Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë. Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë zonën pyjore, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi pasi po favorizohen nga era. Ndërkaq, ndërhyrja e zjarrëfikësve është e pamundur për shkak të terrenit malor dhe është kërkuar ndërhyrja nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Author: tirana
Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 humbje jete, 2 të shtruar në Spitalin Infektive një nga Tiranë dhe një nga Vlora, ndërsa dy të tjetër në Shefqet Ndroqi nga Tirana dhe Malësia e Madhe. Nga 482 testime të kryera janë konfirmuar 119 raste pozitive me Covid-19. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë. Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren. Ndaj i bëjmë…
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku shfaqet dokumenti zyrtar i raportit zyrtar të Komisionit të Ligjeve për ndryshimet kushtetuese të firmosur nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Sipas Bardhit dhe asaj çfarë shkruhet në raport, ndalohen koalicionet parazgjedhore dhe Sekretari i PD thotë se ky është qëllimi i vetëm i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese. Por nga ana tjetër ai akuzon Ramën si gënjeshtar që ka frikë nga humbja në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Edi Rama ka thënë se me ndryshimet kushtetuese që sjellin hapjen e listave, pamundësohen vetëm koalicionet parazgjedhore në modelin klasik, por…
Bardh Spahia, ish-deputeti i PD-së ka sulmuar ashpër qeverinë në lidhje me situatën që po kalon vendi për shkak të COVID-19. Duke i ndalë në mbrojtje bluzave të bardha, Spahia theksoi se edhe pse janë përballë ekspozimit nga rreziku i koronavirusit, ata lihen pa shpërblime. Ai ka publikuar edhe disa mesazhe, ku një personel mjekësor shkruan se pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit. DENONCIMI I BARDH SPAHIAS U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19. Por çfarë…
Shqipëria këtë javë do të jetë në ndikimin e rrymave ajrore të nxehta afrikane. Nesër, termometri pritet të ngjitet deri në 37 gradë në zonat e ulëta, ndërsa në vendet malore dhe bregdetare 33-34 gradë. Për pushuesit, sipas sinoptikanëve, problem do të jetë era që do të fitojë shpejtësi deri në 10m/s. Sipas Sherbimit Meteorologjik, “ditën e merkurë do të mbizotëroj mot i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës. Era do të jetë nga veriperëndim me shpejësi 1-6m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s. Temperaturat parashikohen:…
Thellohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona. Po ashtu janë konfirmuar me COVID-19 168 raste të reja, ndersa janë shëruar 157 pacientë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë raste pozitive 168. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste,…
Presidenti Ilir Meta uron Belgjikën në Ditën e Pavarësisë. Duke iu drejtuar Mbretit Philippe, Kreu i Shtetit Shqiptar shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës. “Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike”, thekson Meta. Mesazhi i plotë: Madhëria Juaj, Mbreti Philippe Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Belgjikës të shpreh, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të përzemërta për Ju dhe për qytetarët e Belgjikës. Kam kënaqësinë të shpreh vlerësimin tim…
Kryeministri Edi Rama këmbëngul në hapjen e listave ndonëse opozita joparlamentare dhe ndërkombëtarët janë shprehur kundër ndryshimeve kushtetuese. Rama ka postuar një video në “Facebook” për të shpjeguar rëndësinë e listave të hapura, ndërsa shkruan se hapja e tyre përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve. “HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT🌹 #ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️”, shkruan Rama.
Punimet në një rrugë në Fier kanë zbuluar sot disa granta. Sipas informacioneve mësohet se grantat janë zbuluar gjatë punimeve në rikonstruksionin e një rruge në lagjen Kastriot në Fier. Po ashtu mësohet se granatat ndodhen në një bunker që po prishet për t’i hapur rrugë punimeve që po kryhen në zonë. Disa grantata janë nxjerr nga bunkeri dhe po punohet për demontimin e tyre, por mësohet se nga gërmimet mund të zbulohen të tjera municione.
Gjykata e Krujës ditën e sotme ka vendosur masën e siguisë ‘arrest me burg’ për autorin e dyshuar si kryesor për vendosjen e tritolit në banesën e 17-vjeçares në fshatin Nikël. Bëhet me dije se Gjykata e Krujës me relatore Enkelejda Hoxhën vendosi masën ‘arrest me burg’, për 23-vjeçarin Alket Brata. Alket Brata është i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Gjithashtu, ky person kërkohej edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën së bashku me disa të rinj…
Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar edhe Mitrovicën gjatë vizitës 2-ditore në Kosovë ku është takuar me kryetarin e komunës Agim Bahtiri. Basha i vlerësuar me titullin “Qytetar nderi” i Mitrovicës, ka pasur një pritje të ngrohtë nga Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili ka shprehur konsideratat më të larta. Ai e ka cilësuar Bashën, mik i shquar dhe tha se së shpejti e pret si kryeministër. “Kombit i vlen një njeri si shërbëtor i qytetarëve, jo ata që janë bërë si gjarpër i tërbuar”, u shpreh Bahtiri. Nga ana tjetër kreu i PD deklaroi se Mitrovica është kryeqyteti i…
Arbana Osmani me një karrierë disavjeçare në televizion është kthyer në një nga figurë emblematike. Krahas televizionit, jemi njohur edhe me pasionin e saj për kuzhinën, teksa vetë moderatorja ndan herë pas here recetat me ndjekësit e saj në Instagram. Pa harruar faktin se ka publikuar dy libra gatimesh. Ditën e sotme Arbana ka vendosur të realizojë një intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur nga një fanse: “Pse nuk hap një restorant?”. Dhe nga përgjigja e saj kuptuam se e paska në plan diçka të tillë për në të ardhmen e afërt madje. “Do ta hap…