Author: tirana

LSI  ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për t’u ulur pasdite në orën 17:00 në tryezën e Këshillit Politik. Pas rikujtesës, që Edi Rama u bëri sot në mëngjes për takimin, n/kryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kryeministri kërkon që të ndryshojë Kushtetutën për 6 ditë duke gënjyer për listat me qëllim heqjen e koalicioneve. “Ca sqarime per maskarenjte, qe duan izolimin me cdo kusht te Shqiperise! Edi Rama me disa apendikse politike duan te ndryshojne Kushtetuten sepse sipas tyre te gjithe ne Keshillin Politik duhet merrkan diçka. Keshilli politik nuk eshte pazari i gjese se gjalle ku cdo…

Read More

Në vijim të kontrolleve për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020 dhe Aktit Normativ Nr. 30 datë 20.07.2020, Neni 1 pika 7/1 për “Mosrespektim të detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme shtetasin K. P., që ushtronte aktivitet të shoqëruar me muzikë në subjektin e tij. Në përfundim të veprimeve të para shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh i kanë vendosur masë…

Read More

Është mbyllur prej mesditës se djeshme shërbimi i ADISA-s në Fier. Shkak për mbylljen është bërë konfirmimi i një rasti me Covid-19 në një prej bashkëshorteve të punonjësve të këtij institucioni ndërkohë që për të siguruar shëndetin e personave të tjerë dhe qytetarëve është vendosur mbyllja. Për punonjësit që kanë pasur kontakte me zyrën e Kadastrës është siguruar karantinimi dhe marrja e tamponëve. Deri tani shkon në 43 numri i të prekurve me Covid-19 në Bashkinë Fier ku gati 12 prej tyre janë punonjës të Kadastrës.

Read More

Ana Luca është një prej radhëve të bluzave të bardha që po lufton koronavirusin në “qendër të betejës”. Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT për të luftuar koronavirusin ka ndarë një video që tregon sakrificën e çdo dite. Në videon e publikuar nga ajo në rrjete sociale Ana shihet teksa heq nga “koka te këmbët” kostumin mbrojtës, dorezat, çizmet e maskën, të vëna për t’u mbrojtur nga virusi. Gjithashtu, duket se ajo kullon e gjitha në djersë, madje në fund kur heq çizmet dhe kur i kthen me…

Read More

Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë arritur marrëveshjen politike për votimin e paktit të 5 qershorit dhe hapjen e listave duke e firmosur atë live. Sot kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh të koduar, që me shumë mundësi është për opozitën jashtëparlamentare dhe më konkretisht për kreun e PD-së Lulzim Basha, i cili ka refuzuar t’i bashkohet këshillit politik. Rama ka përzgjedhur një citim nga filozofi i njohur amerikan Henry David Thoreau. “Duhen dy veta që të lind e vërteta: Njëri që ta thotë dhe tjetri që ta dëgjojë,” citon Rama.

Read More

Një operacion ndërkombëtar antidroge mes Shqipërisë dhe Italisë është konkluduar në arrestimin e një grupi kriminal. Dy policitë që prej mbrëmjes së djeshme kanë nisur një operacion antidroge ku kanë goditur një grup kriminal me shtetas shqiptar dhe italianë. Operacioni po zhvillohet aktualisht në të njëjtën kohë në të dy vendet. Derin tani janë ekzekutuar disa urdherarreste shumica ne Itali. Rreth orës 11 pritet te mbahet nje konference ne Itali per kete rast.

