Author: tirana

Tetë vite burg për Paolo Scaroni-n. Kjo është kërkesa e bërë nga prokurori Fabio de Pasquale për ish-administratorin e Eni-t, sot president i Milan-it, në procesin për çështjen caso Eni-Shell-Nigeria. Scaroni akuzohet për korrupsion ndërkombëtar. Lajmi është dhënë nga Ansa, që ka bërë të ditur se: Prokurorët Fabio De Pasquale dhe Sergio Spadaro i kanë kërkuar Gjykatës së Milanos tetë vite burg për administratorin e deleguar të Eni-t, Claudi Descalzi, dhe paraardhësin e tij, Paolo Scaroni, mes të pandehurve për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Eni-Shell-Nigeria. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe konfiskimin e shumës 1 miliard e 92 milionë dollarë, shifra…

Read More

Ata janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Bëhet fjalë për moderatoren Arbana Osmani dhe partnerin e saj, Eduart Grishaj që së fundmi do të bekohen edhe me një fëmijë. I ftuar në programin “Pushime on Top”, regjisori i “Dua te te bëj të lumtur”, Eduart Grishaj ka eksploruar me biçikletë vende fantastike të Malësisë së Madhe dhe i ka treguar moderatorit, Flori Gjini shumë detaje nga jeta e tij personale. Duke filluar që nga planet për dasmën, emocionet e para si baba, si dhe për emrin e bebit që do të jetë një emër tipik shqiptar. I…

Read More

Genc Prelvukaj dhe Eni Koci janë një ndër çiftet më të reja të showbizit shqiptar. Tashmë lidhja e tyre ka marrë të tjera përmasa dhe dyshja ka vendosur të bashkëjetojë. Por, a e dini sa vjeç është Genci? Në një kërkim në llogarinë e tij në Facebook, thuhet se Genci ka lindur në vitin 1981, që i bie të jetë 39 vjeç kurse Eni është vetëm 24. Sipas llogarive, Genci është 15 vite më i madh se këngëtarja! Gjithsesi kjo mbetet thjesht një “matematikë” pasi është vërtetuar në kohë se dashuria nuk njeh moshë.

Read More

Një padi për për ngacmim seksual ka mbërritur në dyert e Gjykatës së qarkut të Nju Jorkut për gazetarët e Fox News, Tucker Carlson e Sean Hannity. Padia pretendon se Carlson dhe Kurtz, u përpoqën që të çonin në hotel ish-gazetaren Cathy Areuta, përkatësisht në vitin 2018 dhe 2019. Hannity u akuzua për poshtërimin e Areu duke i ofruar çdo personi në studio 100 dollarë për ta ftuar atë në një takim. Ajo deklaroi se nuk i pranoi ftesat për shkak se nuk donte të flírtonte me të. Në vitin 2019 i shkoi ftesa tre herë pasi anashkaloi dëshirat e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me opozitën parlamentare. Në një komunikim për mediat Rama theksoi se marrëveshja e 5 qershorit do të miratohet me 23 korrik. “Marrëveshja e nënshkruar sot duhet të kthehet në materie ligjore dhe kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh ai. Po ashtu ai theksoi se nuk duhet humbur kohë pasi sipas tij marrëveshja e 5 qershorit ka një rëndësi edhe për shkak të futjes së teknologjisë si proçes. Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama: I kënaqur nga kjo marrëveshje? I kënaqur sepse kemi arritur një konsensus edhe pse jo të gjërë. Një orë…

Read More

Deputeti i opozitës parlametare Ralf Gjoni në një komunikim për mediat tha se mbështet hapjen e listave, por theksoi se është kundër marrëveshjes së 5 qershorit. “Votimi si në çdo vend të votës është individual. Sot ka pasur një dakordësi me mazhorancën për hapjen e listave që kërkon ndryshime kushtetuese. Unë votoj hapjen e listave. Këshillin Politik nuk e kam njohur, kam qenë kundër marrëveshjes së 5 qershorit. Vota ime është pro hapjes së listave, atë për të cilën i kemi premtuar qytetarëve. Unë nuk votoj pro marrëveshjes së 5 qershorit, votoj hapjen e listave”, u shpreh ai.

Read More

Rudina Hajdari ishte e para që doli nga Kryesia e Kuvendit pas firmosjes së marrëveshjes së 5 qershorit. Hajdari tha se sot u arrit një fitore e madhe e opozitës së Shqipërisë, e qytetarëve dhe u hodh një hap i rëndësishëm drejt një demokracie të shëndoshë. Deputetja Hajdari i bëri thirrje opozitës jashtë parlamentare që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi dhe të mos i mbajnë peng mbështetësit e tyre që duan ndryshimin. “Jam e kënaqur që sot arritëm t’i japim premtimin shqiptarëve që zgjedhjet e ardhshme të votojnë deputetët që duan. Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare.…

Read More

Që nga muaji mars Shqipëria është pushtuar nga epidemia e Covid-19. Në listën e të prekurve nuk kanë munguar as emrat VIP në Shqipëri dhe në Kosovë, të fushave të ndryshme, si biznesmenë, politikanë, parlamentarë, por edhe mjekë. Nga radhët e politikanëve mund të përmendim këtu deputetin e Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, i cili qëndroi për disa javë i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe iu nënshtrua një mjekimi të specialzuar për shkak të rëndimit të giendjes shëndetësore. Gjithashtu u prek nga virusi edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili u vetizolua në shtëpi. Dako e kishte marrë këtë…

Read More

Partia Socialiste e Shqipërisë ka firmosur sot marrëveshjen me tre grupet parlamentare të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Në përfundim të takimit që zgjati rreth një orë, ka qenë Taulant Balla ai që tha se dakordësia është arritur me unanimitet. Numri dy i PS tha se opozita e re ka firmosur të mbështese me votë në seancë parlamentare projektligjin për ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe ato kushtetuese.

Read More

Mjeku Pëllumb Pipero teksa ka folur për rëndësinë e maskës, ka detyruar edhe gazetaren Matilda Mcini ta vendosë atë. Sipas Piperos, maska deri në daljen e vaksinës duhet të bëhet një mënyrë e dytë jetese. “Nëse në fillime të pandemisë ne thonim që masa është e nevojshme në mjediset spitalore, tashme bota ka kuptuar që në gjithë këtë sjellje, maska duhet bërë mënyrë jetese. Unë e kam mbajtur maskën edhe në rrugë aty ku nuk është e detyrueshme. Unë mendoj se maska duhet të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura.Maska duhet vendosur gjatë bisedës në ambiente të mbyllura. Ky virus…

Read More

Zv. kryeministri Erion Braçe kërkon dënimin e kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjiçi për mosrespektim të masave për COVID-19, duke shkelur hapur protokollet shëndetësore. Edhe pse do të duhet të ishte shembull i respektimit të ligjit, -thotë Braçe, Gjiçi ka shkelur sot gjatë inspektimit të stadiumit të ri rregullat. /tirananews.al

Read More

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se Shqipëria nuk ka mungesë tamponi, ndërsa shtoi se protokolli e përcakton qartë se në cilët raste bëhen testet për personat e prekur apo të dyshuar me COVID-19. Fico pohoi se tamponi në këtë rast nuk është ekzaminim jetëshpëtues. Sipas saj, tamponi merret në rastet kur shenjat klinike janë të dukshme dhe kur bëhet fjalë për kontakte të ngushta të personave të prekur nga koronavirusi. “Tamponi është një element që përdoret për të marrë material, ku evidentojmë ose jo prezencën e covid. Nuk është ekzaminim jetëshpëtues. Jeta jonë nuk duhet të…

Read More