Author: tirana

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Ju pret një ditë pozitive, ku gjatë saj do të keni mundësi që të njihni njerëz të rinj. Një dashuri e re mund të lindë gjatë kësaj periudhe. Mundohuni që ti zgjidhni problemet e së kaluarës të cilat kanë mbetur pezull. Në punë, janë mjaft me rëndësi raportet me të tjerët. Demi Nëse jeni të përfshirë në një lidhje me dikë…

Read More

Bazuar në vlerësimin e bankave tregtare, standardet e kreditimit u shtrënguan në tremujorin e dytë të vitit 2020. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë tregon, se ky ka qenë reflektim i situatës dhe pasigurisë së lartë prej pandemisë. Sipas vrojtimit, bankat aplikuan standard më të shtrënguara si në kreditë akorduar bizneseve, ashtu edhe në kreditë e dhëna individëve, në të gjitha nënkategoritë përbërëse. Në të njëjtën linjë me standardet, bankat shtrënguan edhe termat e kushtet e kreditimit në kreditë e reja për bizneset dhe individët. Kërkesa për kredi u perceptua në rënie të theksuar si nga ana e bizneseve, ashtu edhe…

Read More

Marina Mbretërore britanike do të krijojë një Kompani të re Speciale Komando. Siç shkruajnë edhe mediat e huaja kjo forcë ushtarake do të përdorë armatimet dhe teknikat luftarake të teknologjisë së fundit, për të kryer operacione në zonat më të rrezikshme të globit. Në bazë të njoftimit nga Marina Mbretërore, të paktën 150 pjesëtarë të Marinës dhe Forcave Komando të Ushtrisë do të nisin trajnimin e përbashkët në vjeshtë të këtij viti, për të formuar njësinë e re, që do të nisë punën vitin e ardhshëm.

Read More

Shtatë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Tepelenës. Bëhet me dije se personat janë infektuar, pasi kanë marrë pjesë në një dasmë në kryeqytet. Të infektuarit janë pjestarë të dy familjeve në fshatin Dukaj, personat në fjalë ishin ftuar në një dasmë, ku dyshohet se edhe janë infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar grumbullimet si për dasma edhe për ceremonitë mortore.

Read More

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka takuar ditën e sotme për 2 orë kryeministrin Edi Rama. Burime diplomatike nga ambasada amerikane bëjnë me dije se në takimin 2 orësh në kryeministri Edi Rama- Yuri Kim u diskutua për marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik. Sipas po këtyre burimeve, SHBA i ka të qarta dhe të mirënjohura pritshmëritë e saj për marrëveshjen e arritur mes palëve në Këshillin Politik më 5 qershor me ‘bekimin’ e ndërkombëtarëve.

Read More

Ledina Çelo është kthyer 23 vite më parë në kohë me foton e fundit në ‘Instastory’. Këngëtarja ka ndarë një foto me vëllain e saj dhe ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen është ‘look-u’ i saj. Me flokët e errët, bluzën e zezë dhe elegancën që e karakterizon Ledina duket mjaft tërheqëse, njëjtë si dhe në ditët e sotme. Disa kohë më parë këngëtarja zbuloi me anë të disa postimeve se shumë shpejt do të rikthehet në muzikë me një projekt të ri për të cilin është duke punuar.

Read More

Një spiun kibernetik legjendar i Izraelit, emri i të cilit ka mbetur sekret për vite me radhë, do të marrë një dekoratë nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, për arritjet e tij të jashtëzakonshme. Sipas portalit izraelit të lajmeve N12, agjenti, i përmendur vetëm si “A”, është një mendje gjeniale në fushën e spiunazhit kibernetik dhe një figurë unike në agjencinë spiune të Izraelit, Mossad. “A“, thotë raporti, është në të dyzetat e tij, ka disa fëmijë dhe zgjodhi të punojë për shërbimin e inteligjencës për një karrierë fitimprurëse në industrinë e teknologjisë së lartë. Duke folur në mënyrë anonime, dikush…

Read More

Kallëzime të reja janë shtuar në adresë të mbesës së ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës, Ilda Kërkapit. Pas dy oficerëve të Policisë së Shtetit, në “rrjetën” e saj të mashtrimit ka rënë edhe një mjeke gjinekologe, e maternitetit “Nëna Geraldinë” në Tiranë. Gazetari Elton Qyno ka siguruar detaje nga dosja hetimore në të cilën mjekja me inicialet R.M, u ka treguar oficerët e të policisë se është mashtruar nga 24-vjeçarja, të cilës i ka dhënë 5 milionë lekë të vjetra, shifër të cilës më pas i është shtuar edhe 500 euro. Paratë kishin si burim, shpërblimin prej 2 mijë eurosh…

Read More

Sektorit të Shërbimeve dhe atij Zjarrëfikës në Bashkinë Mat i shtohen 9 autmjete të reja. Blerja e këtyre makinerive u mundësua nga Bashkia Mat me qëllim plotësimin e nevojave për të arritur një shërbim sa më cilësor në komunitet. Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, tha se blerja e këtyre mjeteve lehtëson ndjeshëm punën e Bashkisë Mat, në ofrimin e shërbimeve. “Do ndërhyhet në të gjitha rrugët, kanalet vaditëse dhe në të gjitha shërbimet që ka nevojë territori i Bashkisë Mat”, shpjegon Malaj. Automjetet e blera janë mjete të ndryshme duke nisur nga borëpastruese me vinç, kamion me vinç, kamionçinë, rul…

Read More

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në subjektet që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë konstatuar mbrëmjen e djeshme një subjekt night club me muzikë që ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme. Në përfundim të veprimeve të para u mor masa për mbylljen e këtij aktiviteti, për një periudhë 1-vjeçare. (Më parë subjektit në fjalë i është vendosur gjoba 1.000.000 lekë). Policia e Fierit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e…

Read More