Author: tirana

Ky që shihni në këtë foto është 29-vjeçari, Danial Kassrae, i cili është shpallur i padëshiruar nga autoritetet vendase dhe pritet të dëbohet drejt Italisë në orët në vijim. Danial Kassrae me kombësi iraniane dhe me shtetësi italiane, dyshohet se është agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane. Sipas raportit të Agjentëve të anti-terrorit ky shtetas është klasifikuar si një person i rrezikshëm dhe që cënon sigurinë publike. 29-vjeçari është shfaqur shpesh herë në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Për llogari të shtetit të Iranit, Kassrae ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK apo…

Read More

Këngëtari i njohur shqiptar, Devis Xherahu, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës me muzikë.Në një lidhje direkte me emisionin “Tempora” në RTV Ora mes lotëve tregoi se dëshira e tij e madhe ishte që të bënte karrierë edhe në vendin e tij, në Shqipëri përveçse në Greqi.  “Unë kam bërë karrierë rreth 11-12 vjet në Greqi dhe pasi fillova të ngrihesha aty, se u bëra dhe një person publik, mendova që të vija në Shqipëri, në vendin tim dhe ta vazhdoja aty karrierën time. Po ngrihesha andej duke mos më njohur vendi im. Thash do…

Read More

Në një kohë kur palët politike s’po gjejnë dot dakordësi për listat e hapura, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka lëshuar një paralajmërim të fortë. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, Kim shkruan se liderët do të mbajnë përgjegjësi të plotë për të gjithë ata që garojnë nën siglën e tyre partiake. Gjithashtu ambasadorja amerikane shkruan të gjithë kandidatët për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të jenë të “vetuar” për të shkuarën e tyre. “KUJDES: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre.…

Read More

PD reagon zyrtarisht lidhur me propozimin si kandidat për deputet të kësaj force politike, të PD reagon për Gjin Gjonin: Propozimi s’nënkupton kandidim, nuk futen në listë të larguarit pas hyrjes në fuqi të Vettingut të Apelit, Gjin Gjoni. Zyrtarisht PD mohon kandidimin e ish gjyqtarit Gjoni në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas PD, pasi propozimi nga një anëtar partie nuk nënkupton kandidim. Zyrtarisht PD konfirmon se në metodologjinë e hartuar të seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, është përcaktuar qartë si kriter përjashtues, që nuk mund të kandidohet nga PD “asnjë individ i cili është larguar…

Read More

Në 24 orët e fundit në Shqipëri, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera. Ministria e Shëndetëisë bë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të…

Read More

Pesë persona janë proceduar penalisht nga Policia, si organizatorë të protestës së djeshme në Tiranë, ku një grup personash, artistë e pronarë të lokaleve të natës, u ngritën kundër urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e tyre. Në një njoftim për mediat, policia thotë se manifestimi ishte i paligjshëm, pa lejen e organeve kompetetente. Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Njoftimi i plotë i policisë:…

Read More

Njësia e Antiterrorit ka shpallur “non grata” një shtetas iranian, i cili mbahet në një qendër pritëse në Vorë. Antiterrori e ka cilësuar iranianin njeri me rrezikshmëri të lartë, që vëzhgonte opozitën iraniane (MEK), e cila është vendosur në Manëz. Gjithashtu, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka firmosur urdhrin për dëbimin e iranianit Dabiel Kassraee për 15 vite nga Shqipëria.

Read More

Prej më shumë se 2 vitesh, ish-banorja e “Big Brother”, Gerta Shino është në një lidhje me Florent Avdulahin dhe në postimet që bëjnë në rrjetet sociale ata janë parë shumë të dashuruar dhe kanë treguar se kanë plane për t’u martuar. Ata kanë bashkëjetuar në Norvegji për disa kohë, megjithatë izolimi gjatë ‘Covid-19’ i ndau në dy vende të ndryshme dhe tashmë duket se pas kësaj distance, dyshja ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Gerta Shino ka kurorëzuar sot dashurinë me partnerin e saj, Florentin në martesë dhe lajmin e ka dhënë me anë…

Read More

Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Rastet e reja rezultuan nga testimi i 419 mostrave dhe numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 86 raste. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjashtë pacientë kanë humbur jetën. Shifra e përgjithshme e viktimave një ditë më parë ka qenë 144, ndërsa sot është 150. IKSHPK-ja tha se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 143 pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 3,369.…

Read More

Rektori i UT, Mynyr Koni deklaron se në 30 korrik nuk mund të ketë zgjedhje në Universitetin e Tiranës për autoritetet drejtuese si dhe për senat akademik. Koni në një përgjigje për Shahinin, thotë se ministrja po përpiqet të marrë peng Universitetit e Tiranës dhe është një rast i paprecedentë në gjithë Shqipërinë. Po ashtu Koni thekson se Shahini është një zhgënjim i madh si ministre Arsimit pasi nuk ka as lidhje me arsimin, Por shkas i këtij reagimi sipas Konit është bërë një letër e Besa Shahinit drejtuar tij ku thekson se ”veprimet përgatitore për zhvillimin e procesit zgjedhor…

Read More

Në konferencën e sotme për procesin e rindërtimit ministri i Shtetit për rindërtimin foli edhe për mbylljen e lokaleve. Arben Ahmetaj, ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe njëkohësisht edhe kordinator i planit për menaxhimin e pandemisë, foli sot shkurt edhe për mbylljen e klubeve të natës, duke lënë të kuptohet se qeveria mund t’i ndihmojë. Ahmetaj tha se siç qeveria iu gjet pranë qytetarëve për tërmetin ashtu edhe për pandeminë, e njëjta mund të ndodhë edhe për artistët apo të punësuarit në lokalet e natës. “Kemi pasur 2 ngarkesa të mëdha 1 nga tërmeti një nga pandemia dhe për cdo…

Read More

Artisti i madh shqiptar Robert Ndrenika ka zbuluar detaje nga projekti i Teatrit të ri Kombëtar që pritet të ndërtohet. Ndrenika është shprehur se është njohur dje me projektin pasi e kanë thirru në zyrë, regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri. Ai falënderon Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike pasi siç thotë ai të gjitha vërejtjet e tyre i ka gjetur të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Ndrenika thekson se në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. “Falënderim! Dje më thirrën regjisori Altin…

Read More