Author: tirana

Myslim Murrizi u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, se shumica e përfaqësuar nga Edi Rama dhe Gjiknuri dhe opozita jashtë parlamentare u futën sërish në tryezë për pazare, por i paralajmëroi se deputetët e opozitës në Kuvend nuk do të japin votën për 5 Qershorin pa hapjen e listave. “Opozita parlamentare ishte sot aty në një tryezë më të gjithë faktorët për hapjen e listave, të rishikojmë Kodin Zgjedhor, që të mos ketë militantë te kutia e votimit. Mbledhja ka mbaruar, por u futën prapë, se dashuria e vjetër është gjë e madhe. Unë jam aty si…

Read More

Rama ka kërkuar në mbledhje që opozita parlamentare të përkrahë hapjen e listave pasi ajo nuk cenon as bërjen e koalicioneve dhe aq ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit, por vetëm një korrigjim në kod. Rama është shprehur se nuk i ka votat në Kuvend për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe se PD e LSI nuk ka pse kundërshton hapjen e listave pasoi nuk e ndalon atë të krijojë koalicione, jo si ato deri më tani, por koalicione siç krijohen në të gjithë Europën. “Marreveshja duhet miratuar, per t’u miratuar duhen votat në kuvend që ne si mazhorancë…

Read More

Situata në spitalet Covid vijon të jetë e rëndë, për shkak të shifrave të larta të virusit në vendin tonë, që vijojnë prej disa javësh. Ministria e Shëndetësisë raporton se ka shkuar në 3 numri i pacientëve të intubuar, nga 1 që ishte një ditë më parë. “Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar”, raporton MSH. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 81 raste të reja infektimi, si dhe ka ndërruar jetë një 80-vjeçar te “Shefqet Ndroqi”.

Read More

Mësohet se gjatë diskutimeve në Këshillin Politik Rama ka shjeguar ndryshimet kushtetuese. Dosja.al shkruan se kreu i qeverisë ka thënë se nuk do të ndryshohet as sistemi, as zonat zgjedhore, por vetëm do të hapen listat. Më tej Rama ka thënë se i qëndron marrëveshjes dhe kërkon nga PD që të japë mendimin e saj se si do të garantohet kuota gjinore. “Në bisedime me opozitën parlamentare kemi dakordësuar hapjen e listave. Duhet të reflektojmë në Kodin Zgjedhor sanksionim të hapjes së listave. Ne nuk ndryshojmë as sistem, as zona zgjedhore. Ne do t’i qëndrojme marrëveshjes, duhet miratuar. Jepni mendim…

Read More

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim dhe me Presidentin e vendit, Hashim Thaçi. Basha shkruan në ‘Facebook’ se ka diskutuar me Thaçin mbi hapat që po hidhen në drejtim të dialogut midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kanë qëllim dhe objektiv final, njohjen reciproke. Për sa i përket aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi, Basha thekson se “shpreha bindjen time se luftën e UÇK-së nuk mund ta përbaltë askush. Ajo është një luftë e drejtë, për të cilën kanë sakrifikuar jetën ndër shekuj bijtë dhe bijat e Kosovës”. Mesazhi…

Read More

Akademia e Shkencave ka kryer një studim në lidhje me imunitetin e popullatës 5 muaj pas shpërthimit të COVID-19. Sipas studimit, deri në qershor, infeksioni në komunitet është përhapur me shpejtësi, duke qenë larg imunitetit të tufës. Studimi u krye nga akademiku Genc Sulçebe dhe Prof.dr, Alban Ylli në shërbimin e imunologjisë pranë QSUT. Në fazën e parë të studimit (java e fundit e majit), u morën 128 dhurues gjaku, ndërsa në fazën e dytë (java e parë e korrikut) u studiua pozitiviteti i antitrupave specifikë ndaj virusit SARS-CoV-2 në 264 individë të moshave 20 deri 70 vjeç të përzgjedhur…

Read More

Ministria e Arsimit ka bërë ndryshime në udhëzimin për emërimin e mësuesve, pikërisht në muajin kur vendoset për vendpunësimet në arsim. Dokumenti i firmosur më 8 korrik ka ndërhyrë në dy çështje delikate. Së pari, cakton cili mësues duhet të qëndrojë në punë kur ulet ngarkesa mësimore në një shkollë, si dhe lëvizjet paralele që bëhen me kërkesë të mësuesve për të lëvizur nga një shkollë në tjetrën. Të dyja këto procedura i nënshtrohen një procesi vlerësimi nga një komision i posaçëm, që ngrihet në shkollë dhe kryhen para se të bëhen punësimet e reja. Por, nëse për këto të…

Read More

Bizneset që shkelin rregullin për moslëshim të kuponit tatimor për herë të dytë nuk do t’u mbyllet aktiviteti për 30 ditë nëse ata paguajnë brenda këtij afati gjobën e vendosur ku përfshihet edhe tatimi me kamatëvonesën. Qeveria ka dorëzuar në kuvend projektligjin për procedurat tatimore ku përfshihet edhe ky ndryshim. Më herët për moslëshim të kuponit tatimorë për herë të dytë ligji parashikonte të mbyllej për 30 ditë aktiviteti dhe ti vihej gjobë në shumë 50 mijë lekë biznesit. Nisma ka si synim që puna e bizneseve të mos bllokohet duke shkaktuar më tej dëme në sipërmarrjet e tyre dhe…

Read More

Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar përmes një postimi në facebook mbi vendimin më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e lokaleve të natës, me qëllim mos përhapjen e Covid19. Ndërsa ironizon vendimin, Deda propozon që shfaqet t’i bëjnë tashmë në mëngjes. Postimi Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare.

Read More

3 persona janë ekstraduar në Tiranë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare të dënuar për vrasje dhe shitblerje armësh të ftohta. Të ekstraduari janë 2 nga Belgjika dhe një nga Italia. Ekstradohet nga Belgjika një 56-vjeçar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje. Ai është Gjon Menga lindur në Mamurras, Kurbin. Gjon Menga ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 25 vjet burgim, pasi në vitin 2004 ka vrarë me armë zjarri një person dhe plagosi 4 të tjerë. Gjithashtu nga Belgjika u ekstradua edhe Luigj Dema, 26 vjeç, lindur në…

Read More

Njihuni me dy shenjat e zodiakut që nuk manipulohen kollaj. Ujori Personat e lindur në shenjën e Ujorit janë shumë racionalë, intelektualë dhe të pavarur. Kanë zakon të fshehin anën e tyre emocionale në mënyrë që të perceptohen si persona të ftohtë. Duke qenë se janë të pavarur, marrin vendim vetë dhe nuk janë dakord me njerëzit prepotentë dhe manipulues duke u përpjekur që çdo gjë që bëjnë të jetë na avantazhin e tyre. Peshorja Edhe pse njihen si të pavendosura, Peshoret janë jashtëzakonisht kokëforta. Janë shumë të përqëndruara, me kapacitetin për të parë përtej sipërfaqes së personave që i…

Read More