Read More

Ndërsa Majorka mbylli përsëri zonat e klubeve, në shumë klube dhe anije-restonte në Zrce-Beach në Kroaci u mblodhën për të kërcyer, pirë dhe festuar mijëra vetë.  Shume klube kërcimi regjistruan deri në 2000 klientë që kërcenin të shpenguar pa maska dhe pa respektuar as distancën fizike. Plazhet dhe lokalet janë të mbushura edhe në vendet e tjera të Ballkanit. Por këto nuk janë të vetmet vatra infeksioni në Ballkan. Edhe në Medjugorjen me famë botërore në Bosnje-Hercegovinë vijnë çdo ditë me mijëra vetë për peligrinazh që nuk i respektojnë rregullat mbrojtëse ndaj Coronës. Nga ana tjetër në qytetin boshnjak Bihaç…

Read More

Në harkun e pak ditëve, maxhoranca e Partisë Socialiste në Kuvend është tërhequr në dy nisma ligjore, që kishte ndërmarrë kundrejt Presidentit. E para që kishte të bënte drejtpërdrejt me Presidentin Ilir Meta, pasi me anë të një Komisioni Hetimor kërkohej shkarkimi i tij dhe e dytë një ligj organik që tentonte të krijonte një mekanizëm zhbllokues, përmes të cilit i hiqeshin kompetencat e Presidentit sa i përket çështjes së betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Për të dyja nismat e maxhorancës, u mor opinioni i Komisionit të Venecias, ku u tregua se shkuarja deri në fund e këtyre nismave…

Read More

Ngrohja globale mund të nënshkruajë deri në fund të shekullit zhdukjen e arinjve polarë, të paaftë për t’u ushqyer në mungesë të akullit, sipas një studimi të botuar të hënën në “Nature Climate Change”. “Nëse emetimet e gazit serë vazhdojnë me të njëjtën normë si sot, rënia e riprodhimit dhe mbijetesa do të rrezikojë këmbënguljen e pothuajse të gjitha nënpopullatave deri në vitin 2100”, sipas studiues, të cilët vërejnë se edhe në një skenar më të favorshëm, zhdukja e këtyre arinjve emblematike të Arktikut do të shtyhej. Në një studim të publikuar sot në “Nature Climate Change”, studiuesit janë përqendruar…

Read More

Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga një dosje voluminoze e Arkivit Qëndror të Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), me siglën “Tepër sekret” dhe tashmë prej kohësh të deklasifikuara, ku ndodhet një proces-verbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së e mbajtur në janarin e vitit 1989, ku është marrë në analizë ngjarja e jashtëzakonëshme e ndodhur më 6 janar të atij viti. Memorie.al shkruan se peshkarexha “DukatI”, teksa doli për gjueti në det të hapur në ujrat e Adriatikut, u morr peng nga kapiteni i saj, Enver Meta, i cili pasi mbajti peng shtatë…

Read More

Kur djali 11-vjeçar i Kay Mitchel vijoi të hante thonjtë, ajo mendoi se bëhej fjalë thjeshtë në një ves të keq. Por pasi Dylan nisi të thoshte se nuk ndihej mirë, ajo nisi t’i frikësohej faktit se ky ves mund t’i kishte shkaktuar ndonjë infeksion të rëndë. Nëna nga Sheffield, South Yorks, e çoi të birin tek mjeku i familjes, i cili i dha antibiotikë, por gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë. Kishte dhimbje të tmerrshme dhe nisi të vuante nga haluçinacionet. Në këtë pikë, nëna 37-vjeçare e çoi me urgjencë në spital. Familja shtangu kur analizat zbuluan…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali me protagoniste një vajzë të re shqiptare. Një taksist italian ka tentuar të përdhunojë një 19-vjeçare shqiptare që prej disa muajsh qëndronte në shtetin fqinj. Ngjarja e rëndë ndodhi në një stacion urbani në Trezzano kur e reja po priste autobusin. Taksisti 50-vjeçar i ofroi që ta përcillte në shtëpi dhe vajza pranoi me mirësjellje. Gjatë rrugës, ai devijoi dhe e çoi automjetin në rrugën Darwin, një vend i izoluar ku lëvizja e automjeteve është e vogël. Aty nisi të prekte shqiptaren në vende intime dhe tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me…

Read More