Policia e Shkodrës ka zbardhur dhe dokumentuar vjedhja e një mjeti luksoz në Plazhin e Velipojës, duke ndaluar autorin e dyshuar. Uniformat blu kanë ndaluar 23-vjeçarin A. P., banues në Kurbin, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në Velipojë. Njoftimi i policisë: Ndalohet autori i dyshuar i vjedhjes. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë zbardhur dhe dokumentuar vjedhjen e një mjeti luksoz në plazhin…
Author: tirana
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kima, ka mbërritur paraditen e sotme në kryeministri. Sipas burimeve prej orës 11:00 Yuri Kim po zhvillon një takim me kreun e qeverisë Edi Rama në Kryeministri. Tema e diskutimit nuk dihet, por referuar situatës politike, biseda po fokusohet te rimbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet. Përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë nuk kanë munguar në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, që këtë herë pati një formulë edhe më të zgjeruar. Para se në Pallatin e Kongreseve të mbërrinin përfaqësuesit politikë të Reformës Zgjedhore, në sallën e mbledhjes…
Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha sot se rritja e borxhit publik do t’i kushtojë çdo shqiptar 4492 euro borxh që duhet të paguaj nga xhepi i tij. Tabaku shprehet se “borxhi për frymë që shqiptarët do të paguajnë pas 7 viteve keqpërdorim të parave të taksave dhe borxhit të rritur është 4492 euro/frymë. Me një borxh që është rritur me 1800 euro për çdo shqiptar (mbi 30%) që nga shtatori 2013 kur mori pushtetin, qeveria i ka çuar paratë e taksave dhe ato hua për sheshe në qytete dhe PPP”. “Në kulmin e krizës ekonomike dhe pandemisë ekonomike, Rama…
Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në takimin me liderë politikë, të cilën e ka organizuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Hotit. “Po, kemi pranuar një ftesë për takim me liderë, të cilës, sikurse e kemi bërë veçse të qartë, nuk do t’i përgjigjemi. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa legjitimit et të ri përmes zgjedhjeve. Dialogu Kosovë-Serbi duhet…
Gaforrja: Sipas astrologjisë, shenja e Gaforres nuk merr lehtë asnjë lloj pengese. Ajo është në harmoni me emocionet e saj kështu që tenton të reagojë me zemrën e saj më shumë sesa me mendjen. Asaj nuk i pëlqen të bëjë gabime sepse do të peshojë rëndë në ndërgjegjen e saj, veçanërisht nëse gabimi mund të ketë dëmtuar një person tjetër në ndonjë mënyrë tjetër. Fajëson veten për çdo gjë dhe të gjitha gabimet që bën. Peshqit: Fajësojnë veten kur ngatërrohen me ndjenjat. Imagjinata e tyre e madhe i bën ndjenjat të vështira për mbizotëruar në atë kohë. Reagojnë shumë emocionalisht…
Zbardhet dinamika e ekzekutimit mafioz të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, pasditen e djeshme, në Elbasan. Ramazani është ekzekutuar nga një person i vetëm, i cili ka qenë i veshur me bluzë të zeza, tuta blu me vija të bardha, kapele të zezë dhe maskë anti-Covid, raporton BW. Atentatori është afruar me qetësi te dera e makinës së Emiljano Ramazanit dhe e ka qëlluar me pesë plumba, tre herë në qafë dhe dy herë në të dyja shpatullat. Ngjarja ka ndodhur, kur Emiljano Ramazani sapo ishte kthyer nga palestra, në pronësi të tij, dhe ishte nisur drejt banesës. Policia po heton për…
12 persona të cilët dje protestuan përpara kryeministrisë për mbyllejn e lokaleve të natës janë shoqëruar nga policia e Tiranës. Kjo për shkak se ata nuk kishin marrë leje për këtë organizim, në një kohë kur tubimet janë të palejuara për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në njoftimin e policisë thuhet se uniformat blu fillimisht i kanë kërkuar protestuesve të largohen, ndërsa më pas ka bërë shoqërimin e 12 prej tyre, si organizatorë të tubimit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 12 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat…
Shkon t’i cojë ushqime një familjari në paraburgimin e Vlorës, por përfundon edhe vetë në pranga. Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç. “Gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek arme gjahu, të cilën dyshohet se do t’ia dorëzonte një prej familjarëve të tij në këtë institucion”- njofton policia. NJOFTIMI Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin V. K., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushqimeve dhe rrobave pranë paraburgimit IEVP Vlorë, i është gjetur në posedim të tij një fishek…
Pas 4 netësh bisedime intensive, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19. Mësohet se paketa me vlerë 750 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike do të shpërndahet në formën e granteve dhe kredive. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e cilësoi ‘ditë historike’ arritjen e kësaj marrëveshjeje. Akoma nuk janë bërë publike detajet e marrëveshjes së arritur. Bisedimet në Bruksel për paketën e rimëkëmbjes ekonomike të BE-së ishte parashikuar 2 ditë, por që zgjati 4 ditë. Shtetet anëtare u ndanë kryesisht midis atyre që u goditën më shumë nga pandemia, dhe ato të shqetësuara për…
Gjatë natës në parkimin e një hoteli në Vlorë është djegur një automjet luksoz. Mësohet se makina është në pronësi të një shqiptari nga Kuçova i cili është emigrant në Gjermani. Ai u shpreh se nuk ka dyshime dhe as konflikte me asnjë persona dhe se në Vlorë kanë ardhur me pushime prej 4 ditësh. “Jemi nga Maqedonia nga Kuçova, kemi ardh për pushime që prej 4 ditësh dhe tani ka ndodh kjo. Automjetin e kanë djegur krejt. Skena dyshim askund, skemi zënka me askënd”- thotë pronari i makinës së djegur. “Ne kemi ardh me pushime. Ngjarja është shumë e…
Young Zerkës ka dhënë intervistën e tij në radhës në Korçë në vendlindjen e këngëtarit. Ai rrëfeu të gjitha kujtimet që e lidhin me qytetin e tij të lindjes. E kur flasim për kujtime moderatorja e “ Pushime on top”, Ori Nebijaj nuk mund të mos e pyeste Zerkën edhe për historitë e tij të para të dashurisë. “Unë kam ikur i vogël nga Korça. Dashuriçkat e para i nisa jashtë, por edhe këtu kam kujtime. Vajzat që kishim qejf i kishim nëpër lagje dhe shkolla”, ka thënë Zerka. I pyetur nëse e ka parë ndonjëherë vajzën për të cilën…
Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar fatkeqësisht mëngjesin e sotëm në urën Vajgurore të Beratit. Një automjet tip ‘Benz’ fuoristradë me targa AA 232 PR ka përplasur për vdekje 71-vjeçarin Agim Hajdari, i cili po udhëtonte me biçikletë. Dyshimet e para të policisë janë që automjet të ketë qenë duke lëvizur me shpejtësi, por edhe biçikleta i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Për ngjarjen policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 61-vjeçarin Avdulla Salillari dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.