Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nisi sot një vizitë dy-ditore në Kosovë. Takimet sot i nisi me kryeministrin Avdullah Hoti, ndërsa në pas dolën në një konferencë të përbashkët para gazetarëve. Mirëpo, teksa të dy zyrtarët u shfaqën me maska të bardha, ra në sy se Basha nuk e kishte vënë maskën në mënyrë të saktë. Siç duket, ai bëri gabimin e ‘zakonshëm’ duke lënë hundën jashtë dhe nuk mbuluar vetëm gojën, ndryshe nga kryeministri Hoti.
Author: tirana
Postimi i flamurit autokton nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa nxiti debat të madh mes popullit serb dhe atij shqiptar. Të revoltuar, serbët vërshuan në profilin e këngëtares me komente “Kosova është Serbi”, ndërkohë që figura të njohura të showbiz-it shqiptar mbështetën Duan. Njëra prej tyre ishte moderatorja Albana Osmani, të cilën “e ka gjetur belaja” pasi ka komentuar.Në inbox-in e komentet e saj janë dyndur serbët, të cilët e kanë “sulmuar” duke u shprehur se Kosova i përket territorit të tyre. Kështu, moderatorja i ka mbyllur gojën me lezet duke u shprehur se s’mund ta ndryshojnë historinë, pasi Kosova s’i…
Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare dhe takimin e parë e ka pasur me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, me të cilin ka pasur dhe një deklaratë të përbashkët dhe një konferencë për mediat. Basha tha se Prishtina është qyteti i tij i dytë jo vetëm pasi ka jetuar për 4 vite aty por edhe sepse është shpallur qytetar nderi. Ai vlerësoi paketën e masave të qeverisë së Kosovës në situatën e pandemisë, gjithashtu dha mbështetjen e tij të plotë në bisedimet me Serbinë. Kreu i PD tha se si kryeministër, vendimi i tij i parë…
Krahas kujdesit për t’u mbrojtur nga koronavirusi qytetarët duhet kenë parasysh rëndësinë që ka shëndeti mental. Kjo është edhe porosia e ekspertëve, ndërkohë që në këtë kohë pandemie njerëzit duhet të kujdesen për veten dhe familjen duke mbajtur maskat, por sipas tyre, ashpërsimi i masave rrit ankthin e depresionin dhe mund të krijohet një situatë e pamenaxhueshme. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, Sami Rexhepi, thotë se numri i vjedhjeve mund të rritet dhe të krijohet një mjegull në popull. Rexhepi thotë se ankthi në këtë kohë është i lartë dhe për këtë ai ka kërkuar nga mediet…
Kamerat e sigurisë të një biznesi kanë zbuluar autorin që i vuri flakën makinës në Durrës me lëndë djegëse. Nga pamjet është parë një djalë i ri me kapele në koke që ecte me biçikletë. Autori është filmuar duke hedhur lëndën djegëse poshtë makinës dhe më pas është larguar, bënë me dije burimet. Policia tha se po analizon pamjet filmike për të identifikuar autorin e për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Ndërkohë që do merren në pyetje edhe dy shoferët e makinave të parkuara për të zbuluar nëse kanë konflikte dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur…
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë ku ka mbetur i plagosur një fëmijë. Më datë 20.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Durrësit”, mjeti me drejtues A.A., 48 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale D. B, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nis mbledhja e Këshillit Politik, e dakordësuar pasi opozita parlamentare e mbështetur nga maxhoranca votoi ndryshimet kushtetuese në Komisionin e Ligjeve pa miratimin e opozitës jashtëparlamentare. Në Pallatin e Kongreseve kanë mbërritur me radhë Damian Gjiknuri, Myslim Murrizi, Petrit Vasili, Gzment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso etj. I fundit ka qenë kryeministri Edi Rama, i cili është shfaqur me maskë në Pallatin e Kongreseve për të marrë pjesë në tryezë.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje se në Fier janë prekur edhe 7 persona nga COVID-19. 6 nga rastet e njoftuara mësohet se janë nëpunës të Kadastrës. Këta të fundit ishin vetëizoluar prej disa ditësh kur u konstatua rasti i parë mes punonjësve të këtij institucioni. Ky i fundit ishte pjesë e kontakteve të mjekut anestezist i infektuar javën e shkuar nga kontaktet me të afërm në Vlorë. Gjithsej në Kadastrën e Fierit janë 7 nëpunës të infektuar me koronavirus dhe një pjesë e mirë e stafit të karantinuar.
Këto janë dy shenjat më me fat për ditën e sotme: DASHI Do jeni shumë origjinalë dhe realistë gjatë kësaj dite prandaj gjërat do ju ecin ashtu si keni ëndërruar. Për ju të dashuruarit pasioni do shtohet në mënyrë të habitshme dhe ndonjëherë do ju duket vërtet sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarët duhet të mendoheni mirë para se të hidhni çdo lloj hapi sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Në punë mund të keni përballje të forta me disa kolegë në orët e mëngjesit, por me qetësi dhe delikatesë do arrini të sqaroheni. Në…
Sot pasdite në orën 17:00 pritet që të zgjidhet kryetari i ri i Komisionit të Vettingut që do të zëvendësojë në këtë detyrë Genta Bungon, së cilës i ka përfunduar mandati. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se në garë për këtë post janë Lulëzim Hamitaj, Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. Në këtë mbledhje të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Ndërkaq, anëtarja Alma Vokopola nuk do jetë e pranishme në votim pasi është e shtruar prej disa muajsh në një spital në Itali. /Tirananews.al
Operacioni Forca e Ligjit kësaj radhe ka shkuar në Kukës duke iu kërkuar burimet e pasurisë 4 të dënuarve. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Xhevahir Alijaj, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Blendi Axhami, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; Zaim Vata, banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; Bledar Halilaj, banues në…
Ajo që iu nevojitet për të hequr qafe yndyrën e barkut janë ushtrimet në palestër dhe zgjedhja e ushqimeve të duhura në dietë. Mes tyre është edhe boronica. Hulumtimet nga Universiteti i Miçiganit kanë treguar që një dietë e pasur me boronica mund të zvogëlojë yndyrën e akumuluar në zonën e barkut. Gjysmë gote lëng boronice ka vetëm 42 kalori dhe është plot me vitaminë C, K dhe mangan. Një studim i vogël zbuloi se njerëzit që hanin luleshtrydhe ose boronica, minimizojnë të paktën një vakt nga përditshmëria juaj. Shtoni një sasi të vogël të frutave më antioksidues në kosin…