Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar ditën e sotme 7 raste me koronavirus në Fier. Bëhet me dije se të infektuarit janë një grua dhe 6 punonjës të Kadastrës në Fier. Gruaja tregtonte veshje në një dyqan në qendër të Fierit, ndërsa punonjësit e Kadastrës janë kontakte të kolegut të tyre, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus pak ditë më parë, pasi kishte qenë në një festë.
Author: tirana
Asgjë nuk e lidh me sportin në punën e saj, por Viktoria Odincova ka qenë e përfolur me emra të mëdhenj të sportit si Kristiano Ronaldo, Nejmar apo Luis Hamilton. Modelja ruse është e njohur për fotot e saj nudo dhe trupin me forma seksi. Por përveç kësaj ajo mori famë të madhe për shkak se pretendoi se ka refuzuar sulmuesin e Juventusit, Kristiano Ronaldon. “Ronaldo më shkruajti por unë nuk i dhashë asnjë shans atij. Unë e di që ai shkruan edhe me femra të tjera, kështu që nuk ja ktheva fare mesazhin”, ka thënë bukuroshja ruse. Në kontaktet…
“Idetë janë të pavdekshme, ato mund të mos triumfojnë nga goditjet, por ato nuk ka forcë që t’i mposhtë!”, thoshte Ali Ahmeti pothuaj një muaj më parë, kur shpallte ofertën e tij se Maqedonia e Veriut mund të qeverisej nga një kryeministër shqiptar. E kishte thënë edhe në 2009-n, por ishte dukur si një slogan e premtim fushate, nga ata që shkëlqejnë fort, por e kanë jetën e gjatë deri në fund të fushatës së zgjedhjeve. Për t’u shtyrë më tej, jo më larg se njëzet vjet më parë, askush nuk mund të vinte bast se do të vinte dita…
Një i ri 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi u zbulua se në bashkëpunim me një shok të tij, 17-vjeç, kanë kryer brenda muajit korrik plot 11 vjedhje. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e natës”, arrestuan në flagrancë shtetasin: A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç”,…
Nëse do të duhej të tregonim një foto ku dalin qartë kontrastet e jetës së një shoqërie, këto foto të deputetes Majlinda Halilaj mund të ishin perfekte. Deputetja, e cila u bë e njohur për fjalimin plot lapsuse në Parlament mbi Koorporatat, në fakt nuk gabon asnjëherë kur bëhet fjalë për të mbajtur veten. Gjithnjë e sapodalë nga parukeria dhe me veshje të mira, ajo duket se i jep shumë rëndësi të dukurit mirë. Por, tetën që duket se ka gjendje të mirë ekonomike, e kanë pikasur disa fëmijë lypsarë të rrugës, të cilët kanë nxituar për t’i kërkuar lëmoshë.…
Ekzistojnë disa njerëz që pavarësisht qëllimeve të mira gjithmonë japin mesazhe të gabuara dhe i ngatërrojnë ata që i rrethojnë. Sipas shenjës së horoskopit këto 5 shenja janë më konfuzet: Peshorja Shumica e peshoreve janë të pavendosura. Prandaj, kur bëhet fjalë për sinjale të ngatërruara, ata plotësisht e sundojnë atë territor. Shumica e Peshoreve janë shpirtra të humbur. Ata që janë të lindur nën këtë shenjë janë shumë të hutuar për shumicën e gjërave në jetë dhe nuk mund të arrijnë kurrë në një përfundim. Akrepi Akrepat janë shumë të ngjashëm me Ujorët, por jo dhe aq kur është fjala…
Bashkëprezantuesja në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”, Alesia Bami ka deklaruar se nuk mund të rrihet gjithë jetën me një partner. E pranishme në studio, teksa diskutohej pikërisht për temën ‘Një partner për gjithë jetën’, Alesia tha se kjo gjë është shumë e vështirë. Ajo shtoi më tej se e vështirë është edhe për të gjetur njeriun e duhur, sidomos në një moshë në të cilën ndodhet Bami. “Unë mendoj se nuk rrihet gjithë jetën me një partner. Është shumë e vështirë. Po aq e vështirë është edhe të gjesh njeriun me të cilin do të kalosh gjithë jetën,”- tha…
Ish-ministri Tritan Shehu i cilëson konsolidim të grushtit të shtetit ndryshimet e Kushtetutës pa Gjykatë Kushtetuese. Shehu me anë të një postimi në ‘Facebook’ shkruan se vendi ynë prej vitesh është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë më një parlamenti me 122 deputetë, me qeverisje lokale moniste. Ai ndër të tjera ka theksuar se askush nuk duhet të rrijë i strukur as garantët e reformës në drejtësi. Postimi i plotë: O sot o kurre! Ndryshimet e Kushtetutes pa Gjykate Kushtetuese konsolidim i Grushtit te Shtetit! Shqiperia eshte ne gjendjet me antidemokratike ne Bote prej disa vitesh, pa Gjykate Kushtetuse,…
Era Rusi është treguar tepër e hapur sot në lidhje për jetën e saj private! E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja tregoi se ende nuk e ka gjetur “princin e kaltër”, por ajo nuk iu shmang një pyetjeje që kishte të bënte me lidhjen e mëparshme. Ka qenë moderatori Ervin Kurti që e ka pyetur këngëtaren nëse ka derdhur ajo lot për një mashkull. Pyetjes së Ervinit, nëse ka qarë për meshkujt sepse s’kanë pasur para apo s’e e kanë tradhtuar, Era iu përgjigj duke zgjedhur të dytën.
Tetë të vdekur, 127 të infektuar dhe 83 pacientë të shëruar, është bilanci i sotëm për Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë . Sipas shpërndarjes gjeografike, rastet e reja janë regjistruar në Shkup-57, Kumanovë-4, Shtip-13, Tetovë-6, Strugë-10, Ohër-7, Kavadar-1, Gostivar-8, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-2, Shën Nikollë-12, Kërçovë-4. Pesë viktima janë nga Shkupi, si dhe nga një viktimë kanë Tetova, Struga dhe Kërçova.
Tre të rinj janë në pritje të vendimit të gjykatës pas një hetimi njëvjeçar dhe një sërë rrëfimesh që tregojnë se si ata rrëmbyen një nxënës, pasi ai ishte konflikuar me njërin prej tyre në korridorin e shkollës. Sipas burimeve të gazetës “Si” fillimisht debatet mes adoleshentëve nuk kanë qenë as për ndonjë çështje të mbartur dhe as për ndonjë interes. Mosmarrëveshja mes E.L., nxënës në vitin e katërt në një shkollë private në rrugën “Islam Alla” dhe nxënësit tjetër E.U. (pengu), siç kuptohet nuk kanë asnjë motiv real. Nxënësi rrëmbyes është shkëmbyer në korridor me E.U. dhe befas e…
Një makinë luksoze tip fouristradë është gjetur e braktisur në autostradë pranë Mamurrasit. Dyshohet se makina është vjedhur mëngjesin e sotëm në plazhin e Velipojës. Ende nuk dihet se kush janë autorët që kanë grabitur mjetin. Sakaq, policia ka punon për zbardhjene e rrethanave