Kjo pandemi, përpos të gjithave na ka kushtëzuar që t’i japim lamtumirën e fundit të dashurve tanë. Një i ri nga Palestina, i identifikuar si Jihad Al-Suwaiti, nuk i ka rezistuar këtij tundimi dhe ka gjetur mënyrën e rrezikshme për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital. Mamaja e tij, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte. Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë…
Author: tirana
Pronarët e lokaleve, bareve, lokaleve të natës dhe të gjithë bizneseve të tjera që preken nga Akti Normativ i qeverisë kanë dalë në prostesë para Kryeministrisë. Të mbështetur nga qytetarë dhe artistë të shumtë, ata kanë kërkuar që qeveria të tërheqë Aktin Normativ që nuk i lejon ata të shërbejnë pas orës 20:00. Biznesmenët kanë thënë se ata janë pro çdo protokolli dhe shtojnë se i reskpetojnë masat dhe vendimi i qeverisë i godet ekonomikisht. Policia sapo ka parë grumbullin e qytetarëve para Kryeministrisë, ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që protesta të shpërndahet. Në disa momente ka pasur dhe tensione…
Dashi Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të duhet të jeni shumë të kujdesshëm në dashuri, sepse debatet do të jenë lojë fëmijësh. Këto ditë ka shumë shqetësime për punën që ju sjellin tensione. Ndoshta, në rastet më ekstreme, madje edhe një profesionist do të jetë i nevojshëm për të sqaruar me kujdes disa çështje burokratike. Mundohuni të shëroheni nga situata para se të bini plotësisht. Demi Nesër do të jetë një ditë e shkëlqyer për të rikuperuar një qetësi, por do të jetë më mirë të ruheni larg njerëzve që do të përpiqen t’ju zemërojnë në çfarëdolloj mënyre.…
Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth viktimës së sotme Emiljano Ramazani që tronditi qytetin e Elbasanit pasdite. 39-vjeçari i njohur me nofkën “Rrahmani” rezulton i arrestuar dhe në vitin 2011. Përveç arrestimit në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 39-vjeçari ishte lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit dhe nga Apeli i Durrësit, por gjatë hetimeve ishin gjetur shkelje nga gjyqtarët. Në…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u bën thirrje qytetarëve të mos ndjekin këshillat e internetit për mjekim kundër koronavirusit. Brataj merr rastin e betadinës, duke sqaruar se ajo nuk ekziston për shpëlarje fyti, por është një dizifektant për plagët! Mesazhi i Bratajt: JO MJEKIM INTERNETI!!! Përshëndetje qytetar shqipëtar kudo ndodhesh.Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerzit dhe të afërmit e tyre. Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjeksore të ngatërruara, të shpjeguara jo…
Nga Enver Robelli Historia e shqiptarëve (dhe me gjasë e asnjë populli) nuk shpjegohet me 250 gërma ne Twitter. Aq më pak me një “harte” të skicuar për një ndeshje futbolli. Dua Lipa ka pasur 100 mënyra për t’iu kundërvënë komunitetit nga kanalizimi racist dhe ultranacionalist serb. Para disa javësh ajo shpërndau një postim të kineastit Vin Arfuso që ishte – thënë më së buti – diskutabil dhe kishte të bënte me konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Arfuso aty llomotiste për “hebrenjtë e rrejshëm” dhe “të krishterët e rrejshëm” që e paskëshin themeluar Hamasin për të arsyetuar “spastrimet etnike dhe…
Adnor Shameti deputeti i PS, ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit. Ai tha se nuk ka hedhur asgjë poshtë dhe se të gjitha këto kërkesa edhe me gjetjet dhe ndryshimet, janë elementë që i takojnë Kodit Zgjedhor. “Çfarë është 5 qershori? Që ta përmbledhim për opinionin publik, që mos duket ndonjë herezi e madhe, respektimi apo shkelja e 5 qershorit. 5 qershori është një zgjidhje minimaliste e kushteve dhe kërkesave të OSBE/ODIHR. E kam ndjekur procesin që nga 2017, kur është konstituar që në shtator 2017 kur u konstitua Komisioni i Reformës Zgjedhore. Është bërë një plotësim minimalist i gjithë…
Bardheblutë e Tiranës janë rikthyer zyrtarisht si kampionë të Shqipërisë në futboll pas 11 vjetësh. Bashkë me urimin për titullin kampion, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë edhe lajmin e mirë për ekipin kryeqytetas të dhënies së shpërblimit për kampionët. Veliaj bën të ditur se në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkaik do të miratohet edhe shpërblimi për lojtarët dhe stafin e ekipit bardheblu. “Është super lajm që trofeu i Kampionatit qëndron në Tiranë dhe sa bukur për Tironën tonë në 100-vjetorin e Kryeqytetit e Klubit bashkë. Po siç e do zakoni,, ndaj nesër në Këshillin Bashkiak…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar më herët gjatë ditës se me vendim të qeverisë ndalohet hapja e klubeve të natës diskove, bareve dhe çdo shërbimi tjetër në mjedise të mbyllura. Veç kësaj ndalohet muzika pas orës 20:00 në të gjitha mjediset të shërbimeve të çfarëdo lloji. Për të treguar më shumë rreth arsyeve që qëndrojnë pas këtij vendimi, për Abc News foli, Silva Bino, shefe e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. Bino sqaroi se masat e marra së fundi janë që të shmangen në mënyrë maksimale grumbullimet, pasi siç u shpreh ajo, jemi në një situatë jo…
Reagimet kanë qenë të shumta, ironike dhe tallëse, kryesisht nga bota e artistëve pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësinë për të mbyllur lokalet e natës dhe diskot pas orës 20:00. Me këtë vendim është “tallur” edhe aktori i humorit Florjan Binaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ironizon kur thotë se studimi është bërë nga universiteti i Surrelingtonit, i cili ka gjetur se Covid-19 transmetohet përmes notave muzikore. Një vendim vërtet i çuditshëm ky i komitetit të ekspertëve komunikuar nga Manastirliu, pasi nuk gjendet asnjë shpjegim që lidh përhapjen e koronavirusit me përdorimin e muzikës, pas orës 20:00.
Departamenti amerikan i Shtetit tha të hënën se Shtetet e Bashkuara mbështesin demokracinë, qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut në kohën e pandemisë dhe qeveritë nuk duhet të përdorin sëmundjen si shkas për të shtypur të drejtat e njeriut dhe idetë. Në një komunikatë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet e “shoqëritë që respektojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut, liritë themelore, institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit, janë të përgatitura më së miri për t’u përgjigjur në mënyrë transparente dhe efektive ndaj krizave. Një respektim i fortë ndaj të drejtave të njeriut, si dhe veprimi gjithëpërfshirës shoqërisë,…
Nga Skënder Minxhozi/ Opozita dhe Presidenca, si dy pjesë të të njëjtit entitet politik, vendosën të ulin nivelin e përfaqësimit sot në Këshillin Politik, të vetmen tryezë dialogu që po diskuton të ardhmen e zgjedhjeve shqiptare. Lulzim Basha gjeti shpëtim tek zyra e Avdulla Hotit në Prishtinë, për t’i ikur një përballjeje me kryeministrin, kurse Presidenti preferoi ta kalojë “me procedurë heshtjeje” ftesën e Ramës për të ardhur në takim. Ata që deri dje bërtisnin se gjithçka duhet vendosur në formatin në fjalë, e humbën me qëllim shansin për të shpalosur idetë dhe tezat e tyre në prani të kundërshtarit…