Author: tirana

Këngëtarja xhesika Polo ka reaguar kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e klubeve të natës dhe kufizimeve për muzikën pas orës 20:00. Në një njoftim zyrtar, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vendosi që të ndalojë hapjen e bareve lounge, klubeve të natës dhe diskove, si dhe kufizimin e muzikës në të gjitha lokalet deri në orën 20:00 të darkës. Por kjo me sa duket, prek drejtpërdrejt jo vetëm bizneset por edhe këngëtarët e muzikës live, të cilët që prej fillimit të pandemisë e kanë ndërprerë punën dhe nuk kanë marrë as pagë lufte nga qeveria. Mes të tjerash Xhesika Polo…

Read More

Megjithëse të gjithë e njohim si “bad boy”, djalin e shkathët që herë pas here bëhet pjesë e sherreve apo diss-eve, Arkimed Lushaj di të tregojë edhe anën e tij të butë. Kur vjen puna tek e ëma, duket se ajo është personi që reperi ka pikë të dobët. Stresi gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie të veçantë me mamanë e tij dhe madje i ka dedikuar edhe një këngë. Në profilin e reperit nuk mungojnë edhe dedikimet e shumta të reperit për mamanë e tij, si ky i sotmi. Stresi ka ndarë një foto me gruan më të…

Read More

Blogeri Olti Curri ka reaguar ndaj vendimin të ministrisë së Shëndetësisë për mos lejimin e muzikës pas orës 20:00. Me nota ironie blogeri pohon se muzika lejohet në 19:59 dhe jo në 20:00. Gjithashtu ai solidarizohet me bizneset të cilat do të preken ekonomikisht nga ky vendim i fundit i qeverisë. Postimi i plotë:  Kjo histori virusi duket haptaz qe po i sherben disa njerezve dhe po falimeton pa meshire shume e shume te tjere…Muzika lejohet ne 19.59 por ndalohet ne 20.01 ?! Nje tallje bythe e tepert.Solidaritet me bizneset dhe stafin e tyre qe rrezikojne buken e familjes.

Read More

Debate në mbledhjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ku merr pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. Pas rreth 3 orësh mbledhja është ndërprerë me kërkesë kryeministrit. Ndërkohë që mësohet se sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka qenë i prerë sa i takon rishikimit të marrëveshjes së 5 qershorit të dakordësuar mes palëve me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. “Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 qershorit është produkt i një pune të përbashkët…

Read More

Mbyllet veprimtaria e Komisionit Hetimor për Presidentin e Republikës Ilir Meta. Pas diskutimeve të shumta, me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar raporti përfundimtar që do i paraqitet Parlamentit në seancë plenare. Kreu i Komisioni Ulsi Manja lexoi një pjesë të raportit, duke përfshirë dhe sugjerimet për Kuvendin, siç është një ligj organik për Presidentin. “Shkeljet e kryera nga Presidenti i Republikës në formën e veprimeve ose mosveprimeve nuk konsiderohen të mjaftueshme për propozimin seancës plenare për shkarkimin e Presidentit. Komisioni hetimor i sugjeron dhe i rekomandon Kuvendit të Shqipërisë këto zgjidhje” rishikim të dispozitave kushtetuese…

Read More

Një raport ka treguar që njerëzit kanë mënyrat e tyre kur bëhet fjalë për teshtimën, e cila mund të zbulojë shumë gjëra për ju Këto 5 mënyra të ndryshme të teshtitjes ju tregojnë se ç’tipare të veçanta mund të keni. 1. Teshtimë që nuk e ndalon dot Njerëzit që teshtijnë në këtë mënyrë ndjejnë kënaqësi kur teshtijnë. Zakonisht, ata teshtijnë me zë të lartë. Këta njerëz janë gjithashtu bindës dhe të sigurt në vetvete dhe ndihen të qetë në kontekstet sociale. 2. Teshtimë miu “Sneezers Mousey” janë të turpshëm kur teshtijnë dhe zakonisht fryjnë hundën në një mënyrë të matur.…

Read More

Komisioni i Posaçëm Hetimor për Ilir Metën po diskuton sot për raportin që do i dërgojë Kuvendit për votim. Brenda shumicës nuk janë të gjithë dakord me raportin e hartuar seancën e kaluar nga repaltorja socialiste Klotilda Bushka që tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit dhe kërkon hartimin e një ligji organik për kreun e shtetit. Bashkim Fino e kundërshtoi raportin. Ai tha se nuk mund të njollosim veten me një rezolutë. Diskutimet në Komisionin Hetimor Bashkim Fino: Më shumë i vini vërdallë cështjes sikur po japim një opinion për një projektligj të zakonshëm. Përfytyroni si do të ishte Shqipëria nëse…

Read More

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha është pritur sot në një takim nga presidenti Hashim Thaçi, ku treguan për mediat temat e diskutimit mes tyre. Gjatë fjalës së tij Thaçi dha detaje mbi diskutimin që pati me liderin e opozitës shqiptare, ndërsa shtoi se Shqipëria ka dhënë kontributin e saj për integrimin e Kosovës. “Sot diskutuam për zhvillimet në Kosovë, në Shqipëri, për një bashkëpunim më të ngusht. Destinacioni i Kosovës është që të jetë sa më shpejt pjesë e NATO-s dhe BE-së. Këto përvoja janë fiksuar dhe në takim me kryeministrin Hoti. Është me rëndësi që të kemi një konsensus…

Read More

Policia e Shtetit hap aplikimet per të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e projektit pilot të shërbimit të policimit vullnetar. Ky projekt për vitin 2020 do të implementohet në disa struktura të Policisë së Shtetit, konkretisht: Në DVP Tiranë 77 kuota; Në DVP Elbasan 15 kuota, për Komisariatin e Policisë Elbasan; Në DVP Kukës 5 kuota, për Komisariatin e Policisë Tropojë. Informacion nga policia: Policia e Shtetit, në zbatim të prioriteteve të saj dhe me qëllim thellimin e gjetjen e formave të reja për Policimin në Komunitet, si dhe për ndërtimin e një ure më të fortë…

Read More

Qeveria ka vendosur sot me Akt Normativ për të mbyllur klubet e natës, diskot, dhe lounge baret. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi sot se këto ambiente janë shndërruar në vende grumbullimi për të rinjtë, të cilët sfidojnë hapur rregullat Anti-Covid. Ajo tha se vendimi vjen për të mbrojtur qytetarët, të cilat mund të infektohen dhe në të njëjtën kohë t’ia kalojnë virusin familjarëve të tyre. Manastirliu njoftoi dhe sanksionet e forta për klubet e natës, diskot, lounge baret në rast se do të hapin aktivitetin e tyre. “Siç ju kemi informuar në mënyrë të përditshme, Shqipëria vazhdon të shënojë…

Read More

Even Babasi, djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi është shpallur në kërkim nga Policia pasi dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë ndaj truprojës së biznesmenit të njohur I.H, pas një sherri në një lokal në Bllok ditë më parë. Mësohet se në sherr është përfshirë fillimisht njëri nga djemtë e ish-deputetit Babasi, Roisi. 22-vjeçari ka qenë në ato momente i shoqëruar nga i vëllai Even dhe nga djali i deputetit Tom Doshi, Markos Doshi. Siç njofton Policia, tre shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin F.H, djali i biznesmenit të njohur me inicialet I.H. Për të…

Read More