Author: tirana

Mblidhet sot Këshilli Politik, ku palët do të ulen sërish përballë njëra-tjetrës për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga maxhoranca për ndryshimet kushtetuese siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore. Nisma e votuar në Komisionin e Ligjeve është kundërshtuar nga ndërkombëtarët dhe opozita e bashkuar, e cila kërkon rikthimin e diskutimeve në Këshillin politik pa prekur marrëveshjen e 5 qershorit. Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri pasi mori përgjigjen e opozitës së bashkuar, zgjodhi një prej datave të propozuara më herët. Kështu palët pritet të ulen sot në orën 11:00. “Në vijim dhe të…

Read More

Sipas Metoalb gjatë orëve të paradites, moti paraqitet kryesisht i kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore. Po ashtu, me të njëjta kushte atmosferike do te vijojë mbrëmja dhe nata duke bërë që kthjellimet të jenë prezente. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 35°C. Era do fryjë mesatare në veri, por herë pas here e fortë në jug duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar brigjet detare e dallgëzimit 4-5 ballë.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë, pas ftesës nga kryeministri i vendit fqinj Avdullah Hoti. Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës, i shoqëruar nga Edi Paloka, nënkryetar i PD-së. Sot ai do të zhvillojë një takim me Hotin, më pas me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, si edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin e Ramush Haradinajn. Ndërsa nesër, Basha do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri. Basha…

Read More

Këngëtarja Dua Lipa njihet për shfaqjen e herë pas hershme të ndjenjave patriotike në rrjete sociale, duke treguar krenari për vendlindjen e saj. Kësaj radhe ajo ka publikuar një foto të hartës së madhe të Shqipërisë bashkë me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, e njohur ndryshe edhe me si flamuri i “Autochthonous”. Ajo gjithashtu ka dhënë edhe shpjegimin e fjalës krahas fotos së publikuar. “Autochthonous, ,mbiemër i një banori të një vendi, autokton se sa i zbritur nga emigrantët apo kolonistët”, ka shkruar Dua.

Read More

Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve është bërë i pamundur për disa momente. Shkak për këtë është bërë një aksident masiv. Siç shihet edhe në video, disa makina janë përplasur dhe janë ngjeshura njëra pas tjetrës, duke bllokuar rrugën.

Read More

Guvernatori i Toscanas në Itali, Enrico Rossi, jep alarmin për përhapjen e koronavirusit nga Shqipëria, duke kërkuar sërish bllokimin e fluturimeve. “Il gioernale” raporton se gjatë 24 orëve të fundit në Toscana janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus, ku 13 prej tyre ishin kishin shkuar nga Tirana dhe një nga Ekuadori. “Qeveria duhet të ndërhyjë, në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin direkt të fluturimeve”, ka kërcënuar guvernatori Rossi. Ndërkohë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit, që…

Read More

Sa herë që ka shanse për dialog mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, të gjithë mendojnë që problemi është Sali Berisha. Të gjithë përfytyrojnë atë skenën, që pasi Rama flet me Bashën (përveç rastit kur mbyllen vetëm), Basha duhet të dalë në koridor të flas me “atë” e t’i kthejë përgjigje. Ky është profili që ai ka krijuar në publik për vendimarrjen e tij politike. Tani ka një hap përpara. Përveç faktit që dhe dialogu i tij direkt me Ramën ka pasur gjithë dyshimet e dështimit për shkak të “telefonit të prishur” me Berishën, tani është shtuar dhe një hallkë…

Read More

Pandemia e koronavirusit e ka goditur rëndë sektorin e Turizmit në vendin tonë, një nga industritë më të mëdha që gjeneron miliarda të ardhura financiare. Numri i turistëve të huaj ka rënë në nivele dramatike. Krahasuar me vjet, në këtë periudhë, qytetet dhe zona turisitke të vendit gjallëronin nga qindra-mijëra të huaj. Por zv.kryeministri Erion Braçe është optimist. Ai ka zbuluar 5 turistë francezë në Divjakë dhe teksa poston foton e tyre në rrjetet sociale, thotë se shpreson që këta të mos jenë të fundit për këtë vit. “Nga muaji shkurt; sot, këta janë turistët e parë francezë në Divjakë!…

Read More

Detaje të reja vijojnë të dalin në dritë nga vdekja misterioze e 16-vjeçares shqiptare Maria, në Trikala të Greqisë. Në policinë greke ka mbërritur një dëshmi e re, që tregon momentet e fundit të adoleshentes, para se të ndodhte ngjarja tragjike. “Voice.gr” raporton se një vajzë e re i është drejtuar avokatit të familjes së viktimës dhe i ka thënë se e ka parë këtë të fundit në orën 03:45, në rrugën “Athanassiou Diakou”, gjysmë ore pasi polici 27-vjeçar pretendohet se e la atë (regjistruar nga kamerat lokale në orën 03.15) dhe disa metra larg shtëpisë së saj. Sipas kësaj…

Read More

Një anije turistike ka pësuar defekt në ishullin e Sazanit sapo është nisur me 18 persona në bord gjatë mesditës së sotme. Një defekt në motor bëri që anija të hidhte spirancën në det dhe të kërkonte ndihmë. Në ndihmë të tyre ka shkuar roja bregdetare, e cila për arsye sigurie me anije transportoi pasagjerët në Vlorë. Defekti në motor u riparua pas 3 orësh me ndërhyrjen e rojës bregdetare.

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha nesër do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës. Në ditën e dytë të vizitës, Basha do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Sakaq, kreu i PD do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz. Agjenda e Bashës: Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti VENDI: Kryeministria Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi VENDI:…

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi menjëherë pas kthimit nga intervistimi 4-ditor në Hagë për aktakuzën për 100 krime lufte, ka vendosur që kalojë një fundjavë të relaksuar në malet e Sharrit. Në foton e publikuar nga ai në rrjetin social Facebook shihet i veshur sportiv pranë një ujvare në malet e Sharrit. Krahas fotos Presidenti Thaçi ka shkruar: Në mesditë nëpër ujëvarat e shpatijeve të malëve të Sharrit. HTH.

Read More