashkuar ka thënë se do të jetë pjesë e Këshillit Politik,…

Read More