Author: tirana

Ka zgjatur rreth nje ore takimi i sotem ne Presidence, i ambasadores s SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, me kreun e shtetit, Ilir Meta. Takimi nisi pak pas ores 11:00 dhe makina e ambasaores Kim eshte para te dale nga Presidence rreth ores 12: 15, ndërsa Meta u pa teksa përcolli Yuri Kim në automjetin e saj për t’u larguar. Nuk ka ende detaje nga qellimi i ketij takimi dhe cfare po bisedohet mes Metes dhe kryediplomates amerikane ne vendin tone.meta kim Kujtojme se takimi vjen nje dite pas takimit te Yuri Kim zhvilloi ne kryeministri me kreun e qeverise,…

Read More

Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020.  Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020. ​Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik. Në këto seanca të ngjeshura pritet të diskutohen dhe çështjet e nxehta të politikës, siç janë: Marrëveshja e 5 qershorit, listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese.

Read More

Shoqata e Arkitektëve të Kosovës kanë njoftuar se koronavirusi i ka marrë jetën arkitektit të njohur shqiptar, Bekim Dauti, në moshën 53 vjeçare. Duke i shprehur ngushëllimet familjes Dauti nga Shtimja, Shoqata thekson se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë. “Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë.Edhe një jetë e mori Virusi Corona.Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 .Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagimin e Asociacionit…

Read More

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në konferencën “E ardhmja e Europës”, me pjesëmarrjen e 100 të rinjëve nga Gjermania, Franca dhe Ballkani Perëndimor. Të rinjtë e këtyre vendeve kanë diskutuar mbi sfidat e BE-së, dhe kanë dalë në disa rekomandime të cilat i kanë diskutuar në këtë konferencë me Ministrin gjerman të Shtetit për Evropën, Michael Roth, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, dhe ambasadoren franceze nw Gjermani Anne-Marie Descôtes. Ish-ministri Bushati ndërsa vlerësoi rekomandimet këtij grupi të rinjsh energjik si kurajoze por edhe të rëndësishme për BE-në dhe të…

Read More

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka shkarkuar një ministër të kabinetit të saj për sjellje të pahijshme. Sipas “New Zealand Herald”, Iain Lees-Galloway, ministri për Marrëdhëniet dhe Sigurinë në Punë, gjithashtu nuk është lejuar të kandidojë nën ombrellën e Partisë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit. “Ai nuk e kishte modeluar sjelljen që unë pres si ministër përgjegjës për vendosjen e një standardi dhe kulture në vendet e punës”, citon e përditshmja të ketë thënë Ardern. Dje, Ardern e thirri Lees-Galloway në zyrën e saj, ku ai pranoi marrëdhënien. Në një deklaratë, Lees-Galloway kërkoi falje dhe tha…

Read More

Të gjithë e dimë që nuk duhet t’i flasim dikujt nëse vërtet është me nerva. Por për disa njerëz, kjo shprehje vlen më tepër se për disa të tjerë. Falë shenjave të horoskopit do të mësoni se Demin, Luanin, Akrepin, Shigjetarin dhe Bricjapin, nuk duhet t’i ngacmosh kur janë me nerva dhe ja përse: Demi: Personat e shenjës së Demit, njihen për durimin që kanë ndaj gjërave të ndryshme, por kur arrijnë limitin nuk duan t’’ia dinë. Ata e humbin kontrollin kur kanë arsye të vlefshme, pra duhet të ketë ndodhur diçka e rëndësishme. Thonë se nuk qetësohen shpejt. Luani:…

Read More

Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuarve në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidroge të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare. Bëhet fjalë për Elison Hysenbelliun, 40 vjeç, banues në Bathore si dhe Jurgen Duka (Mëziri), 38 vjeç, banues në Kamzë. Kujtojmë se në këtë aksion që ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme ku është goditur një grup kriminal me shtetas shqiptar dhe italianë, u arrestuan 16 persona.

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi edhe kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali vizitoi familjen Shima, banesa e të cilëve u shpall krejtësisht e pabanueshme pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë vizitës në këtë familje ministrja është shprehur se shtëpia e familjes Shima “do të rindërtohet nga themelet pas goditjes fatale që i shkaktoi tërmeti. Në këtë zonë do të rindërtohen në total 92 shtëpi dhe 1 pallat dy katësh bashkë me 8 pallate që do të rindërtohen në Kombinat”. Më tej, gjatë një takimi me strukturat e PS-së në Kashar, Spiropali ka theksuar se “Në…

Read More

Policia e Elbasanit ka reaguar përmes një deklarate zyrtare në lidhje me ngjarjen brenda Metalurgjikut në Elbasan. Sipas policisë, 3 punonjës të një subjekti që operonte brenda Metalurgjikut janë plagosur dhe ndodhen në spital. NJOFTIMI I POLICISË Në një subjekti privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë…

Read More

Një shpërthim ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, tek reparti i Oksigjenit në uzinën e përpunimit dhe prodhimit të çelikut në Elbasan, Kurum. Paraprakisht raportohet për shtatë metalurgë që janë plagosur. Tre prej tyre janë dërguar në spital dhe një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe 3 autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Burime bëjnë me dije se Qemal Mullahu 61 vjeç, është në gjendje të rëndë. Të plagosur kanë mbetur dhe babë e bir, Osman Bendaj 69 vjeç dhe Eduart Bendaj 42 vjeç.

Read More

Mërkuri kalon tek Binjakët. Ky tranzit yjësor që nis nga mbrëmja e 11 majit do të sjellë ndryshime që përfshijnë ide dhe lëvizje të shenjave zodiakale. Energjitë e mendjes premtojnë të jenë më tonike dhe precize. Dhe do të kompesojnë pavendosmëritë e një Virgjëreshe të palëvizsshme që pas disa ditësh do të rreshtë së funksionuari. Efektet e Mërkurit tek Binjakët në Horoskop: Dashi: Do t’ju vijë shumë natyrshëm të komunikoni, të vendoseni përballë të tjerëve. Ndoshta sepse e kuptoni që mënyra juaj e të vepruarit dhe shprehurit është e fortë, bindëse, solide. Mos kini frikë të flisni. Demi: Do t’ju…

Read More