Biznesmeni i njohur kosovar, Latif Kryeziu, i njohur si pronar i SHELL KOSOVA ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook ish-kryetar i Agjencionit Kosovar të Bizneseve, Agim Shahini.
Author: tirana
Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa publikoi pak ditë më parë në rrjetet sociale flamurin e fashmë të ngritur 6 vite më parë në Beograd, si përgjigje ndaj komentuesve racistë serbë. Postimi i Dua Lipës shkaktoi reagime të shumta, e ndjekur nga mbi 48 milion fansa, flamuri që paraqet trojet e banuara historikisht me shqiptarë, nuk kishte se si të kalonte pa komente. Së fundmi ka reaguar edhe këngëtarja e njohur greke Keti Garbi. Përmes një postimi në Twitter, Garbi ironizon Dua Lipën, duke zëvendësuar fjalën “Autokton” me “Johistorike” të cilës i jep edhe kuptimin “Johistorike – Jo në përputhje…
Në këtë draft marrëveshje mes PS dhe opozitës parlamentare shkruhet se palët janë dakordësuar në katër pika kyçe për Reformën Zgjedhore. “Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në cilësinë e Shumicës Parlamentare në Kuvend, përfaqësuar nga kryetari i Grupit, Taulant Balla, duke marrë në konsideratë dhe duke vlerësuar si shumë të rëndësishme për forcimin e demokracisë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ka vendosur: Krijimin e premisave reale për zgjedhje të lira sipas standardeve, ku zgjedhësit kanë mundësi të japin votën e tyre për kandidatët e parapëlqyer të subjektit politik.Miratimin e Reformës Zgjedhore dhe adresimin e rekomandimeve të…
Deputeti i opozitës parlamentare Selami Jenisheri është tërhequr nga firma për ndryshimet kushtetuese. Jashtë dyerve të Kuvendit, Jenisheri sulmoi Këshillin Politik duke deklaruar se ata nuk mund të vendosin për fatin e Kushtetutës. Me tërheqjen e firmës se tij kërkesa e opozitës parlamentare per ndryshimet kushtetuese mbetet me 27 firma, nga 28 që duhen. Mirëpo pas tërheqjes së firmës së Jenisherit, këtij dokumenti i janë shtuar tre firma të tjera, nga radhët e deputeteve të opozitës parlamentare. Ata janë: Alban Zeneli, Korab Lita dhe Ralf Gjoni. Me firmosjen e këtyre 3 deputetëve tashmë kërkesa për ndryshimet kushtetuese ka 30 firma.
Maskat janë bërë të detyrueshme në ambientet e mbyllura në vendin tonë që nga 15 korriku, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Maska është bërë e detyrueshme në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por ajo ka rregullat e saj të përdorimit. Tundimi për ta ulur maskën në mjekër kur flasim, hamë apo pimë, është i madh. Ekspertët britanikë këshillojnë ndalimin e këtij veprimi. “Maskën ose mbajeni mbi gojë dhe hundë, ose hiqeni fare. Kurrë mos e mbani në mjekër sepse kur e keni mbi gojë dhe hundë, mjekra…
Një tjetër makinë e djegur është gjetur në Vlorë, pikërisht në rrugën që të çon në fshatin Gjormë. Nuk dihen akoma shkaqet e djegies së makinës së llojit Twingo në rrugë. Makina e djegur është braktisur në mes të rrugës.
Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias në një konferencë për median ka raportuar numrin e pushuesve që janë infektuar me Covid-19. Haradalias deklaroi se autoritetet greke që nga data 1 korrik, kur u hap edhe kufiri për turistët kanë kryer 127.900 testime. Ai u shpreh se nga pushuesit kanë rezultuar pozitiv 295 presona, përkatësisht: 78 raste janë shtetas serb, 63 bullgarë, 61 rumunë, 23 shqiptarë dhe 26 nga SHBA. Po ashtu zëvendësministri grek, ka raportuar se nga 1 korriku deri më tani, kanë hyrë në Greqi gjithsej 918.032 persona.
Shpallen aplikimet për pranimin në akademinë e sigurisë për studentë që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë me mesatare të notave mbi 8, për disa degë të caktuara. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka përcaktuar kriteret për rekrutimin e studentëve që kanë përfunduar universitetin me rezultate të larta dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Policia njofton se aplikimet bëhen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm dhe përfundojnë më datë 20 gusht 2020. Dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë ku…
Shqipëria vazhdon të shënojë numër të lartë të të infektuarve me koronavirus, që pas rihapjes së madhe në 1 qershor. Prof. Genc Sulcebe gjatë bisedës në studion e ABC News sqaroi rrezikun e infektimit dhe në cilat ambiente jemi më të rrezikuar nga Covid-19. Sipas Sulcebe, efektiviteti i virusit është ende i lartë por se infektimi nuk ndodh në ambiente të hapura apo plazhe, por në ambiente të mbyllura me temperaturë të ulët.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka shpallur tenderin për vendosjen e postoblloqeve ne dy zona të mbrojtura; Syri i Kaltër dhe Kune-Vain. Fondi limit i tenderit është 6 milion e 666 mijë lekë dhe financimi është nga buxheti i shtetit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data: 30 korrik 2020. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 2 muaj.
Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, do të takohen sot me krerët e grupeve parlamentare të opozitës. Ky takim do të mbahet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit. Në qendër të diskutimeve pritet të jenë ndryshimet kushtetuese për të cilat ende nuk është arritur në një dakordësi mes palëve.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë dhuratë të veçantë në kullën e Isa Boletinit, teksa pasardhësit e heroit të Kosovës i dhanë liderit demokrat flamurin 108- vjeçar të kryengritjes para Shpalljes së Pavarësisë. Basha ka premtuar se këtë flamur do e vendosë në zyrë nesër si kryeministër i Shqipërisë dhe do jetë pjesë e pandarë e tij. Postimi i Bashës: “Isha i nderuar sot të vizitoja kullën e Isa Boletinit, e të përulesha para varrit të tij. Emocion të jashtëzakonshëm përjetova tek kjo kullë e pamposhtur, e rrethuar, e bombarduar dhe e djegur gjashtë herë, por që askush, as…